20.3 C
Prizren
E shtunë, 9 Gusht, 2025
Home Blog Page 7840

Libohova, perla e Shqipërisë së Jugut

0

libuhoveShpeshherë kur flasim për turizëm dhe pushime mendja na shkon të gjithëve te vendet bregdetare, por harrojmë se Shqipëria jonë e vogël ofron edhe shumë mundësi të tjera, po aq të mira sa bregdeti Adriatik dhe Jon, apo liqeni i Pogradecit. Një prej këtyre destinacioneve është edhe qyteti i Libohovës, i njohur më së shumti për historinë e tij të lavdishme dhe figurat e njohura që ka nxjerrë në shekuj si: Myfid Bej Libohova, Avni Rustemi, presidenti aktual Bujar Nishani dhe shumë e shumë personalitete të tjera.

Libohova ndodhet ne juglindje te Gjirokastrës rreth 11 km ne rrugë ajrore dhe 17 km ne rrugë automobilistike, i shtrirë ne këmbët e malit Bureto. Sipërfaqja e tij është mbi 260 ha, ndërsa lartësia e qytetit varion nga 320-800 m mbi nivelin e detit.

Edhe pse io vogël në numër banorësh Libohova është një qytet me shumë histori, traditë, kulturë dhe vendlindja e shumë emrave të njohur të historisë dhe kulturës kombëtares. Çdo fund-gushti aty festohet edhe Festa e Libohovës, eveniment kulturor që mbledh jo vetëm qytetarë të saj por edhe turistë nga brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Qyteti daton që prej shekullit të 7 para Krishtit dhe emri i tij i lashtë ka qënë Dhryopi. Prej së largu mund të shijoni kalanë e Ali Pashë Tepelenës, e ndërtuar për motrën e tij, Shanishanë. Kalaja e Libohovës, me katër kulla shumëkëndëshe nëpër qoshet dhe murin që rrethon një sipërfaqe të gjerë, është një fortesë me përmasa të konsiderueshme. Motra e Ali Pashë Tepelenës u martua me një nga anëtarët më të rëndësishëm të familjes Libohova dhe kalaja ishte paja e Ali Pashës për të motrën. Shanishaja prehet në varrezat në jug të kalasë.

Zona ku shtrihet qyteti ndahet nga disa përrenj në zona të veçanta shkëmbore në të cilat burojnë ujërat e kristalta dhe të ftohta të burimeve të Zhepës, të Lozës etj.

Në qendër te Libohovës ndodhet rrapi shumëshekullor mbi 560 vjeçar, një monument i rrallë i natyrës, i cili është i rrethuar nga të tjerë. Ata i japin qytetit gjelbërimin, bukurinë dhe freskinë verore. Gjithashtu bien në sy, në qendër të qytetit, sarajet e bejlerëve të Libohovës.

Përveç peisazhit piktoresk, në Libohovë mund të provoni edhe ushqimin tradicional që nuk mund ta gjeni askund tjetër, ndërsa mikpritja është arma më e fortë e qytetarëve të saj.

Nëse më parë keni patur dyshime se ku mund të kaloni një ditë ose fundjavë të këndshme dhe për tu mos harruar, jo vetëm tani në verë por përgjatë gjithë vitit, tani përgjigjeni e dini: në Libohovë.

Rusi: Akuza atomike e Uashingtonit, e pabazë

0

91617Rusia thotë se akuzat e Shteteve të Bashkuara se Moska e ka shkelur Marrëveshjen për Armatimin Atomik me Rreze të Mesme, është e “pabazë”. Ministria e jashtme ruse tha dje se akuzat amerikane janë “të pabaza, sikur edhe të gjitha pretendimet e Uashingtonit” së fundit dhe nuk është paraqitur “asnjë provë”.

Më herët, Shtetet e Bashkuara thanë se Rusisë ia kanë dërguar një letër në të cilën thuhet se me testin e një rakete të re, është shkelur marrëveshja e përmendur, e cila ishte nënshkruar nga ish-presidenti amerikan, Ronald Reagan, dhe ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev. Kjo marrëveshje ishte paraparë që t’i eliminonte raketat e lansuara nga toka me rreze të veprimit prej 500 e deri në 5,500 kilometra.

Ministria e jashtme e Rusisë tha se i ka bërë pyetje Uashingtonit, “për prodhimet e aeroplanëve pa ekuipazh”, për të cilët Moska thotë se janë poashtu “raketa me bazë tokësore”. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha se Rusia duhet ta zgjidhë këtë çështje dhe ta “mbrojë” marrëveshjen, citon rel.

Miranda Kerr, indiferente për sherrin Bloom-Bieber

0

5678p9uAjo është bërë shkak për konfliktin mes Orlando Bloom dhe Justin bieber.

Por, duket se Miranda Kerr nuk është se shqetësohet shumë.

Modelja e njohur ka vijuar punën e saj dhe madje ka postuar disa foto provokuese.

Fundja për një femër është krenari kur dy meshkuj zihen për të.

Dhe, Miranda e di shumë mirë këtë gjë, pasi vetëm pak muaj më parë, për modelen u përleshën edhe dy miliarderë australianë.

 

 

Jessica Alba, një set super hot

0

jesicaAjo konsiderohet si një ndër femrat më seksi në botë. Dhe, Jessica alba e ka treguar edhe një herë arsye përse konsiderohet e tillë, ndërsa ka pozuar për revistën “Maxim”.

Gjatë intervistës, 33-vjeçarja megjithatë thotë se nuk ka një trup perfekt, ndërsa pohon se është e dhënë pas alkoolit.

Pesë të lënduar në autostradën “Ibrahim Rugova”

0

aksident ne autostrad2Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në orët e pasdites në kilometrin 57 të autostradën “Ibrahim Rugova”, me ç’rast janë lënduar pesë persona.

Lajmin për Kosovapress e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se në aksident janë përshirë dy vetura civile.

“Nga ky aksident janë lënduar pesë persona. Dy nga ta kanë marrë lëndime më të rënda, ndërsa tre të tjerët kanë lëndime të lehta”, tha Kelani.

Dy të aksidentuarit, të cilët janë në gjendje më të rëndë janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, derisa polica e trafikut rrugorë ka dal në vendin e ngjarjes.

Vetura godet një të mitur në Dragash

0

Aksident shiritatNjë vajzë e mitur është goditur nga një veturë në Dragash. Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar ndërsa i dyshuari pas intervistimit është sjellë në stacion dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”/PrizrenPress.com/

Pesë vjet burg për ish-pjesëtarin e Policisë së Kosovës nga Prizreni

0

Policia e KosovesIsh-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Basha është dënuar me pesë vjet burg nga Gjykata Themelore në Prizren. Ai është shpallur fajtor për vrasjen e N.Gavazajt.

Basha kishte vrarë N.Gavazajn në vendin e quajtur “Gurra” në fshatin Vërmicë në vitin 2012.

I dënuari kishte qëlluar viktimën dy herë me pistoletë zyrtare. Si pasojë e lëndimeve të marra trupore N.Gavazaj, kishte ndërruar jetë. Ish-policit Afrim Basha do t’i llogaritet paraburgimi dhe arresti shtëpiak./PrizrenPress.com/

EC Ma Ndryshe : Menaxhimi i parasë publike element thelbësor për qeverisje të përgjegjshme

0

eci tubimEC Ma Ndryshe sot në Prizren ka organizuar tryezën e diskutimit “Paraja publike si ‘paret e babës’”. Panelistë të tryezës ishin Lulzim Kabashi, nënkryetar i komunës së Prizrenit, Zenel Ahmetaj, koordinator në Drejtorinë e Ekonomisë dhe Financave, Qerkin Morina, përfaqësues nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, dhe Naim Cahani nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Në pjesën e parë të tryezës, Elmedina Baxhaku nga EC Ma Ndryshe ka prezantuar raportin periodik të monitorimit të komunës së Prizrenit, në të cilin duke marrë parasysh edhe raportin e Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2013, është konstatuar se zyrtarët komunal nuk kanë treguar ndjeshmëri të duhur për menaxhimin e mirë të parasë publike dhe se në raste të caktuara paratë e komunës i kanë trajtuar si “paret e babës”. Baxhaku ka nënvizuar se fushat si prokurimi, realizimi i buxhetit, inkasimi i të hyrave, subvencionet dhe transferet si dhe evidentimi i pasurive jofinanciare mbeten sfida të paadresuara nga komuna dhe se mungesa e transparencën në menaxhimin e buxhetit komunal ka bërë që këto probleme të trashëgohen nga viti në vit. Ajo ka paraqitur edhe të gjetura tjera nga monitorimi i punës së ekzekutivit, me ç’rast janë gjetur shkelje ligjore apo lëshime të ndryshme procedurale, që duhet të evitohen në mënyrë që qeverisja të realizohet sipas dispozitave ligjore dhe standardeve demokratike.

Në prezantimet e tyre, panelistët reflektuan mbi të gjeturat e raportit dhe ofruan mendimet e tyre për temën e tryezës. Nënkryetari Lulzim Kabashi theksoi gatishmërinë e komunës për reduktim të shpenzimeve dhe kërkoi denoncim të shkeljeve pranë hetuesisë dhe prokurorisë. Përfaqësuesi nga ZAP-i, Qerkin Morina, shpalosi të gjeturat e Raportit të Auditorit dhe rekomandoi Kuvendin Komunal që të mbaj një seancë të veçantë, ku do të diskutoheshin të gjeturat e këtij raporti. Ndërsa Zenel Ahmetaj, arsyetoi mos realizimin e buxhetit në disa linja për shkak të mos inkasimit të të hyrave vetanake të Komunës së Prizrenit. Përfaqësuesi nga KDI, Naim Cahanaj prezantoi të gjeturat e KDI-së për Komunën e Prizrenit mbi shpenzimet enorme në disa prej kategorive të buxhetit komunal.

Pjesëmarrësit tjerë nga partitë politike, shoqëria civile dhe mediat, ngritën çështje të ndryshme sa i përket menaxhimit të parasë publike, duke theksuar mungesën e transparencës, borxhet në rritje dhe planifikimin jo të duhur të projekteve kapitale të komunës së Prizrenit.

Projekti i EC Ma Ndryshe për monitorimin e transparencës së ekzekutivit do të vazhdojë të publikojë të gjeturat e monitorimit përmes komunikatave të rregullta dhe përmes ueb-faqes së projektit, ku të gjeturat postohen drejtpërdrejtë nga monitoruesit. Tanimë të gjitha të gjeturat e monitorimit, përfshi komunikatat e rregullta dhe shumë informacione të tjera në lidhje me qeverinë lokale të Prizrenit, të Mamushës dhe të Prishtinës publikohen në baza të rregullta në ueb-faqen e projektit, www.online-transparency.org.

Lavdërohet Muja

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Prizrenit,Ramadan Muja është lavdëruar sot për punën që është bërë në Komunën e Prizrenit, brenda gjashtë muajve të këtij viti.

“Rreth vetës kam grupe të ekspertëve, të cilët me mjaft profesionalizëm dhe përgjegjësi maksimale i kanë kryer punët në funksionet që i ushtrojnë”, tha Muja transmeton TVPZ./PrizrenPress.com/

“Monstra”, Këshilli fton partitë shqiptare në protesta

0

Shkup-Monstra-Keshilli fton per protestaKëshilli organizativ kundër rastit ”Monstra” përmes një kumtese për media njofton për protestën e radhës e cila do të mbahet nesër (e premte) nga ora 13.45 , në vedntakimin e njëjtë- para kompleksit “Çairçanja“ në Shkup.

Sipas Këshillit, rasti i gjykimit të 6 qytetarëvenga 3 vite burg dëshmon edhe një herë që kjo qeveri dëshiron ta ngulfat zërin e lirë të qytetarit, zë ky i garantuar me ligjet vendore dhe ndërkombëtare.

“Prandaj, ne Këshilli Organizativ dhe Koordinues publikisht e ftojmë kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti që me kryesinë e tij ta shqyrtojnë pozicionin e tyre në këtë qeveri maqedonase, kryekëput antishqiptare si dhe të dalin në ballë të protestave e të jenë me popullin e vet, popull i cili çdo ditë po dënohet dhe po ofendohet nga qeveria.

Po ashtu ftojmë edhe udhëheqësit e partive tjera politike shqiptare BDI, PDSH, RDK, si dhe kryetarët e komunave shqiptare, hoxhallarët,intelektualët, dhe të gjithë shqiptarët paqedashës, që ditën e premte të jenë pjesë e protestës mbarëkombëtare, sepse më nuk janë vetëm familjarët tanë ata për të cilët duhet ngritur zëri, por ky numër fatkeqësisht çdo ditë po shtohet”, thuhet në komunikatën e Këshillit koordinues kundër “Monstrës”.