17 C
Prizren
E premte, 12 Shtator, 2025
Home Blog Page 7854

Wiz Khalifa krenohet me të pasmet e së shoqes

0

amberAi së fundmi ka problem me drejtësinë.

Por, reperi Wiz Khalifa duket se nuk është i shqetësuar.

Në ditën kur duhej të paraqitej para gjykatës për akuzën e përdorimit të drogës, 26-vjeçari postonte në Instagram të pasmet e gruas së tij, Amber Rose.

Nuk dihet si e ka pritur modelja e njohur këtë gjest, por reperi ka treguar publikisht se është krenar për të pasmet e së shoqes.

Format seksi të Xhensilës

0

xhensilaXhensila Myrtezai ka ekspozuar format e saj seksi.

Këngëtarja ndodhet aktualisht për pushime me të fejuarin e saj, Bes Kallaku.

Xhensila ka postuar disa foto për fansat e saj në rrjetet sociale, ku duket në një formë të shkëlqyer.

Hekuran Krasniqi synon kapërcimin e kufijve

0

Hekuran KrasniqiKëngëtari kosovar, Hekuran Krasniqi ka zbuluar për KultPlus se është në përgatitje të një kënge që i dedikohet një shteti evropian. Mirëpo, detajet se për çfarë projekti bëhet fjalë, sipas tij do të zbulohen kur të vjen momenti

Këngëtari kosovar, Hekuran Krasniqi, që është i njohur për disa nga baladat e suksesshme, sikurse që është i njohur edhe për bashkëpunim me këngëtarë të mirënjohur, së fundmi është duke punuar në një projekt që synon të kapërcejë kufijtë e Kosovës.

Ai për KultPlus ka bërë të ditur se është duke punuar në një këngë që i dedikohet një shteti evropian, por, sipas tij, se për çfarë bëhet fjala mbetet të shihet kur të lansohet kënga.

“Nuk mund të flas më shumë për këtë projekt, të gjitha do të bëhen publike atëherë kur edhe kënga do të lansohet”, ka thënë Krasniqi.

Në anën tjetër, ai ka shpjeguar se skenës kosovare do ti rikthehet nga fundi i tetorit, me një këngë që do të shoqërohet edhe me videoklip, por, sipas tij, nuk përjashtohet as albumi.

Arsyeja se pse ka zgjedhur vjeshtën për lansimin e këngëve, sipas tij është se në stinën e verës po ka aq shumë këngë, sa vështirë të absorbohen të gjitha. Edhe pse, ai ka treguar se edhe në këtë stinë ai ka qenë aktiv në koncerte dhe organizime të ndryshme që përcjellin stinën e verës në Kosovë. Në anën tjetër, nga studio e tij pritet së shpejti të lansohen edhe disa këngë që janë punuar për këngëtarët e tjerë.

Tituj të shumtë nga shkrimtarët e diasporës

0

libra nga diasporaJava e parë e muajit gusht ishte rezervuar pothuajse e tëra për aktivitetet e organizuara nga mërgata. E mërkura, ishte dita ku ishte caktuar për takimet tradicionale të krijuesve nga mërgata dhe diaspora. Të mbledhur në një numër goxha të madh të krijuesve në tempullin e dijes, atë të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ku paneli përbëhej nga shkrimtarë shqiptarë që veprojnë jashtë.

Librat që janë promovuar në kuadër të “Ditët e Diasporës”, janë : “Forca e fatit dhe dashurisë”; “Andrra e Lumturueme” vepra këto nga autori Ragip Dragusha; “Gjarpërinjtë e Zinj dhe atje…” nga Mustafë Krasniqi; “Iliricum” nga Lidhja e Shkrimtarëve nga Austria “Aleksandër Moisiu” ; “Shqiptaret në Zvicër – 1001 pamje” nga Rexhep Rifati; “Ishulli” nga Frank Tanushi; “Lojë thikash” nga Mustafë Krasniqi …

Zëvendës kryetari i shoqatës së shkrimtarëve nga diaspora, Hazir Mehmeti falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe uroi që të vazhdojnë me krijimtari edhe në vazhdimësi.

“Ju përshëndes të gjithëve në emër të komisionit. Shpresoj që të kalojmë një ditë të bukur edhe pse e di që kjo kërkon energji dhe lodhje, mirëpo finalizimi është ai që do të na gëzojë në fund”, tha Mehmeti.

Ndërsa përfaqësuesi nga Ministria e Diasporës, Shani Hamitaga kërkoi nga krijuesit e diasporës që të mos e lënë të qetë Ministrinë që ai e përfaqëson, por të kërkojnë vazhdimisht mbështetje financiare dhe morale.

“Përshëndes gjithë të pranishmit, gjithë krijuesit dhe gjithë artistët, ju falënderoj shumë për pjesëmarrjen. Ju krijues të nderuar nga diaspora, që ditët të na sensibilizoni në çdo moment edhe atëherë kur të tjerët heshtën, ju nuk heshtët. Shfrytëzoj nga rasti që të kërkoj nga ju që të mos na lejoni të qetë sepse ne duam që ju të kërkoni nga ne mbështetje, me projektet e juaja, që ne të ju ndihmojmë juve e ju ta ndihmoni letërsinë tonë”, tha në fund Hamitaga.
Kujtojmë që Shoqata e shkrimtarëve nga Diaspora ditën e martë kishte vizituar varrezat e dëshmorëve,bustin e Afrim Zhitisë, kullën e heroit Zahir Pajaziti për të vazhduar më tej me leximin e poezive të ndryshme të krijuara nga vetë ata./KultPlus.com

Në prag të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

0

bardh rugovaSeminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare këtë vit shënon edicionin e tridhjetë e tretë. Sesioni do t’i zhvilloj punimet nga 18 deri më 30 gusht. Ky Seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.

Drejtori i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Bardh Rugova, për KultPlus tha se sesioni i këtij viti nuk është se ka ndonjë ndryshim në aspektin organizativ, sipas tij, ajo që ndryshon për këtë vit nga vitet e kaluara është aspekti përmbajtjesor.

“Nuk ka dallime të mëdha në aspektin organizativ, ato që dallojnë këtë vit dhe që besoj që do të ndryshojnë edhe viteve të ardhshme janë temat e sesionit si dhe ligjëratat. Në sesionin e letërsisë do ligjërohet me temën “Letërsia shqipe dhe kodet e mëdha”, kurse në sesionin e gjuhës shqipe do të ligjërohet mbi temën “Gjuha shqipe dhe ideologjia”. Këtë vit gjithashtu do të festohet 200 vjetori i Jeronim De Radës me një ligjëratë nga Francesko Altimari, gjuhëtari më i madh arbëresh”, tha Rugova. Sipas tij në këtë sesion, i cili shënon më shumë se tri dekada, tha se më 21 gusht 2014, në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, do të zhvillohet punëtoria me temën: “Shqiptarët në Komunizëm”, ku do të paraqiten kumtesa të ndryshme mbi jetën e shqiptareve ne periudhën e komunizmit .

Programi bazë i Seminarit të tridhjetë e tre :
1. Kurse intensive të mësimit të shqipes (tri shkallë);
2. Ligjërata të veçanta të gjuhësisë;
3. Ligjërata për letërsinë shqiptare;
4. Referime shkencore;
5. Ligjërata të përgjithshme;
6. Tryezë e rrumbullakët;
7. Program kulturor plotësues për t’i njohur seminaristët me bukuritë natyrore, me veprimtaritë kulturore e të mira të tjera në qendra të Kosovës
Gjithashtu do të ketë sesion shkencor, më 29 dhe 30 gusht, mbi temat: Gjuha shqipe dhe ideologjia; Letërsia shqipe dhe kodet e mëdha
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 në Fakultetit të Filologjisë (atëherë Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Seminari ka zhvilluar gjithsej tridhjetë e dy sesione. Në vitin 1991 është ndërprerë veprimtaria e tij nga organet e dhunshme serbe. Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Nga viti 2000 Seminari zhvillohet sërish në Prishtinë. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë./KultPlus.com

Berisha: Rama po mbyll Universitetet për t’i rihapur me ryshfet

0

Sali BerishaaDeputeti i PD-së, ish kryeministri e ish presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka quajtur pseudoreformë arsimore, vendimin e fundit të kryeministrit Edi Rama, për të mbyllur disa Universitete në Shqipëri.

“Në kuadrin e pseudo reformës ne arsimin e lartë, me një komision tërësisht anonim, mbi bazën e një raporti të këtij komisioni të hartuar në mungesë absolute të transparencës, Rama mbylli me një të rënë të lapsit 29 shkolla të larta dhe dy universitete private, në të cilat studionin mbi 7500 studentë dhe ishin bërë në infrastrukturë mbi 200 milionë dollarë investime, pa llogaritur këtu dhjetëra milionë dollarë të familjeve të studentëve”, ka thënë Berisha.

Ai thotë se nuk është kundër qëndrimeve të rrepta ligjore dhe ndëshkimit ndaj çdo lloj abuzimi në fushën e arsimit.

“Por të godasësh në një ditë të vetme 31 institucione të arsimit të lartë, shumë të ndryshme nga njeri tjetri, disa prej të cilave ndër më seriozet, duke mos paraqitur publikisht asnjë fakt për shkelje ligji nga ana e tyre, dëshmon qartë se po vepron kryekëput në mënyrë korruptive dhe vetëm korruptive, njelloj si me liçensat e hidrocentraleve qe i heq per t’i dhënë me ryshfet nga e para”, ka shprehur bindjen Berisha në Facebook, ku ka rreth 1 milion ndjekës.

Në fund, Berisha ka bërë thirrje për protestë.

“Ju bëjë thirrje të rinjve shqiptarë të ngrihen në protesta të fuqishme kundër klikës Rama – Meta, që po shkatërron të ardhmen e tyre”.

Prizren: Familja në aheng, hajnat i vjedhin 30 mijë euro

0

hajniPolicia e Kosovës njofton se dje gjatë orëve të vona të mbrëmjes, në rrugën e “Kukësit” në Prizren janë thyer dy shtëpi të vëllezërve Kraba dhe nga aty janë vjedhur gjësende të vlershme si stoli të arta, para në kesh, telefona mobil, orë dore dhe gjësende tjera në vlerë rreth 30 mijë euro.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer procedura hetimore. Vjedhja ka ndodhur gjatë kohës kur familjarët kanë qenë në një aheng familjar.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren bën apel tek banorët që të shtojnë kujdesin ndaj gjësendeve me vlerë dhe assesi të mos i lënë shtëpitë pa mbikëqyrje qoftë kur shkojnë për pushime apo ahengje të ndryshme familjare. /PrizrenPress.com/

Arrestohen tre persona në Prizen, dyshohen për prostitucion

0

Prostitucioni-shqiptarjaTre persona janë arrestuar nga policia në Prizren. Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale të prostitucionit. Në mesin e të arrestuarave është edhe një femër.

“Në rrugën “Haxhi Zeka” në Prizren janë arrestuar tre persona pasi që dyshohen se të njëjtit kanë kryer veprën penale të detyrimit të prostitucionit”, njofton Policia e Kosovës.

“Me urdhër të prokurorit njëri është liruar ,kurse dy të tjerë janë ndalur në mbrojtje”. /PrizrenPress.com/

Një person i shpëton vrasjes në Prizren

0

ArmaaaaNjë person në Prizren i ka shpëtuar për pak vrasjes. Plumbat e armës të një personi tjetër, fatmirësisht nuk kanë përfunduar në trupin e tij.

Policia nuk ka dhënë as inicialet e viktimës dhe të dyshuarit për tentim vrasje. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për shkak një mosmarrëveshje verbale që kishin i dyshuari dhe viktima.

”I dyshuari pas një mosmarrëveshje verbale që kishte me viktimën , i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij”, njofton Policia e Kosovës.

“I dyshuari më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me taraga vendore”.

“Policia ka kryer hetimet intensive dhe më pas është arrestuar i dyshuari , ku edhe i është konfiskuar arma me të cilën ka shtënë në drejtim të viktimës”. /PrizrenPress.com/

Mbi 50 vjeçare dhe kurrë nuk ka pasur orgazëm

0

Lucie Novak-kurr ska pas orgazemE liruar nga një martesë e paplotësuar Lucie Novak, zbulon dashurinë dhe epshin në kujtimet e saj të një gruaje pa kushte të vena. Ajo zbulon 10 gjërat që ajo ka mësuar për seksin dhe dashurinë në moshën mbi 50 vjeçare, ekskluzivisht për Express.co.uk

Ndonjëherë në një marrëdhënie të gjatë, heshtja dhe distanca mund të rritet. Ju mund të ndjeheni të palumtur ose të paplotësuara, por të frikësuar për të pyetur pse apo për të pyetur për ndonjë gjë më shumë. Seksi, i cili është aq intimitetit dhe vetë-shprehje, mund po ashtu të jetë edhe frenuesi dhe vetmia me e madhe e burgjeve. Mosha mund të sjellë dituri, por vetëm në qoftë se ju keni bërë pyetjet e duhura dhe jeni të përgatitur për përgjigjet”, thotë Novak.

Libri i titulluar “A Woman With No Strings Attached” është një thirrje ofshëtimë për gratë në të 50-tat dhe 60-tat e tyre të cilat mendojnë se jeta e tyre (seksuale dhendryshe) ka përfunduar, apo ndoshta kurrë nuk ka filluar.

Lucie Novak është emër imagjinar i një qytetareje të Britanisë se Madhe e cila ka emigruar nga Çekosllovakia shumë vite më parë. Ajo flet për zgjimin e saj seksual në 50-tat e saj pasi qe kishte përfunduar një martesë të gjatë dhe paplotësuar.

10 gjërat për seksin dhe dashurinë në moshën mbi 50 vjeçare

1. Jeta nuk përfundon pas të 50-ve, madje edhe për një grua
2. Një grua e vjetër mund të jetë qenie seksuale
3. Xhelozia nuk është dashuri
4. Seksi ju jep besim dhe besimi ju bën të ndiheni më tërheqëse.
5. Seksi dhe dashuria
6. Gjithkush ka tabutë e fshehta që frikësohet t’i thyej
7. Asnjëherë mos ndalo se hulumtuari kufijtë tuaj
8. Komunikimi është aftësi
9. E ardhmja është aventurë e re
10. Jeta nuk përfundon në moshën 60 vjeçare