18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Tituj të shumtë nga shkrimtarët e diasporës

libra nga diasporaJava e parë e muajit gusht ishte rezervuar pothuajse e tëra për aktivitetet e organizuara nga mërgata. E mërkura, ishte dita ku ishte caktuar për takimet tradicionale të krijuesve nga mërgata dhe diaspora. Të mbledhur në një numër goxha të madh të krijuesve në tempullin e dijes, atë të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ku paneli përbëhej nga shkrimtarë shqiptarë që veprojnë jashtë.

Librat që janë promovuar në kuadër të “Ditët e Diasporës”, janë : “Forca e fatit dhe dashurisë”; “Andrra e Lumturueme” vepra këto nga autori Ragip Dragusha; “Gjarpërinjtë e Zinj dhe atje…” nga Mustafë Krasniqi; “Iliricum” nga Lidhja e Shkrimtarëve nga Austria “Aleksandër Moisiu” ; “Shqiptaret në Zvicër – 1001 pamje” nga Rexhep Rifati; “Ishulli” nga Frank Tanushi; “Lojë thikash” nga Mustafë Krasniqi …

Zëvendës kryetari i shoqatës së shkrimtarëve nga diaspora, Hazir Mehmeti falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe uroi që të vazhdojnë me krijimtari edhe në vazhdimësi.

“Ju përshëndes të gjithëve në emër të komisionit. Shpresoj që të kalojmë një ditë të bukur edhe pse e di që kjo kërkon energji dhe lodhje, mirëpo finalizimi është ai që do të na gëzojë në fund”, tha Mehmeti.

Ndërsa përfaqësuesi nga Ministria e Diasporës, Shani Hamitaga kërkoi nga krijuesit e diasporës që të mos e lënë të qetë Ministrinë që ai e përfaqëson, por të kërkojnë vazhdimisht mbështetje financiare dhe morale.

“Përshëndes gjithë të pranishmit, gjithë krijuesit dhe gjithë artistët, ju falënderoj shumë për pjesëmarrjen. Ju krijues të nderuar nga diaspora, që ditët të na sensibilizoni në çdo moment edhe atëherë kur të tjerët heshtën, ju nuk heshtët. Shfrytëzoj nga rasti që të kërkoj nga ju që të mos na lejoni të qetë sepse ne duam që ju të kërkoni nga ne mbështetje, me projektet e juaja, që ne të ju ndihmojmë juve e ju ta ndihmoni letërsinë tonë”, tha në fund Hamitaga.
Kujtojmë që Shoqata e shkrimtarëve nga Diaspora ditën e martë kishte vizituar varrezat e dëshmorëve,bustin e Afrim Zhitisë, kullën e heroit Zahir Pajaziti për të vazhduar më tej me leximin e poezive të ndryshme të krijuara nga vetë ata./KultPlus.com

Më Shumë

Prizren/ Për një javë shqiptohen mbi 1900 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, së bashku me Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore të saj, gjatë periudhës 15.07.2024-21.07.2024, në kuadër...

Arrestohet një person në Rahovec, pasi në gjendje të dehur kërcënon policët

Një person është arrestuar të hënën në Rahovec, ku dyshohet se në gjendje të dehur ka kanosur zyrtarët policorë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës,...

Lajmet e Fundit