18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Në prag të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

bardh rugovaSeminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare këtë vit shënon edicionin e tridhjetë e tretë. Sesioni do t’i zhvilloj punimet nga 18 deri më 30 gusht. Ky Seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.

Drejtori i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Bardh Rugova, për KultPlus tha se sesioni i këtij viti nuk është se ka ndonjë ndryshim në aspektin organizativ, sipas tij, ajo që ndryshon për këtë vit nga vitet e kaluara është aspekti përmbajtjesor.

“Nuk ka dallime të mëdha në aspektin organizativ, ato që dallojnë këtë vit dhe që besoj që do të ndryshojnë edhe viteve të ardhshme janë temat e sesionit si dhe ligjëratat. Në sesionin e letërsisë do ligjërohet me temën “Letërsia shqipe dhe kodet e mëdha”, kurse në sesionin e gjuhës shqipe do të ligjërohet mbi temën “Gjuha shqipe dhe ideologjia”. Këtë vit gjithashtu do të festohet 200 vjetori i Jeronim De Radës me një ligjëratë nga Francesko Altimari, gjuhëtari më i madh arbëresh”, tha Rugova. Sipas tij në këtë sesion, i cili shënon më shumë se tri dekada, tha se më 21 gusht 2014, në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, do të zhvillohet punëtoria me temën: “Shqiptarët në Komunizëm”, ku do të paraqiten kumtesa të ndryshme mbi jetën e shqiptareve ne periudhën e komunizmit .

Programi bazë i Seminarit të tridhjetë e tre :
1. Kurse intensive të mësimit të shqipes (tri shkallë);
2. Ligjërata të veçanta të gjuhësisë;
3. Ligjërata për letërsinë shqiptare;
4. Referime shkencore;
5. Ligjërata të përgjithshme;
6. Tryezë e rrumbullakët;
7. Program kulturor plotësues për t’i njohur seminaristët me bukuritë natyrore, me veprimtaritë kulturore e të mira të tjera në qendra të Kosovës
Gjithashtu do të ketë sesion shkencor, më 29 dhe 30 gusht, mbi temat: Gjuha shqipe dhe ideologjia; Letërsia shqipe dhe kodet e mëdha
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 në Fakultetit të Filologjisë (atëherë Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Seminari ka zhvilluar gjithsej tridhjetë e dy sesione. Në vitin 1991 është ndërprerë veprimtaria e tij nga organet e dhunshme serbe. Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Nga viti 2000 Seminari zhvillohet sërish në Prishtinë. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë./KultPlus.com

Më Shumë

Arrestohet një person në Suharekë, gjuajti me armë në aheng

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Suharekë pasi ka shtënë me armë zjarri në një aheng. Rasti ka...

Prizren/ Për një javë shqiptohen mbi 1900 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, së bashku me Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore të saj, gjatë periudhës 15.07.2024-21.07.2024, në kuadër...

Lajmet e Fundit