21.7 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025
Home Blog Page 7868

Hamiti: Mos shkoni në luftërat pa adresë

0

XhabirHamiti-bikProfesori i teologjisë, Xhabir Hamiti, iu bën thirrje kosovarëve që mos të shkojnë në luftërat pa adresë. Ai thotë personat që kanë baltosur figurën e Gjegj Kastriotit nuk ia duan të mirën kombit shqiptar dhe se janë të ndikuar nga qarqe të caktuar antikombëtare.

Problemet sociale kanë ndikuar që grupet ekstremiste të gjejnë streh edhe në rajonin e Ballkanit, ndërsa rreziku është permanente që në këto grupe të rekrutojnë edhe djem të rinj në Kosovës.

Kështu konsideron profesori i çështjeve teologjike, Xhabir Hamiti, i cili iu bën thirrje kosovarëve që mos të shkojnë në luftërat pa adresë. “Bijtë dhe bijat tona nuk duhet të mashtrohen e joshur për t`u flijuar për një kauzë të pa adresë’, deklaroi Hamiti në një intervistë dhënë për albinfo.ch.

Feja islame, sipas tij, është e konceptuar si fe e paqes, dhe nuk njeh ekstremizëm.

Hamiti në këtë intervistë flet edhe për problemet tjera me të cilat ballafaqohet Kosova dhe rajoni, sidomos pas përhapjes së ekstremizmit në rajon.

Dëshironi seksin anash apo në shpejtësi?

0

cifti 10Jeta e shëndetshme seksuale është pjesë e rëndësishme e martesës apo e lidhjes. Ato që i bëni në dhomën e gjumit saktësisht mund të zbulojnë shumë për marrëdhënien tuaj.
Ekspertët shpjegojnë se çfarë do të thotë poza juaj e preferuar për ju dhe për partnerin tuaj.

Poza misionare
Martesa juaj është stabile, mirëpo keni kaluar në rutinë. “Dashuria, të cilën çiftet e ndiejnë ndaj njëri-tjetrit nga viti në vit është thelluar, mirëpo pak eksperimentime në dhomën e gjumit nuk do të ishte keq”, thotë ekspertja e seksit dhe e lidhjeve, Nikki Ransossm-Alfred.

Poza e kaubojit
Jeni persona që keni vetëbesim dhe dëshironi të eksperimentoni. “Lidhja e këtyre çifteve bazohet në kompromise dhe në besim reciprok. Problemet i zgjidhin bashkërisht”, thotë Stacy Rybchin, themeluese e portalit My Secret Luxury, transmeton Telegrafi.

‘Doggy style’
Marrëdhënia e çifteve që e praktikojnë këtë pozë janë përplot momente aventuriere. Janë të hapur dhe të sinqertë në seks, por edhe në të gjitha fushat e jetës. Janë të sigurt në seksualitetin e tyre dhe nuk turpërohen nga trupi i tyre, andaj pa kurrfarë hezitimi kënaqen në dhomën e gjumit.

Poza anash
Poza në të cilën çiftet shtrihen anash, me ç’rast mashkulli është nga prapa, mundëson intimitet të llojit të veçantë. Janë të kujdesshëm dhe besnikë ndaj njëri-tjetrit, pastaj vazhdimisht kanë nevojë për kontakt fizik dhe emocional.

Seksi në shpejtësi
Këtyre çifteve me siguri epshi nuk u mungon. Nën dush, në veturë apo në tavolinë të kuzhinës, në çdo çast do ta shfrytëzojnë për seks. Lidhja u është dinamike, epshore dhe mbi të gjitha spontane.

Kacafytje mes LSDM-së e VMRO-DPMNE-së

0

66Rezultatet jo të mira nga ana e maturantëve është vërtetimi më i mirë i politikave të dobëta në arsim. Mesatarja 3, e marrë nga nxënësit, tregon se rritja e numrit të testeve nuk tregon automatikisht më shumë dije,por më shumë stres.

Këta nxënësit janë pjesë e eksperimenteve të ndryshme. Kështu tha mes tjerash Dina Spirovska, anëtare e Komitetit ekzekutiv të LSDM-së. Por reagimi i VMRO-së ka qenë ky:

“LSDM në vend se të ofrojë program konkret në interes të të rinjve, tenton që me çdo çmim dhe në mënyrë të paargumentuar të sulmojë reformat që në afatgjatë nënkuptojnë mbarëvajtje të arsimit dhe përparim të Maqedonisë”, kanë thënë në VMRO.

Sivjet nxënësit e maturës duheshin tu nënshtrohen testeve të ndryshme eksterne, në janar dhe gjithashtu në maj, ku në total ishin 7 teste, për vetëm 5 muaj.

Sipas përfaqësuesve të opozitës maqedonase, kjo ka bërë që për të rinjtë të mos ketë pushime verore dhe se partia në pushtet, VMRO, të mos kuptoje mirë kërkesat e të rinjve.

Pritje më të gjata nëpër vendkalimet kufitare

0

kufiriRritje të frekuentimit të automjeteve në mëngjes ka në vendkalimet kufitare, por tani për tani nuk ka ngecje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, përveç në Bogorodicë ku pritet rreth 30-të minuta.

Lidhja Automote e Maqedonisë njoftoi se intensiteti i komunikacionit është rritur edhe në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit

Nëndega e PDSH-së: Nuk jemi bashkuar me Selën

0

pdshNëndega e PDSH-së, në fshatin Llacë, ka demantuar se kjo nëndegë i bashkëngjitet nismës së Ziadin Selës.

Në një komunikatë të nënshkruar nga kryetari I nëndegës së kësaj partie Xhezair Xhezairi, thuhet:

“Zhgënjimi i Ziadin Selës që për tradhtinë e vetë që bëri, para dhe pas zgjedhjeve është aq i madh sa që shpik përkrahës vend e pa vend dhe ën këtë rast edhe në nëndegën e fshatit tonë në Llacë. Një person nëpërmjet nënshkrimeve të anëtarëve të familjarëve të vet, I paraqet si nënshkrime të anëtarëve të nëndegës së PDSH-së në fshatin Llacë”.

Më tej në komunikatë thuhet se, “Ziadin Sela duhet ta ketë të qartë se nëndega e PDSH-së, në fshatin Llacë nuk mund t’i shërbejë atij dhe nuk mund ët jetë alibi as për tradhtinë e tij. Sela i ka shokët e vetë në krahë që I pamë si Ismet Ramadani, Mersel Bilalli e të tjerë”.

Joana e “Big Brother”: Martesa ime me Janin, e lumtur për zgjedhjen

0

jehona bbIsh-banorja e “Big Brother”, Joana Gjuzi, në shtator do t’i drejtohet altarit për t’i thënë “Po” Janit, dashurisë së jetës së saj. Vajza nga Tirana ka nisur me kohë përgatitjet e ditës së madhe dhe është kujdesur vetë për çdo detaj. Përveç faktit që nusja është personazh i njohur, një tjetër e veçantë e kësaj dasme është çmimi. Joana dhe bashkëshorti i saj i ardhshëm Jani, kanë shpenzuar plot 100 mijë euro për ditën e martesës. Por nëse bazohemi tek shprehja e urtë “Dashuria nuk ka çmim”, për Joanën dhe Janin kjo shifër s’është asgjë. Madje ata i kanë shtuar edhe një muaj mjalti në Hawai. Anaidi, ju kujtohet?! Joana mezi e mban mend emrin e bashkëlojtarit të saj në “Big Brother”. Sigurisht, ai nuk është i ftuar në dasmë. Ndërkohë ne do të jemi duke pritur fotot e ceremonisë, për të parë më konkretisht, detajet e dasmës luksoze që Joana rrëfeu për suplementin “Summer Pages” të “Gazeta Shqiptare”. 
Joana, kemi mësuar se një pjesë të verës e kalove në Tiranë dhe në bregdetin shqiptar. Si shkuan ato ditë? 
Në fakt në Shqipëri nuk erdha në pushime, por për punë. Mirë shkuan por, të them të drejtën, më shumë u lodha sesa pushova. 
Si reagonin njerëzit kur të shihnin? Vazhdon të jesh po aq e famshme sa dikur?
Njerëzit gjithmonë më shohin me kureshtje dhe me vëmendje. Megjithëse ka përfunduar edicioni i shtatë i “Big Brother” dhe pritet të fillojë i 8-ti, akoma përmendet emri im. Përmendet për mirë, sigurisht (qesh)! 
Anaidin, e takove? Si ndihesh tani kur e shikon?
Po, Anaidin e takova në Fan Club, thjesht si një ish-banor i edicionit të “Big Brother 6”. Për më tej as nuk e di se çfarë bëhet me të. Nuk kam asnjë lloj kontakti me Anaidin. Si ndihem? Nuk ndjej asgjë (qesh)! S’kam bërë gjë që të ndjej për të. 
Ishte lojë, luajta me dinakëri, kënaqa publikun shqiptar dhe fitoren ia fala Anaidit. 
Kemi parë që vjen shpesh në Tiranë; ke shoqëri këtu?
Vij shpesh në Tiranë, sepse nuk e mohoj vendlindjen time dhe dy çatitë që kam në këtë qytet të cilat kanë nevojë për mua. Miqësi kam mjaftueshëm, por kam bërë dhe shumë seleksionime. Si për shembull: Klaudja Veseli, Bora Zemani, Katerina Shkëmbi dhe shumë të tjerë, të cilëve s’dua t’ua përmend emrat, se u bëj nder nëse i bëj persona publikë. Njerëz mosmirënjohës dhe bukëshkalë që nuk dinë çfarë është respekti dhe korrektësia në miqësi. Njerëz që dinë të luajnë vetëm lojën e kungulleshkës (qesh). 
Para ca kohësh hasëm edhe disa foto të tuat në plazh me Katerinën e “BB7”. Keni qenë mikesha?
Po, është e vërtetë, me Katerinën ishim mikesha. Tani nuk jemi më. Larg Katerinës! Ajo nuk i përket këtij planeti (qesh). Është një njeri që di vetëm të viktimizohet dhe shumë dembele. 
Me cilin prej personazheve të “Big Brother” ke ruajtur shoqërinë si dikur? Me cilin i ke ndërprerë marrëdhëniet dhe pse?
Vazhdoj të kem miqësi me Ilir Beqirin. Megjithëse brenda formatit ishim armiq të betuar, të dy e dinim që jashtë “Big Brother” do të ishim miq të mirë. Kam bërë miqësi edhe me Violetën dhe Enkelejdin, që ishin konkurrentë në edicionin e sivjetshëm. Vazhdoj ta kem shok edhe Dritan Zenunin e “BB5”, i cili është njeri shumë pozitiv dhe unë e vlerësoj shumë, sidomos për këshillat që më jep. Është mik i vërtetë! Një miqësi e fortë vazhdon edhe me Shpendin, një burrë me rregulla, karakterin e të cilit e vlerësoj maksimalisht. Siç e theksova dhe më herët, me Katerinën i ndërpreva urgjent marrëdhëniet sepse nuk më pëlqejnë njerëzit intrigantë e mashtrues. Në një kazan me të fus edhe Klaudia Veselin apo Bora Zemanin, të cilat i kam larguar prej vetes për të njëjtat arsye. Mendoj që Shqipëria duhet ta marrë vesh kush janë këta individë zhurmues, që lodhen duke u munduar ta shesin veten sa më bukur. Janë njerëz dembelë! 
Çfarë të kanë bërë këto vajza, që dikur ishin mikeshat e tua dhe tani i quan mashtruese?
Këta janë njerëz të cilët unë i kam mbajtur me bukë, me veshje, me paketa cigaresh dhe me të gjitha shpenzimet ditore nëpër lokale, restorante, pishina e hotele. Më vjen turp që po i përmend, por sinqerisht ata e mbushën kupën! Janë pikërisht këta njerëz që janë munduar të hedhin baltë mbi supet e mia dhe vazhdojnë akoma ta bëjnë. Prandaj edhe vendosa që për herë të parë të flas për ta në këtë intervistë, që ta mbyllin gojën përfundimisht! Të binden që Joana martohet dhe jeton në parajsën e saj! Thjesht dua të mos ma përmendin më emrin, por t’i bëjnë analizë vetes së tyre e të kuptojnë kush janë dhe çfarë po arrijnë në jetë! Këto femra në shtëpinë time kanë jetuar të gjitha, me dijeninë time dhe pa dijeninë time. Ndërkohë që unë isha brenda shtëpisë së “Big Brother”, ish-shoqja ime e ngushtë, Bora Zemani, së cilës i kisha lënë çelësat e shtëpisë, e shfrytëzoi atë pa dijeninë time duke futur edhe njerëz të tjerë. 
Kur doli lajmi për martesën tënde, kishte edhe nga ata që të gjykuan. Si je ndjerë?
Lajmi i martesës sime i habiti të gjithë, nuk e mohoj. Por asnjë nuk më gjykoi, përkundrazi, më komplimentuan. Sigurisht që kishte dhe nga ata të cilëve nuk iu bë qejfi. Çfarëdo që të mendojnë apo të thonë, unë jam shumë e lumtur për zgjedhjen time. 
Si ishte momenti i propozimit për martesë? The menjëherë ‘Po’ apo u mendove pak?
Momenti i propozimit ishte si në ëndërr, nuk e mendova dy herë. 
Datën e dasmës, e keni caktuar? Ku do të bëhet ceremonia? Cilat janë detajet?
Data e dasmës është vendosur në 7 shtator dhe do të bëhet në “Island Resort” në Greqi. Do të jetë një dasmë klas, ashtu siç më ka hije mua (qesh). Fustani është “Eli Saab”, si fustani i Sofia Loren. Është pikërisht ai që shihni në foto, por ende nuk ka përfunduar, e vesha sa për provë. E kam bërë me porosi, stil i vitit 1920. Ka kushtuar 11.700 euro, ndërsa velloja 680 euro. Si ky fustan ka vetëm 5 porosi në të gjithë botën. Këpucët janë “Christian Louboutin”, po ashtu të bëra me porosi enkas për mua. Si këto këpucë ka gjithsej 20 porosi në të gjithë botën dhe kanë kushtuar 1800 euro. Një herë martohet njeriu, çfarë do mbajmë mend përndryshe (qesh)?! 
Po pjesa tjetër, sa ka kushtuar?
Ja të bëj një llogari me përafërsi, se janë shumë. Përveç fustanit që ju tregova, është edhe një tjetër i gjithi i mbuluar me gurë “Swarovski” që kushton 3600 euro. Bizhutë e mia “Channel” dhe perlat bëjnë 2300 euro. 5 mijë euro është kisha bashkë me stolitë e saj. 2 mijë euro i merr prifti. 15 mijë euro ka kushtuar rezervimi i resortit, vetëm ambienti ndërsa stolimi i tij 6 mijë euro. Pijet do të jenë me porosi, pa limit, kurse vera dhe shampanja janë brenda kateringut bashkë me darkën, që është mish, peshk dhe sallata të ndryshme. Pastaj vetëm torta ime kushton 1200 euro, plus ëmbëlsira të tjera. Kateringu kushton 150 euro personi, dhe unë kam llogaritur deri në 300 të ftuar që të jem brenda. Makina “Mercedes Benz” e vitit 1920 është marrë me qira dhe kushton 4 mijë euro dita. Hoteli është nga 45 euro dhoma se pres shumë miq nga jashtë. Tani duhen mbledhur të gjitha me makinë llogaritëse. E zeza, më ranë flokët! Më pihet një cigare! (qesh) Si përfundim e gjithë dasma kushton rreth 100 mijë euro. 
Kush i ka paguar të gjitha këto?
Shpenzimet janë ndarë përgjysmë mes nuses dhe dhëndrit. 
Anaidin, do e ftosh në dasmë?
Jo, Anaidi nuk është i ftuar! 
Muajin e mjaltit, ku do e kaloni?
Për muajin e mjaltit do të shkojmë në Hawai. E meritojmë, në fund të fundit! Kemi sakrifikuar dhe kemi investuar për atë ditë. 
Po bebushi juaj i parë, kur do të vijë?
Bebushi i parë do të vijë sa më shpejt. 
Ndërkohë ti po punon në Athinë?
Për momentin e kam lënë punën, sepse jam e impenjuar me përgatitjet e dasmës. 
Keni në plan të ktheheni për të jetuar në Tiranë?
Nuk kemi plan për të jetuar në Tiranë, por nuk mohoj faktin që do bashkëpunoj për sa i përket biznesit të farmaceutikës. 
Joana, çfarë ka Jani më shumë se të tjerët, që nuk arrite kurrë të shkëputeshe prej tij? 
Është shumë mashkull, i vetmi që më mbush. Ideali im! S’ka dy si Jani! 

Shuhet në moshën 86-vjeçare aktori James Garner

0

James Garner,Aktori James Garner, ylli i serialit televiziv “Maverick”, i cili pati një karrierë të larmishme si në televizion edhe në filma, ndërroi jetë të shtunën në moshën 86-vjeçare.

James Garner u gjet i vdekur nga shkaqe natyrore në shtëpinë e tij në qytetin e Brentwoodit të shtunën në mbrëmje, tha oficeri i policisë së Los Anxhelesit Alonzo Iniquez.

Oficerët iu përgjigjën një telefonate rreth orës tetë të mbrëmjes dhe morën konfirmimin e identitetit të Garner nga anëtarë të familjes së tij.

Nuk u dha informacion menjëherë për shkakun e vdekjes së tij. Garner kishte pësuar një trombozë në maj të vitit 2008, vetëm disa javë pas ditëlindjes së tij të 80.

Ai u emërua për një çmim Oskar për filmin “Murphy’s Romance” në vitin 1985. Garner vazhdoi të luante role të ndryshme edhe në të 70-at e tij, duke përfshirë edhe rolin në filmin “The Notebook.”

Kadare: Ky është romani im i parë i vërtetë, e mohova, dukej i prapambetur

0

libri i par i kadaresNasho Jorgaqi ka botuar dje në “Gazeta Shqiptare” një ‘Letër të Hapur’ për Ismail Kadarenë. Në të shprehet se është ai “i paemri” që ka botuar novelën “Dashuria e Mimozës” për historinë rinore të shkrimtarit. “Një letrar i kohës, dashamirës dhe i njohuri im, shkroi dhe botoi një ‘histori dashurie’ të ngjashme… duke kujtuar se më bënte nder, më kishte vënë në qendër të veprës si ‘hero pozitiv’! Kur e kam lexuar, në vend të kënaqësisë që do të ndjente çdokush që një ngjarje e jetës së tij kishte frymëzuar një vepër letrare, kam vënë duart në kokë. M’u duk një tmerr i vërtetë”, thotë Kadare në hyrje të veprës “Mjegullat e Tiranës”, shkruar më 1958 dhe botuar sivjet, ku ai rrëfen historinë e tij të hershme të dashurisë.

Veçse pos sa u tha më lart, Jorgaqi hedh idenë se romanin në fjalë Kadare nuk e ka shkruar më 1958, “pasi në atë kohë ti nuk kishe shkuar deri në mohimin e parimeve bazë të realizmit socialist”. Më poshtë, ai shënon “Unë e besoj se e ke bërë këtë sprovë, por jo në atë kohë, po në vitet e mëvonshme, ndoshta dhe para pak vitesh, pas shpalljesh botërisht të vendimit se nuk do të shkruaje më letërsi artistike. Ka qenë kjo kohë kur të kanë tunduar kujtimet dhe ditarët e rinisë së hershme për të shkruar një vepër të mistifikuar.

Them kështu se, pasi e lexova romanin, gjëja e parë që mendova ishte se kjo vepër nuk i takon asaj kohe që pretendon ti”. Ndërkaq, “Mjegullat e Tiranës”, “Onufri” 2014, paraprihet nga një intervistë dhe ka në fund një studim të Viola Isufaj. Në të vijnë krahasimet mes këtij romani, pra “Mjegullat e Tiranës” si vepër e parë e shkrimtarit dhe veprave që erdhën më vonë. Ja si nis materiali: “Para se të hynte në klimën sovjetike, para se të shkruante letrat e çartura ala Pushkin, përpara se të krijonte temat dhe format risuese, para se të arrinte një rrokje të dukurive përmes shqisave po aq sa prej njohjes së thellë, dhe përpara se të hynte në territoret e ferrit të diktaturave më të egra që ka njohur njerëzimi, bota e shkrimtarit të përbotshëm Ismail Kadare ishte në krijim e sipër, ishte një kohë para kohës, një kohë ab aeterno. Aty, Ismail Kadareja provon të shkruajë një roman”. Prej romanit, studimit, e intervistës që qëndrojnë bashkë në të njëjtin botim, po shkëpusim disa fjali që hedhin më shumë dritë mbi veprën dhe u përgjigjen disi pikëpyetjeve të prof. Nasho Jorgaqit.

Studimi
Studiuesja Viola Isufaj ka pasur mundësinë të lexojë ditarin dhe draftin e romanit. Ndërsa vëren se jo të gjitha shkrimet e Kadaresë kemi mundur t’i lexojmë, shënon se “Një prej tyre, nga më të largëtit në kohë është pikërisht ky roman, ‘Mjegullat e Tiranës’, roman i pabotuar deri më tani dhe për këtë, i panjohur për lexuesin. Një roman i rinisë së shkrimtarit, parazgjatimet e të cilit shtrihen edhe më tej: tek një ditar i dikurshëm studenti”. Ajo vëren se i kthyer në objekt studimi, romani mund të duket gjithçka, por vetëm madhështor jo. “I tillë, pa madhështi, hapet sot para nesh, duke sjellë të djeshmen e një shkrimtarie; vjen për dëshirën kureshtare tonën, vjen duke iu dhuruar lexuesit si roman i hershëm dhe jo për ta matur me të shkëlqimin e krijimtarisë së autorit”.

Dietë për rrezitje të mirë

0

auto_rrezitja_diell1368652604Sipas disa kërkuesve të Continual Dietary Sun Protection, këshillohet ngrënia e portokajve, rrushit të zi, manaferrave, fiqve, kungullit, spinaqit dhe specave jeshilë, të cilët, përmes përzierjeve të veçanta krijojnë një lloj barriere natyrale kundër efekteve të dëmshme të diellit. Të gjitha këto, të shoqëruara me kremra që ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës.

Këshillohet ngrënia e sa më shumë frutave dhe perimeve që kanë në përbërje të tyre vitaminën D, mungesa e së cilës, në shumë raste shoqërohet edhe me kancerin e lëkurës.

Shumë i dobishëm është edhe bulmeti. Këshillohet konsumi i qumështi, djathit, gjizës, kosit dhe produkteve të tjera që hyjnë tek bulmeti, gjithmonë, me bazë natyrale.

Mazreku: Gjykata Kushtetuese nuk mund ta ndryshojë vullnetin e 65 deputetëve

0

Avni Mazreku-analistPo e quan të ligjshme dhe të drejtë procedurën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përderisa kërkesën e PDK-së për ta dërguar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese po e cilëson si çështje të humbur.

Për analistin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Avni Mazreku, është PDK-ja dhe kryesuesja e saj Flora Brovina ajo që ditën e enjte shkelën procedurat dhe Rregulloren e Kuvendit të Kosovës.

Ai beson në vendimin e drejtë të Kushtetuese, jo vetëm për faktin se kjo Gjykatë nuk ka kompetencë të interpretojë rregulloret parlamentare, por edhe për faktin se Kushtetuesja nuk mund të shkelë mbi vullnetin e 65 deputetëve, përfaqësues të zgjedhur nga vota e qytetarëve të Kosovës.

“Legjitimitetin për zgjedhjen e Isa Mustafës e japin numrat, përkatësisht votat e anëtarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nuk mund që vullnetin politik të këtyre 65 deputetëve ta ndryshojë Gjykata Kushtetuese. Kushtetuesja është kompetente të interpretojë Kushtetutën e Kosovës, e ne këtu flasim për procedurat parlamentare, të cilat janë të rregulluara me Rregulloren e Kuvendit dhe mekanizmat parlamentarë janë përgjegjës për të interpretuar Rregulloren e Kuvendit”, thotë Avni Mazreku. /Botapress/