7.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Joana e “Big Brother”: Martesa ime me Janin, e lumtur për zgjedhjen

jehona bbIsh-banorja e “Big Brother”, Joana Gjuzi, në shtator do t’i drejtohet altarit për t’i thënë “Po” Janit, dashurisë së jetës së saj. Vajza nga Tirana ka nisur me kohë përgatitjet e ditës së madhe dhe është kujdesur vetë për çdo detaj. Përveç faktit që nusja është personazh i njohur, një tjetër e veçantë e kësaj dasme është çmimi. Joana dhe bashkëshorti i saj i ardhshëm Jani, kanë shpenzuar plot 100 mijë euro për ditën e martesës. Por nëse bazohemi tek shprehja e urtë “Dashuria nuk ka çmim”, për Joanën dhe Janin kjo shifër s’është asgjë. Madje ata i kanë shtuar edhe një muaj mjalti në Hawai. Anaidi, ju kujtohet?! Joana mezi e mban mend emrin e bashkëlojtarit të saj në “Big Brother”. Sigurisht, ai nuk është i ftuar në dasmë. Ndërkohë ne do të jemi duke pritur fotot e ceremonisë, për të parë më konkretisht, detajet e dasmës luksoze që Joana rrëfeu për suplementin “Summer Pages” të “Gazeta Shqiptare”. 
Joana, kemi mësuar se një pjesë të verës e kalove në Tiranë dhe në bregdetin shqiptar. Si shkuan ato ditë? 
Në fakt në Shqipëri nuk erdha në pushime, por për punë. Mirë shkuan por, të them të drejtën, më shumë u lodha sesa pushova. 
Si reagonin njerëzit kur të shihnin? Vazhdon të jesh po aq e famshme sa dikur?
Njerëzit gjithmonë më shohin me kureshtje dhe me vëmendje. Megjithëse ka përfunduar edicioni i shtatë i “Big Brother” dhe pritet të fillojë i 8-ti, akoma përmendet emri im. Përmendet për mirë, sigurisht (qesh)! 
Anaidin, e takove? Si ndihesh tani kur e shikon?
Po, Anaidin e takova në Fan Club, thjesht si një ish-banor i edicionit të “Big Brother 6”. Për më tej as nuk e di se çfarë bëhet me të. Nuk kam asnjë lloj kontakti me Anaidin. Si ndihem? Nuk ndjej asgjë (qesh)! S’kam bërë gjë që të ndjej për të. 
Ishte lojë, luajta me dinakëri, kënaqa publikun shqiptar dhe fitoren ia fala Anaidit. 
Kemi parë që vjen shpesh në Tiranë; ke shoqëri këtu?
Vij shpesh në Tiranë, sepse nuk e mohoj vendlindjen time dhe dy çatitë që kam në këtë qytet të cilat kanë nevojë për mua. Miqësi kam mjaftueshëm, por kam bërë dhe shumë seleksionime. Si për shembull: Klaudja Veseli, Bora Zemani, Katerina Shkëmbi dhe shumë të tjerë, të cilëve s’dua t’ua përmend emrat, se u bëj nder nëse i bëj persona publikë. Njerëz mosmirënjohës dhe bukëshkalë që nuk dinë çfarë është respekti dhe korrektësia në miqësi. Njerëz që dinë të luajnë vetëm lojën e kungulleshkës (qesh). 
Para ca kohësh hasëm edhe disa foto të tuat në plazh me Katerinën e “BB7”. Keni qenë mikesha?
Po, është e vërtetë, me Katerinën ishim mikesha. Tani nuk jemi më. Larg Katerinës! Ajo nuk i përket këtij planeti (qesh). Është një njeri që di vetëm të viktimizohet dhe shumë dembele. 
Me cilin prej personazheve të “Big Brother” ke ruajtur shoqërinë si dikur? Me cilin i ke ndërprerë marrëdhëniet dhe pse?
Vazhdoj të kem miqësi me Ilir Beqirin. Megjithëse brenda formatit ishim armiq të betuar, të dy e dinim që jashtë “Big Brother” do të ishim miq të mirë. Kam bërë miqësi edhe me Violetën dhe Enkelejdin, që ishin konkurrentë në edicionin e sivjetshëm. Vazhdoj ta kem shok edhe Dritan Zenunin e “BB5”, i cili është njeri shumë pozitiv dhe unë e vlerësoj shumë, sidomos për këshillat që më jep. Është mik i vërtetë! Një miqësi e fortë vazhdon edhe me Shpendin, një burrë me rregulla, karakterin e të cilit e vlerësoj maksimalisht. Siç e theksova dhe më herët, me Katerinën i ndërpreva urgjent marrëdhëniet sepse nuk më pëlqejnë njerëzit intrigantë e mashtrues. Në një kazan me të fus edhe Klaudia Veselin apo Bora Zemanin, të cilat i kam larguar prej vetes për të njëjtat arsye. Mendoj që Shqipëria duhet ta marrë vesh kush janë këta individë zhurmues, që lodhen duke u munduar ta shesin veten sa më bukur. Janë njerëz dembelë! 
Çfarë të kanë bërë këto vajza, që dikur ishin mikeshat e tua dhe tani i quan mashtruese?
Këta janë njerëz të cilët unë i kam mbajtur me bukë, me veshje, me paketa cigaresh dhe me të gjitha shpenzimet ditore nëpër lokale, restorante, pishina e hotele. Më vjen turp që po i përmend, por sinqerisht ata e mbushën kupën! Janë pikërisht këta njerëz që janë munduar të hedhin baltë mbi supet e mia dhe vazhdojnë akoma ta bëjnë. Prandaj edhe vendosa që për herë të parë të flas për ta në këtë intervistë, që ta mbyllin gojën përfundimisht! Të binden që Joana martohet dhe jeton në parajsën e saj! Thjesht dua të mos ma përmendin më emrin, por t’i bëjnë analizë vetes së tyre e të kuptojnë kush janë dhe çfarë po arrijnë në jetë! Këto femra në shtëpinë time kanë jetuar të gjitha, me dijeninë time dhe pa dijeninë time. Ndërkohë që unë isha brenda shtëpisë së “Big Brother”, ish-shoqja ime e ngushtë, Bora Zemani, së cilës i kisha lënë çelësat e shtëpisë, e shfrytëzoi atë pa dijeninë time duke futur edhe njerëz të tjerë. 
Kur doli lajmi për martesën tënde, kishte edhe nga ata që të gjykuan. Si je ndjerë?
Lajmi i martesës sime i habiti të gjithë, nuk e mohoj. Por asnjë nuk më gjykoi, përkundrazi, më komplimentuan. Sigurisht që kishte dhe nga ata të cilëve nuk iu bë qejfi. Çfarëdo që të mendojnë apo të thonë, unë jam shumë e lumtur për zgjedhjen time. 
Si ishte momenti i propozimit për martesë? The menjëherë ‘Po’ apo u mendove pak?
Momenti i propozimit ishte si në ëndërr, nuk e mendova dy herë. 
Datën e dasmës, e keni caktuar? Ku do të bëhet ceremonia? Cilat janë detajet?
Data e dasmës është vendosur në 7 shtator dhe do të bëhet në “Island Resort” në Greqi. Do të jetë një dasmë klas, ashtu siç më ka hije mua (qesh). Fustani është “Eli Saab”, si fustani i Sofia Loren. Është pikërisht ai që shihni në foto, por ende nuk ka përfunduar, e vesha sa për provë. E kam bërë me porosi, stil i vitit 1920. Ka kushtuar 11.700 euro, ndërsa velloja 680 euro. Si ky fustan ka vetëm 5 porosi në të gjithë botën. Këpucët janë “Christian Louboutin”, po ashtu të bëra me porosi enkas për mua. Si këto këpucë ka gjithsej 20 porosi në të gjithë botën dhe kanë kushtuar 1800 euro. Një herë martohet njeriu, çfarë do mbajmë mend përndryshe (qesh)?! 
Po pjesa tjetër, sa ka kushtuar?
Ja të bëj një llogari me përafërsi, se janë shumë. Përveç fustanit që ju tregova, është edhe një tjetër i gjithi i mbuluar me gurë “Swarovski” që kushton 3600 euro. Bizhutë e mia “Channel” dhe perlat bëjnë 2300 euro. 5 mijë euro është kisha bashkë me stolitë e saj. 2 mijë euro i merr prifti. 15 mijë euro ka kushtuar rezervimi i resortit, vetëm ambienti ndërsa stolimi i tij 6 mijë euro. Pijet do të jenë me porosi, pa limit, kurse vera dhe shampanja janë brenda kateringut bashkë me darkën, që është mish, peshk dhe sallata të ndryshme. Pastaj vetëm torta ime kushton 1200 euro, plus ëmbëlsira të tjera. Kateringu kushton 150 euro personi, dhe unë kam llogaritur deri në 300 të ftuar që të jem brenda. Makina “Mercedes Benz” e vitit 1920 është marrë me qira dhe kushton 4 mijë euro dita. Hoteli është nga 45 euro dhoma se pres shumë miq nga jashtë. Tani duhen mbledhur të gjitha me makinë llogaritëse. E zeza, më ranë flokët! Më pihet një cigare! (qesh) Si përfundim e gjithë dasma kushton rreth 100 mijë euro. 
Kush i ka paguar të gjitha këto?
Shpenzimet janë ndarë përgjysmë mes nuses dhe dhëndrit. 
Anaidin, do e ftosh në dasmë?
Jo, Anaidi nuk është i ftuar! 
Muajin e mjaltit, ku do e kaloni?
Për muajin e mjaltit do të shkojmë në Hawai. E meritojmë, në fund të fundit! Kemi sakrifikuar dhe kemi investuar për atë ditë. 
Po bebushi juaj i parë, kur do të vijë?
Bebushi i parë do të vijë sa më shpejt. 
Ndërkohë ti po punon në Athinë?
Për momentin e kam lënë punën, sepse jam e impenjuar me përgatitjet e dasmës. 
Keni në plan të ktheheni për të jetuar në Tiranë?
Nuk kemi plan për të jetuar në Tiranë, por nuk mohoj faktin që do bashkëpunoj për sa i përket biznesit të farmaceutikës. 
Joana, çfarë ka Jani më shumë se të tjerët, që nuk arrite kurrë të shkëputeshe prej tij? 
Është shumë mashkull, i vetmi që më mbush. Ideali im! S’ka dy si Jani! 

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1351 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Kalon në Komisionin për Arsim Projektligji për Provimin e Maturës, Nagavci: Evidentohet mundësia për të kopjuar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se nxënësit të së njëjtës klasë do të shpërndahen në Provimin e Maturës,...

Lajmet e Fundit