22 C
Prizren
E diel, 3 Gusht, 2025
Home Blog Page 7879

Kushtetuesja e harron rastin e gjyqtarit Kadri Kryeziu

0

Kadri KryeziuGjykata Kushtetuese e Kosovës, deri më tash është treguar e shpejt në interpretiminin e Kushtetutës në çështjet e ngritura nga institucionet. Kjo gjykatë në një afat rekord herën e fundit i është përgjigjur edhe pyetjeve të ngritura nga Presidentja Atifete Jahjaga, rreth mandatarit të Qeverisë së Kosovës. Por, me këtë shpejtësi nuk e ka zgjidhur rastin e gjyqtarit, Kadri Kryeziu.

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë ndonjë vendim për gjyqtarin Kadri Kyeziu. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në emisionin “Rubikon” të KTV-së, paralajmëroi se rasti i pjesëmarrjes së gjykatësit në fushatën parazgjedhore të PDK-së, Kadri Kryeziut, do të shqyrtohet më 22 qershor. Edhe pse është bërë një muaj nga ky premtim, Gjykata Kushtetuese ende nuk marrë asnjë vendim ndaj këtij rasti.

“Deklarata me shkrim e Kryeziut është marrë dhe ajo do të shqyrtohet me 22 qershor. Është ngritur Komisioni dhe do të hetohen rrethanat e rastit”, pati thënë Hasani.

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu është parë në fushatë të liderit të PDK-së, Hashim Thaçi në Prizren. Ai ka pranuar se ka marrë pjesë në tubim të PDK-së “si një qytetar i thjeshtë”.

Ndërkaq, partitë opozitare patën kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shkarkojnë, Kryeziun nga pozita e gjyqtarit./PrizrenPress.com/

Lajmërohet vajza e “zhdukur” në Suharekë

0

Dhuna-fizikeVajza e shpallur si e humbur në Suharekë, është lajmëruar në familjen e saj. Ajo ka deklaruar se me vetë-dëshirë është larguar nga shtëpia.

“ Është gjetur viktima e cila ishte e shpallur si e humbur. E njëjta ka deklaruar se me vetë-dëshirë është larguar nga shtëpia”, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit viktima pas intervistimit është liruar./PrizrenPress.com/

Në Suharekë arrestohen hajnat e kapakëve të pusetave

0

kapakuDy persona të mitur janë arrestuar nga Policia e Kosovës.Ata dyshohen për vjedhje të kapakëve të pusetave. Ata janë kapë në flagrancë në fshatin Bllacë të Suharekës.

“Policia ka kapur në flagrancë dy të dyshuar të moshës së mitur duke tentuar të vjedhin dy kapak të pusetave”, njofton Policia e Kosovës.

“Gjatë intervistimit dy të dyshuarit kanë deklaruar se një i dyshuar kishte shtyrë të kryejnë vjedhjen me qëllim që gjërat e vjedhura tij blej për vete”.

“Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale disa lidhëse të mbrojtëseve të autostradës, disa metra kabllo elektrike dhe dy fleks aparate”.

“Në konsultim me prokurorin i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit e mitur janë liruar në procedurë të rregullt”./PrizrenPress.com/

Ja çfarë vendimi mund të merr Gjykata Kushtetuese për lëndën e PDK’së

0

Enver Hasani-gjykata kushtetueseGjykata Kushtetuese, me vendimin e saj ndaj padisë së PDK’së, duket se vetëm sa do të shtojë paqartësinë dhe do ta zgjasë ngërçin politik në të cilin ndodhet vendi.

PDK ka çuar në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Kryeparlamentarit të ri, z. Isa Mustafa. Në lëndën e tyre, kjo parti i kërkon Gjykatës që të sqarojë nëse ishte e ligjshme zëvendësimi i Flora Brovinës dhe vetë zgjedhja e Mustafës.

Një burim i besueshme i Gazetës Express brenda Gjykatës Kushtetuese thotë se gjykatësit do të hedhin poshtë zevendësimi e zonjës Brovina, dhe me këtë i kthejnë procedurat në pikën zero.

“Kështu, ata nuk deklarojnë asgjë për zgjedhjen e z. Mustafa”, tha një burim i Gazetës Express.

Kështu, situata do të kthehet në fillim, bashkë me paqartësitë se kush është grupi më i madh parlamentar dhe se kush ka të drejtë ta propozojë kandidatin për Kryetar të Parlamentit.

Këtë situatë e parashikoi edhe juristi Dastid Pallaska, i cili mbrëmë në RTK tha se në këtë situatë duhet të ndërhyrë Presidentja, e cila sipas tij, duhet të dërgojë sërish pyetje në Gjykatë rreth asaj se kush është grupi më i madh parlamentar.

20 mijë aplikojnë për t’u bërë policë

0

Policia e KosovesNë Policinë e Kosovës, nuk thonë numrin e personave që do t’i bashkohen PK-së këtë vit, por njoftojnë se do të pranohen vetëm ata të cilët e gëzojnë listën meritore të rezultateve përfundimtare, e kjo fillimisht duhet të kalojë nëpër fazat e testimin me shkrim, atë të shkathtësive fizike, pastaj duhet t’i nënshtrohen intervistës duke vazhduar me testin mjekësor, atë psikologjik për të përfunduar në procedurat e verifikimit të së kaluarës së kandidatëve të cilët e kalojnë fazën testuese të gjitha këtyre testeve.
Ata thonë, se në këtë afat konkursi çdo gjë është shumë strikte dhe se nuk asnjë lloj parregullsie.
Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, thotë për KosovaPress, se i tërë procesi pritet të përfundojë në fund të muajit tetor ose në fillim të muajit nëntor të këtij viti për shkak të numrit të madh të atyre që kanë aplikuar.

”I tërë procesi planifikojmë të përfundojë diku ka fundi i muajit tetor apo në fillim të muajit nëntor. Kjo do të zgjatë për shkak se kemi 19734 aplikantë dhe kjo na bënë që kjo procedurë të zgjatet dhe të jetë strikte ashtu siç ne e kemi paraparë”, thotë ai.

Kelani thotë, se kanë caktuar me kohë komisionin përgjegjës i cili merret me të gjitha procedurat e nënshtrimit të testimeve dhe janë procedura strikte ku nuk ka asnjë tolerim dhe asnjë dyshim të mundësisë të ndonjë keqpërdorimi sa më të vogël.

Ai njofton, se të gjithë aplikantët do të kenë mundësi të njihen me rezultatet e tyre të çdo faze testuese.

“Mund të them që ky konkurs tani është në fazën e testimit, testit me shkrim, ku mund të them që janë paraqitur gjithsej 19,734 aplikantë e të cilët janë në fazën e dytë të nënshtrimit të testimit me shkrim ku do ta kenë edhe nesër ditën e tretë pra që planifikohet të përfundojë faza e testimit me shkrim. Pastaj vazhdohet nga testi me shkrim në procedurat e tjera të parapara me kritere të caktuara ku pas testit me shkrim është testi fizik apo i shkathtësive fizike më pastaj është intervista, pas intervistës është testi mjekësor, më pastaj vazhdohet me testin psikologjik dhe deri në përfundim të procedurave ku do të jetë faza përfundimtare e verifikimit të së kaluarës së kandidatëve që kalojnë fazën testuese të gjithë këtyre testeve”, thotë ai.

Sipas Kelanit, hapësirë kohore e menaxhimit të mirë i është dhënë çdo procesi, kjo sipas tij, në mënyrë që mos të behët asnjë lëshim i mundshëm dhe të gjithë aplikantët t’i gëzojnë të drejtat e tyre.

Por të drejtë aplikimi nuk kanë të gjithë. Për të qenë pjesë e konkursit për zyrtar policor, personi i cili aplikon nuk duhet të jetë i përfshirë në vepra të ndryshme penale dhe nuk duhet të jetë asnjë procedurë që është nën hetime.

Ai duhet të ketë shkollimin e mesëm dhe duhet të jetë shtetas i Republikës së Kosovës. Kështu, testi me shkrim për pranimin e zyrtarëve të rinj policor i filluar dje, ka vazhduar edhe sot pa ndonjë parregullsi, për të përfunduar kështu ditën e nesërme. Aktualisht pjesë e Policisë së Kosovës janë rreth tetë mijë zyrtar policor

Islami: Grabovci është dhelprak, dinak dhe njeri i nëntokës!

0

Islami-GrabovciAdem Grabovci nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se partia e tij është e interesuar për shtet dhe se pushtetin nuk e kanë mbi të gjitha. “PDK-ja nuk është e interesuar për pushtet, por për shtet”, ka theksuar Grabovci.

Por, këtë deklaratë të Grabovcit e ka komentuar analisti politik, Gazmend Islami, i cili thekson se, vetë mënyra se si e ka thënë z. Grabovci tregon për humorin e tij e që ka në këto prononcimet e tij për media.

“Për tu marrë me deklaratën e tij nuk ke sesi ta kalosh pa thënë skandalin e “Prontos” ku protagonisti kryesor është z. Grabovci, pra e gjithë kjo tregon sesa dhelprak, sesa dinak, sesa njeri i nëntokës është ai. Nëse i referohemi deklaratës së tij se “PDK-ja nuk është e interesuar për pushtet, por për shtet” kjo tregon më së mirë se deri ku mund të shkoj hipokrizia e tij, kur dihet që gjatë gjithë kësaj periudhe që kanë udhëhequr me shtetin këta prioritet e kanë pasur vetëm pushtetin dhe kurrë shtetin”, thotë Islami.

Islami për gazetën “Bota sot” thekson se, po të shihesh skandalet e njëpasnjëshme që kanë ndodhur me këtë qeveri kriminale atëherë mund ta kuptosh drejt deklaratën e Grabovcit.

“Deklaratat e tilla zakonisht bëhen për të rehabilituar humbjen qe janë duke e pësuar për çdo ditë e më shumë”, pohon Gazmend Islami.

Adem Grabovci kishte deklaruar se qytetarët mund ta bëjnë dallimin se kush janë bllokuesit që po bllokojnë të gjitha proceset zgjedhore dhe shtetin vetëm për të pasur pushtet.

“PDK-ja nuk është e interesuar për pushtet, por për shtet. Nuk është pushteti mbi të gjitha, por për ne është shteti. Ne jemi përcaktuar ta ndihmojmë procesin. Ky far blloku që ka ndodhë, po shihet qartë dhe besoj fuqishëm te çdo qytetarë i Kosovës se munda ta bëjë dallimin shumë hapur se kush janë bllokuesit të cilët janë në gjendje të bllokojnë të gjitha proceset, janë në gjendje ta bllokojnë shtetin për të pasur pushtet. Prandaj ne mendojmë të kundërtën”, shkruan Grabovci.

Vetëm 1 i lënduar ka mbetur në Spitalin e Nishit

0

Rudare-rrezohet autobusi48 nga 49 kosovarët e lënduar në aksidentin që ndodhi në Rudare të Kurshumlisë në Serbi janë kthyer në Kosovë, konfirmon për Radion Evropa e Lirë, Bashmir Xhemaj, këshilltari politik i Ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Sipas Xhemajt, mbrëmë vonë janë kthyer edhe 3 kosovarë nga Serbia me autoambulanca për shkak të lëndimeve pak më të rënda, ndërsa tani në Spitalin e Nishit ka mbetur i lënduari i fundit.

Jeta e kosovarit që ka mbetur në Spitalin e Nishit nuk është në rrezik, ndërsa sipas Bashmir Xhemajt, ai ka mundësi të kthehet sot në Kosovë pas një intervenimi të vogël kirurgjik.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm kur autobusi i Zhitia Turs ka dal nga rruga për arsye që ende nuk dihen saktë, duke lënduar të 49 pasagjerët që ishin në të.

E hëna- dita më e vështirë në jetën politike të Hashim Thaçit! Takimi i tij me Prokurorin Williamson- kurtoazi apo marrje në pyetje?

0

Thaci14-17aTashmë bëhen tri ditë që Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Kryeministri në ikje i Kosovës, Hashim Thaçi nuk është parë askund, nuk është prononcuar në media dhe nuk ka folur për zhvillimet politike në Kosovë. Bile edhe në mediumin e tij më të preferuar, në profilin e tij në Facebook, Thaçi nuk ka qenë fare aktiv. Fakti që PDK ka dorëzuar tashmë në Kushtetuese “lëndën” Mustafa nuk don të thotë aspak që kjo parti dhe sidomos liderët e saj më në krye me Thaçin e Veselin po merren vetëm me zhvillimet politike në vend.

Siç Gazeta Blic mëson nga rrethe të afërta me PDK-në në Prishtinë, tek Thaçi dhe Veseli por edhe liderë tjerë të kësaj partie sytë dhe çdo gjë është drejtuar nga mysafiri që nga Brukseli pritet që në Kosovë të mbërrijë sot dhe nesër edhe zyrtarisht të takohet me Hashim Thaçin. Do të jetë ky një takim kurtoazie apo Williamson do ta konfrontojë Thaçin me “gjetjet” e tij për më shumë se dy vite bazuar në Raportin e Dick Marty? Kjo është pyetja dhe dilema kryesore që nesër do të ketë opinioni në Kosovë. Dilemë kjo e cila Thaçin dhe rrethin e tij po e preokupon tash disa ditë. Saktësisht prejse në media ka “rrjedhur” lajmi që vizitori jo edhe aq i mirëseardhur do të takohet me Thaçin në zyren e tij.

“Mendoj që Thaçit do t’i duhet të dëgjojë gjëra bukur të pakëndshme në këtë takim”, i ka thënë Gazetës Blic një burim ndërkombëtar në Prishtinë.

“Williamson do ta konfrontojë atë në mënyrë direkte me gjëra të cilat në raportin e Z. Marty përmenden dhe për të cilat siç duket ekipi i tij tashmë ka argumente dhe dëshmitarë. Nuk e besoj që kanë të bëjnë me z.Thaçi perosnalisht. Me bashkëpunëtorë të tij të afërt gjithsesi”, i ka thënë i njejti burim Gazetës Blic.

Përndryshe kjo gazetë ka bërë të ditur javën e kaluar që Kosova do të tronditet nga aktakuzat që do të ngriten për krime lufte, korrupsion dhe krim të organizuar në fund të këtij muaji dhe gjatë Gushtit. Kjo do ngjajë bazuar në hetimet e Prokurorit Williamson dhe për shkakun që nga Shtatori Eulex-i do të fillojë të transferojë shumicën e kompetencave tek autoritetet vendore.

Williamson përndryshe do t’i prezantojë gjetjet e tij me datën 28 Korrik të këtij viti. Tash për tash supozohet që konferencën për shtyp ai do ta mbajë në Bruksel- edhepse kjo gjë ende nuk është e saktësuar pasi që ka vende dhe diplomatë që po “insistojnë” që ai këtë prezantim ta bëjë në Prishtinë.

Së shpejti hiti i premtuar, vjen Luana me Blunt dhe Real 1 (Foto)

0

Dj Blunt-Real 1-Vjollca1Dj Blunt dhe Real 1 po bëjnë gati një duet të bukur. Luana Vjollca ka bashkepunuar me djemtë nga Kosova, për të realizuar një duet, i cili sipas shumë gjasave mund të shndërrohet në një hit.

Kënga titullohet “Luanët” dhe nga fotot që ajo ka postuar në Instagram, nuk le vend për shumë koment.

 

Dj Blunt-Real 1-Vjollca2 Dj Blunt-Real 1-Vjollca3 Dj Blunt-Real 1-Vjollca

Nis transformimi i 70 qyteteve, Rama: Rilindje, shesheve ‘komuniste’

0

EdiRama-rilindje shesheve komunisteRikonstruksioni i sheshit qendror të Korçës është vetëm fillimi i një programi për transformin urban të 70 qyteteve të vendit, që ka nisur pikërisht nga Korça.

Projekti është prezantuar nga kreu i Qeverisë, Edi Rama, në sheshin që së fundi është bërë objekt debati ndërmjet PS-së dhe PD-së.

Kryeministri Rama theksoi se nga Korça nis një model i qëndrueshëm i një zhvillimi urban për vendin, njëherësh edhe fillimi i mbajtjes së zotimit për rilindjen urbane të Shqipërisë.

Fjalës së tij në këtë prezantim nuk i kanë munguar dhe akuzat ndaj qeverisë paraardhëse.

“Do të bëjmë për këto komunitete dhe zona urbane të vendit çfarë nuk është bërë 20 vjet me radhë.

Ne kemi vendosmërinë që brenda këtij mandati t’i sjellim qyteteve të vendit atë rilindje të madhe urbane, që u ka munguar për vite të tëra dhe t’i transformojmë këto sheshe të braktisura komuniste në sheshe të bashkëjetesës komunitare, në sheshe që i japin qyteteve tona atë sens bashkësie që kanë qytetet e Europës ku ne duam të integrohemi dhe në rrugë e në infrastrukturë urbane.

Qeveria e Tiranës nuk i ktheu sytë ndaj tyre dhe u harrua duke thërrmuar dhe shpërndarë paratë në segmente rrugore, që sot ose janë fshirë nga faqja e dheut për shkak të cilësisë së punimeve, ose kanë shumë pak përdorim.”- tha Rama në Korçë, transmeton Oranews.

Për PD-në, pas kësaj ndërhyrjeje, në këtë shesh në Korcë, fshihen interesa klienteliste të Qeverisë.