4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

20 mijë aplikojnë për t’u bërë policë

Policia e KosovesNë Policinë e Kosovës, nuk thonë numrin e personave që do t’i bashkohen PK-së këtë vit, por njoftojnë se do të pranohen vetëm ata të cilët e gëzojnë listën meritore të rezultateve përfundimtare, e kjo fillimisht duhet të kalojë nëpër fazat e testimin me shkrim, atë të shkathtësive fizike, pastaj duhet t’i nënshtrohen intervistës duke vazhduar me testin mjekësor, atë psikologjik për të përfunduar në procedurat e verifikimit të së kaluarës së kandidatëve të cilët e kalojnë fazën testuese të gjitha këtyre testeve.
Ata thonë, se në këtë afat konkursi çdo gjë është shumë strikte dhe se nuk asnjë lloj parregullsie.
Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, thotë për KosovaPress, se i tërë procesi pritet të përfundojë në fund të muajit tetor ose në fillim të muajit nëntor të këtij viti për shkak të numrit të madh të atyre që kanë aplikuar.

”I tërë procesi planifikojmë të përfundojë diku ka fundi i muajit tetor apo në fillim të muajit nëntor. Kjo do të zgjatë për shkak se kemi 19734 aplikantë dhe kjo na bënë që kjo procedurë të zgjatet dhe të jetë strikte ashtu siç ne e kemi paraparë”, thotë ai.

Kelani thotë, se kanë caktuar me kohë komisionin përgjegjës i cili merret me të gjitha procedurat e nënshtrimit të testimeve dhe janë procedura strikte ku nuk ka asnjë tolerim dhe asnjë dyshim të mundësisë të ndonjë keqpërdorimi sa më të vogël.

Ai njofton, se të gjithë aplikantët do të kenë mundësi të njihen me rezultatet e tyre të çdo faze testuese.

“Mund të them që ky konkurs tani është në fazën e testimit, testit me shkrim, ku mund të them që janë paraqitur gjithsej 19,734 aplikantë e të cilët janë në fazën e dytë të nënshtrimit të testimit me shkrim ku do ta kenë edhe nesër ditën e tretë pra që planifikohet të përfundojë faza e testimit me shkrim. Pastaj vazhdohet nga testi me shkrim në procedurat e tjera të parapara me kritere të caktuara ku pas testit me shkrim është testi fizik apo i shkathtësive fizike më pastaj është intervista, pas intervistës është testi mjekësor, më pastaj vazhdohet me testin psikologjik dhe deri në përfundim të procedurave ku do të jetë faza përfundimtare e verifikimit të së kaluarës së kandidatëve që kalojnë fazën testuese të gjithë këtyre testeve”, thotë ai.

Sipas Kelanit, hapësirë kohore e menaxhimit të mirë i është dhënë çdo procesi, kjo sipas tij, në mënyrë që mos të behët asnjë lëshim i mundshëm dhe të gjithë aplikantët t’i gëzojnë të drejtat e tyre.

Por të drejtë aplikimi nuk kanë të gjithë. Për të qenë pjesë e konkursit për zyrtar policor, personi i cili aplikon nuk duhet të jetë i përfshirë në vepra të ndryshme penale dhe nuk duhet të jetë asnjë procedurë që është nën hetime.

Ai duhet të ketë shkollimin e mesëm dhe duhet të jetë shtetas i Republikës së Kosovës. Kështu, testi me shkrim për pranimin e zyrtarëve të rinj policor i filluar dje, ka vazhduar edhe sot pa ndonjë parregullsi, për të përfunduar kështu ditën e nesërme. Aktualisht pjesë e Policisë së Kosovës janë rreth tetë mijë zyrtar policor

Më Shumë

Nagavci: Projektligji për tekstet shkollore përmirëson cilësinë e arsimit

Të premten në Komisionin për Arsim të Kuvendit të Kosovës është diskutuar për Projektligjin për tekste shkollore, të cilin është duke e kundërshtuar opozita. Madje,...

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

Ben Blushi Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më shumë frikë se...

Lajmet e Fundit