Nis transformimi i 70 qyteteve, Rama: Rilindje, shesheve ‘komuniste’

EdiRama-rilindje shesheve komunisteRikonstruksioni i sheshit qendror të Korçës është vetëm fillimi i një programi për transformin urban të 70 qyteteve të vendit, që ka nisur pikërisht nga Korça.

Projekti është prezantuar nga kreu i Qeverisë, Edi Rama, në sheshin që së fundi është bërë objekt debati ndërmjet PS-së dhe PD-së.

Kryeministri Rama theksoi se nga Korça nis një model i qëndrueshëm i një zhvillimi urban për vendin, njëherësh edhe fillimi i mbajtjes së zotimit për rilindjen urbane të Shqipërisë.

Fjalës së tij në këtë prezantim nuk i kanë munguar dhe akuzat ndaj qeverisë paraardhëse.

“Do të bëjmë për këto komunitete dhe zona urbane të vendit çfarë nuk është bërë 20 vjet me radhë.

Ne kemi vendosmërinë që brenda këtij mandati t’i sjellim qyteteve të vendit atë rilindje të madhe urbane, që u ka munguar për vite të tëra dhe t’i transformojmë këto sheshe të braktisura komuniste në sheshe të bashkëjetesës komunitare, në sheshe që i japin qyteteve tona atë sens bashkësie që kanë qytetet e Europës ku ne duam të integrohemi dhe në rrugë e në infrastrukturë urbane.

Qeveria e Tiranës nuk i ktheu sytë ndaj tyre dhe u harrua duke thërrmuar dhe shpërndarë paratë në segmente rrugore, që sot ose janë fshirë nga faqja e dheut për shkak të cilësisë së punimeve, ose kanë shumë pak përdorim.”- tha Rama në Korçë, transmeton Oranews.

Për PD-në, pas kësaj ndërhyrjeje, në këtë shesh në Korcë, fshihen interesa klienteliste të Qeverisë.

Më Shumë

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Arrestohet një person në rrugën Restelicë–Strezimir , policia i gjen thikë dhe sprej

Një person është arrestuar më 26.05.2026 rreth orës 10:30 në rrugën Restelicë – Strezimir, nën dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të...

Lajmet e Fundit