24.6 C
Prizren
E enjte, 31 Korrik, 2025
Home Blog Page 7884

50-vjeçarja Elle Macpherson vazhdon të befasojë me linjat seksi

0

elleAjo ekspozoi trupin e saj të mrekullueshëm me një foto një ditë më parë.

Por, Elle Macpherson vazhdon të befasojë.

E mbiquajtura “Thë Body” është fotografuar sërish me bikini në një jaht, ndërsa është duke pushuar në Sardenja me të shoqin.

Edhe pse 50 vjeç, Elle nuk ka asnjë shenjë pleqërie dhe trupi i saj është i denjë për një vajzë të re.

elle

 

Haliti: Nuk po kërkojmë sqarim nga Kushtetuesja por pezullim të procedurës së zgjedhjes së kryeparlamentarit

0

XhavitHaliti-pdkPartia Demokratike e Kosovës kërkon nga Gjykata Kushtetuese që të sqarojë se a ka pasur shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe procedurave në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku është zgjedhur kryeparlamentar Isa Mustafa. Andaj ne po kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që të pezullohet kjo procedurë e zgjedhjes së kryeparlamentarit.

Kështu pohoi nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, nga e cila PDK po kërkon opinionin e saj lidhur me seancën e djeshme, për të cilën ata mendojnë se ka pasur shkelje të procedurave, raporton kosovapress.

“PDK mendon se procedurat janë shkelë. Ka pasur shkelje të njëpasnjëshme. Kemi kërkuar që të pezullohet kjo procedurë. Nga Gjykata Kushtetuese nuk kemi kërkuar sqarim”, tha ai.

Ndërsa Haliti tha se grupi më i madh parlamentar është ai që i ka fituar zgjedhjet e certifikuara nga KQZ.

“Ne e dimë që janë krijuar grupe dhe kanë krijuar grupe të përbashkëta, por këto nuk janë të legjitimuara”, tha ai.

PDK deponon lëndën në Gjykatën Kushtetuese

0

memliiAnëtari i Kryesisë së PDK’së, Xhavit Haliti, e ka dorëzuar sot lëndën e PDK’së në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar nëse seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës është mbajtur në përputhshmëri me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Parlamentit.

Haliti bashkë me Nënkryetarin e PDK’së, Memli Krasniqi, pas dorëzimit të lëndës në Gjykatë, kanë thënë se presin që vendimet e marra në seancën konstituive të anulohen pasi ato janë marrë duke shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.

Ndryshe, dje, në Kuvendin e Kosovës është zgjedhur Kryetar i Kuvendit, Isa Mustafa, derisa PDK s’ka qëndruar në sallë kur është votuar për Kryeparlamentrin.

Në fakt, PDK nuk e ka njohur kryetarin e ri të Kuvendit dhe as Grupin më të madh parlamentar i krijuar pas zgjedhjeve nacionale.

Arrestohen tre persona në Prizren

0

arrestimi 2Tre persona janë arrestua në Prizren. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore, Departamenti për të mitur është arrestuar një i mitur mashkull K-Shqiptar dhe të njëjti është dërguar në qendrën korrektuese në Lipjan”,njofton Policia e Kosovës.

“ Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi bën pagesën e përcaktuar nga gjykata është liruar”.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti pasi bën pagesën e përcaktuar nga gjykata lirohet”./PrizrenPress.com/

Katastrofa e paralajmëruar e një lufte pa kontrollë

0

aroplani i rrezuar shbaMarrëdhëniet e ngrira Obama-Putin. Dyshimet mbi rusët, që sjellin në kujtesë që nga atentatet në ish hapësirën sovjetike, deri tek aksidenti ajror ku gjeti vdekjen presidenti polak.

Një provokim kriminal, ndërkohë që poshtë në tokë armëpushimet nuk kanë efekt, një gabim i mbrojtjeve të kundërvëna ajrore, apo një zell i tepruar i një oficeri që mbikëqyr raketat?

Akuzat janë reciproke, dhe katastrofa ka marrë menjëherë një dimension diplomatik me një kontakt të menjëhershëm mes Putinit dhe Obamës, të cilët i kanë reduktuar në maksimum marrëdhëniet në lidhje me dosjen shumë të paqartë dhe të diskutueshme “Ukraina”.

Marrëdhënie që janë ftohur e madhe janë ngrirë prej mosbesimit, me akuza për ndërhyrje reciproke në një hapësirë gjeostrategjike me voltazh të lartë.

Akuzat

Avioni 777-200 Malaysian rrugës nga Amsterdami për në Kuala Lumpur ishte zhdukur nga radarët e kontrollit ajror të Kievit, ndërkohë që fluturonte në 10 mijë metra lartësi, mbi lagjen e Shakhtarsk, një prej pikave më të nxehta të revoltës filoruse që ka ndezur Ukrainën lindore.

Mbetjet e avionit të madh ranë e u shpërndanë në një perimetër 15 kilometra.

Asnjë prej 300 personave në bord nuk mund të shpëtonte.

Deri tani, Moska nuk e përmend hipotezën e atentatit, megjithëse në të kaluarën, për disa katastrofa në qiej që kanë ndodhur në brendësi të hapësirës ajrore ish sovjetike, janë fajësuar fundamentalistët vetëvrasës.

Por jo vetëm kaq. Prej shumë kohësh, në mjediset më antirusë të Varshavës janë përpjekur të fajësojnë 007-at e Moskës për rrëzimin e Tupolevit polak, në bordin e të cilit ndodhet presidenti i atëhershëm Lech Kaczynski dhe të gjithë shoqëruesit e tij, që ishin nisur për në ceremoninë përkujtimore të viktimave që ishin masakruar në 1941 nga policia e fshehtë e Stalinit, pranë pyllit të Katinit.

Një hetim i mëvonshëm konkludoi se kishte qenë një gabim i komandantit, i cili kishte nënvlerësuar kushtet e pamjes në fazën e afrimit me pistën.

Megjithëse me akuza të forta reciproke, si Moska, edhe Kievi pranojnë se ka qenë një raketë që ka bërë pluhur e hi avionin.

Jo një nga ato me rreze të shkurtër që janë projektuar për të ndalur kolonat e tankeve apo të transportit.

Mbrojtje strategjike

Ka qenë një raketë për mbrojtjen strategjike në lartësi të mëdha, në gjendje të “ndriçohet” me radarë me rreze të gjatë dhe të godasë objektiva deri në 13 mijë metra lartësi, e cila është lartësia e bombarduesve bërthamorë.

Bëhet fjalë për një raketë të tipikt Buk, kodi i NATO-s SA-11 “Gadfly”, transportuar prej lëshuesve të katërfishtë, montuar në platformat në pista.

Sipas komandantëve ukrainas, në javët e fundit rusët kanë afruar instalime të tillë pranë kufirit me territoret e atyre që kërkojnë shkëputjen, por këta mohojnë të kenë armë të tilla.

Megjithëse edhe Ukraina ka trashëguar nga BRSS sisteme Buk, rebelët pohojnë se avioni malajzian është rrëzuar prej një avioni gjuajtës me ngjyrat e flamurit të Kievit, për të shkaktuar një incident të madh ndërkombëtar e për t’ia hedhur të gjithë fajin Moskës.

Prej shumë kohësh Ukraina është e shkatërruar nga një luftë civile mes ekstremistëve të gatshëm të bëjnë gjithçka, teksa arsenalët e vjetër (por edhe të rinj), i kanë gjithmonë e më shumë në duart e tyre.

Nuk duhen shumë dollarë për të blerë rojet dhe oficerët e tyre. Kur digjej Jugosllavia, u krijua menjëherë “zona e ndalim fluturimit”.

Asnjë fluturim civil nuk lejohej, përveç atyre humanitarë që megjithatë paraqisnin një rrezik shumë të lartë.

Në fakt, me një ndjesi supersticioni, quheshin “Maybe Airlines” (Linja Ajrore Ndoshta). /Il Messaggero/bota.al/

Ja tre kandidatët për pasardhës të Eqrem Kryeziut në Prizren

0

Eqrem KryeziuuJanë të paktën tre kandidatë të mundshëm për kryetar të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizen. Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic brenda degës së LDK-së në Prizren. “Haxhi Avdyli, Xhavit Ukaj e Ridvan Hoxha, janë tre emrat që deri më tash shihen si kandidatët më të mundshëm për të marrë nën drejtim degën e partisë në Prizren”, ka thënë ky burim.
Sipas këtyre burimeve, emri më i preferuari për të marrë nën drejtim degën e LDK-së është Haxhi Avdyli, i cili është pjesë e ekipit të ekspertëve të shëndetësisë së LDK-së. “Avdyli ka përkrahjen e nëndegëve dhe është një emër kompromisi për të gjithë. Pra, pos nëndegëve, për Avdylin do të mund të votonin edhe njerëzit e Eqrem Kryeziut”, ka thënë ky burim.
Ndërkohë, Gazeta Blic ka bërë përpjekje që të kontaktoj me Avdylin, mirëpo kontakti ka qenë i pamundur. Megjithatë, ai para disa ditësh ka thënë për medie se nëse e kërkon anëtarësia, ai edhe do t’i hyj garës për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren.

Ndërkaq, kandidati tjetër për kryetar të Degës së LDK-së, Xhavit Ukaj e ka konfirmuar për Gazetën Blic se ai do t’i hyj garës për kryetar të degës. Ukaj ka bërë të ditur se pos tij, janë edhe dy- tre kandidatë të tjerë që pretendojnë ta marrin postin e të parit të degës.

“Zgjedhjet zyrtarisht fillojnë më 1 shtator. Përgatitjet tashmë kanë filluar. Jemi tre – katër kandidatë që synojmë të marrim postin e të parit të degës së partisë”, ka thënë Ukaj.

Dega e LDK-së në Prizren për disa vjet me radhë është udhëhequr nga Eqrem Kryeziu, i cili në zgjedhjet e fundit lokale dhe ato parlamentare dështoi keq, duke humbur një herë nga Ramdan Muja, për të humbur pastaj edhe si deputet. Pas humbjes së 8 qershorit, ai dha dorëheqje nga kryetari i degës dhe nga të gjitha funksionet që ka bartur deri atëherë në LDK. Gazeta Blic

Vazhdojnë takimet LDK-AAK-NISMA

0

blloku opozitarLideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën, kanë vazhduar konsultimet edhe sot.

Pas seancës së djeshme, ata u panë më të relaksuar në njërën nga kafiterit në kryeqytet. /KP/

SHBA: Të shmangen fluturimet mbi Ukrainën Lindore

0

wtAdministrata e Aviacionit Federal (FAA) e Shteteve të Bashkuara e ka publikuaar një urdhër me të cilin aeroplanëve amerikanë u ndalohet që të fluturojnë mbi pjesën lindore të Ukrainës, pas përplasjes së aeroplanit të Malajzisë në atë hapësirë.

Duke i cituar “ngjarjet aktuale dhe potencialin për vazhdimin e aktiviteteve të rrezikshme”, kjo administratë tha se në hapësirën e ndaluar përfshihen rajonet fluturuese Simferopol dhe Dnepropetrovsk.
Sipas FAA-së, me këtë urdhër “zgjerohet ndalimi i operacioneve të fluturimeve të Shteteve të

Bashkuara, i publikuar në muajin prill, mbi rajonin Krime në Ukrainë dhe hapësirat e afërta të Detit të Zi dhe Detit Azov”.

Poashtu, disa kompani ndërkombëtare i kanë shpallur planet e tyre për shmangien e fluturimit mbi hapësirën ajrore të Ukrainës.

Gjendet edhe “ kutia e zezë” dytë e aeroplanit të rrëzuar në Ukrainë

0

aroplani i rrezuar shbaPunëtorët e shërbimeve të emergjencës në vendin ku është rrëzuar aeroplani i udhëtarëve i Malajzisë, në pjesën lindore të Ukrainës, e kanë gjetur edhe “kutinë e zezë” të dytë, e cila regjistron të dhënat që mund të ndihmojnë në përcaktimin se çka ka ndodhur gjatë momenteve të fundit në aeroplan, raporton Evropa e Lirë.

Ndërkaq, luftëtarët separatistë prorusë, që e kanë nën kontroll vendin e rrëzimit, thonë se mbrëmë e kanë gjetur “kutinë e zezë” të parë dhe e kanë dërguar në Moskë.

Nga rrëzimi i aeroplanit të avio-kompanisë malaziase “Malysia Airlines”, në pjesën lindore të Ukrainës, kanë vdekur të 295 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit.

Separatistët prorusë kanë premtuar se hetuesve ndërkombëtarë do tu lejohet qasja në vendin e rrëzimit. Por, nuk është e qarrtë se çka do të ndodhë me “kutinë e zezë” të dytë. (Rel).

Mandatari mbetet pezull

0

Atifete jahjagaEnde nuk dihet nëse Presidentja Atifete Jahjaga do ta dërgojë në Kuvend emrin e mandatarit për krijimin e Qeverisë, apo do ta presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas kërkesës së PDK’së, për interpretimin e mënyrës së zgjedhjes së Isa Mustafës si Kryeparlamentar, raporton Kosovapress.

PDK tanimë ka vendosur që të kërkojë sqarime nga Gjykata Kushtetuese rreth kësaj çështje.

Këshilltari i Presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu, ka thënë për KosovaPress, se e para e vendit do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për caktimin e mandatarit për Kryeministër, por në të njëjtën kohë edhe të drejtën e secilit subjekt politik që mund të kërkojë interpretime dhe sqarime ligjore nga Gjykata Kushtetuese, për seancën e djeshme.

“Presidentja Jahjaga, përveç zbatimit te kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, do të respektojë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për caktimin e mandatarit për Kryeministër, por gjithsesi se do të respektojë edhe të drejtën e secilit subjekt politik që mund të kërkojë interpretime dhe sqarime ligjore që mund të ngritën për çështjen e seancës së Kuvendit”,ka deklaruar Vllahiu.