3.8 C
Prizren
E martë, 28 Mars, 2023

Haliti: Nuk po kërkojmë sqarim nga Kushtetuesja por pezullim të procedurës së zgjedhjes së kryeparlamentarit

XhavitHaliti-pdkPartia Demokratike e Kosovës kërkon nga Gjykata Kushtetuese që të sqarojë se a ka pasur shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe procedurave në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku është zgjedhur kryeparlamentar Isa Mustafa. Andaj ne po kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që të pezullohet kjo procedurë e zgjedhjes së kryeparlamentarit.

Kështu pohoi nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, nga e cila PDK po kërkon opinionin e saj lidhur me seancën e djeshme, për të cilën ata mendojnë se ka pasur shkelje të procedurave, raporton kosovapress.

“PDK mendon se procedurat janë shkelë. Ka pasur shkelje të njëpasnjëshme. Kemi kërkuar që të pezullohet kjo procedurë. Nga Gjykata Kushtetuese nuk kemi kërkuar sqarim”, tha ai.

Ndërsa Haliti tha se grupi më i madh parlamentar është ai që i ka fituar zgjedhjet e certifikuara nga KQZ.

“Ne e dimë që janë krijuar grupe dhe kanë krijuar grupe të përbashkëta, por këto nuk janë të legjitimuara”, tha ai.

Më Shumë

Erdogan falënderon Kosovën për ndihmën e dhënë gjatë tërmetit

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i ka shkruar presidentes së Kosovës Vjosa Osmani. Erdogan përmes një letre e ka falënderuar Osmanin, për ndihmën e...

“Nuk kemi shenja të të pagjeturve”, në Rahovec përkujtohen masakrat e regjimit serb një ditë pas hyrjes së NATO-s

Rahoveci ka shënuar sot përvjetorin e masakrave të ndodhura në disa fshatra të saj. Në Brestoc në 24-vjetorin e tyre, u kujtuan 5 dëshmorët...

Lajmet e Fundit