2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Katastrofa e paralajmëruar e një lufte pa kontrollë

aroplani i rrezuar shbaMarrëdhëniet e ngrira Obama-Putin. Dyshimet mbi rusët, që sjellin në kujtesë që nga atentatet në ish hapësirën sovjetike, deri tek aksidenti ajror ku gjeti vdekjen presidenti polak.

Një provokim kriminal, ndërkohë që poshtë në tokë armëpushimet nuk kanë efekt, një gabim i mbrojtjeve të kundërvëna ajrore, apo një zell i tepruar i një oficeri që mbikëqyr raketat?

Akuzat janë reciproke, dhe katastrofa ka marrë menjëherë një dimension diplomatik me një kontakt të menjëhershëm mes Putinit dhe Obamës, të cilët i kanë reduktuar në maksimum marrëdhëniet në lidhje me dosjen shumë të paqartë dhe të diskutueshme “Ukraina”.

Marrëdhënie që janë ftohur e madhe janë ngrirë prej mosbesimit, me akuza për ndërhyrje reciproke në një hapësirë gjeostrategjike me voltazh të lartë.

Akuzat

Avioni 777-200 Malaysian rrugës nga Amsterdami për në Kuala Lumpur ishte zhdukur nga radarët e kontrollit ajror të Kievit, ndërkohë që fluturonte në 10 mijë metra lartësi, mbi lagjen e Shakhtarsk, një prej pikave më të nxehta të revoltës filoruse që ka ndezur Ukrainën lindore.

Mbetjet e avionit të madh ranë e u shpërndanë në një perimetër 15 kilometra.

Asnjë prej 300 personave në bord nuk mund të shpëtonte.

Deri tani, Moska nuk e përmend hipotezën e atentatit, megjithëse në të kaluarën, për disa katastrofa në qiej që kanë ndodhur në brendësi të hapësirës ajrore ish sovjetike, janë fajësuar fundamentalistët vetëvrasës.

Por jo vetëm kaq. Prej shumë kohësh, në mjediset më antirusë të Varshavës janë përpjekur të fajësojnë 007-at e Moskës për rrëzimin e Tupolevit polak, në bordin e të cilit ndodhet presidenti i atëhershëm Lech Kaczynski dhe të gjithë shoqëruesit e tij, që ishin nisur për në ceremoninë përkujtimore të viktimave që ishin masakruar në 1941 nga policia e fshehtë e Stalinit, pranë pyllit të Katinit.

Një hetim i mëvonshëm konkludoi se kishte qenë një gabim i komandantit, i cili kishte nënvlerësuar kushtet e pamjes në fazën e afrimit me pistën.

Megjithëse me akuza të forta reciproke, si Moska, edhe Kievi pranojnë se ka qenë një raketë që ka bërë pluhur e hi avionin.

Jo një nga ato me rreze të shkurtër që janë projektuar për të ndalur kolonat e tankeve apo të transportit.

Mbrojtje strategjike

Ka qenë një raketë për mbrojtjen strategjike në lartësi të mëdha, në gjendje të “ndriçohet” me radarë me rreze të gjatë dhe të godasë objektiva deri në 13 mijë metra lartësi, e cila është lartësia e bombarduesve bërthamorë.

Bëhet fjalë për një raketë të tipikt Buk, kodi i NATO-s SA-11 “Gadfly”, transportuar prej lëshuesve të katërfishtë, montuar në platformat në pista.

Sipas komandantëve ukrainas, në javët e fundit rusët kanë afruar instalime të tillë pranë kufirit me territoret e atyre që kërkojnë shkëputjen, por këta mohojnë të kenë armë të tilla.

Megjithëse edhe Ukraina ka trashëguar nga BRSS sisteme Buk, rebelët pohojnë se avioni malajzian është rrëzuar prej një avioni gjuajtës me ngjyrat e flamurit të Kievit, për të shkaktuar një incident të madh ndërkombëtar e për t’ia hedhur të gjithë fajin Moskës.

Prej shumë kohësh Ukraina është e shkatërruar nga një luftë civile mes ekstremistëve të gatshëm të bëjnë gjithçka, teksa arsenalët e vjetër (por edhe të rinj), i kanë gjithmonë e më shumë në duart e tyre.

Nuk duhen shumë dollarë për të blerë rojet dhe oficerët e tyre. Kur digjej Jugosllavia, u krijua menjëherë “zona e ndalim fluturimit”.

Asnjë fluturim civil nuk lejohej, përveç atyre humanitarë që megjithatë paraqisnin një rrezik shumë të lartë.

Në fakt, me një ndjesi supersticioni, quheshin “Maybe Airlines” (Linja Ajrore Ndoshta). /Il Messaggero/bota.al/

Më Shumë

Zbulohet emri i vajzës së Luizit dhe Kiarës, ja detaji që nuk u shpëtoi fansave

Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzanisë, ndërsa ditën e djeshme çifti...

Prizren, arrestohen 2 persona sulmuan zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që ata kishin sulmuar zyrtarët policorë. Njëri nga të dyshuarit është dërguar...

Lajmet e Fundit