14.3 C
Prizren
E diel, 24 Gusht, 2025
Home Blog Page 7892

Muharrem Dardha: Ja kush ishte e dashura e Kadaresë

0

IsmailKadare6-30Gazetari dhe publicisti Muharrem Dardha vjen me një opinion për historinë e dashurisë rinore të Kadaresë, përshkruar në dy libra: “Dashuria e Mimozëz” shkru-ar nga Nasho Jorgaqi dhe “Mjegullat e Tiranës” të autorit të njohur. Dardha rrëfen si u prit novela e Jorgaqit nga publiku i gjerë por edhe nga personazhi kryesor, mbetur deri më sot anonim… Sot, kur kanë kaluar pothuaj pesë dekada, një debat publik i shoqëron dy botimet duke ngjallur edhe më shumë interes për ta. Të dielën “GSH” botoi një letër të hapur të Jorgaqit për Kadarenë, ku i pari i shprehte keqardhje të dytit, pse i kishte fyer romanin. Me pas “GSH” botoi pjesë nga libri i Kadaresë, ku ai tregonte pse është romani i parë i tij dhe si e shkroi atë, ndërsa dje, Bujar Hudhri, botues i shkrimtarit të nominuar për Nobel, ku argumentonte se “Mjegullat…” Kadare e shkroi më 1958 dhe së fundmi siç thotë Jorgaqi.

Teksa lexoja letrën e hapur që shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë shqipe, Nasho Jorgaqi i bënte shkrimtarit të madh Ismail Kadare, botuar në “Gazeta Shqiptare” ditën e diel, 20 korrik, nuk di pse u mbusha me një keqardhje, por njëkohësisht m’u kujtua një detaj nga jeta ime në shkollën e mesme, që më ka mbetur i ngjizur fort në kujtesë. Ndjeva keqardhje, sepse në rreshtat e kësaj letre dallova prekjen dhe pezmin deri në ofendim që kishte ngërthyer Nasho Jorgaqin nga shoku i rinisë së tij studentore, por edhe më vonë, Ismail Kadare. Sipas Nasho Jorgaqit, në parathënien e romanit të tij më të fundit “Mjegullat e Tiranës”, Kadare, duke iu referuar novelës së tij “Dashuria e Mimozës”, shkruar këtu e 50 e ca vite më parë, jo vetëm që ia kishte nënvlerësuar deri në përçmim vlerat asaj, por nuk kishte denjuar as edhe t’i përmendte emrin atij. Në subjektin e kësaj novele ishte sjellë dashuria e Kadaresë me një shoqen e tij studente, në mesin e viteve ‘50 të shekullit të shkuar. Për hir të së vërtetës, kjo novelë asokohe është pritur me shumë interes, sidomos nga brezi i ri…

Dhe tani diçka për detajin e risjellë në kujtesë. Mund të ketë qenë fundi i vitit të parë në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”, kur një ditë në orën e studimit, i ulur andej nga fundi i klasës, një shoku ynë po lexonte pikërisht novelën “Dashuria e Mimozës” të Nasho Jorgaqit. E vërteta është se ky libër në atë kohë (viti 1965) ishte vështirë të gjendej, aq më tepër në shkollën tonë. Dhe kjo sepse personazhi i vërtetë kryesor i kësaj novele ishte një nga mësueset tona të Gjuhë-Letërsisë, një grua tepër simpatike, me një fytyrë engjëllore, por edhe shumë fisnike.

Ne kishim dëgjuar për këtë fakt nga paraardhësit tanë dhe libri qarkullonte gati si i ndaluar në shkollë. Pikërisht në këtë moment mësuesja jonë u gjend pranë tij dhe pa e ditur se çfarë po lexonte ia rrëmbeu nga duart librin dhe largohet duke e futur në çantën e saj. Ishte vërtet një situatë e rëndë. Të nesërmen, ajo e thirri në kabinetin e saj dhe duke i zgjatur librin i kishte thënë: “Në orën e mësimit nuk duhet të lexosh libra. Merre dhe mos e përsërit më”… “Kaq më tha”, na tregoi atëherë shoku ynë, ndërsa në fytyrën e mësueses kishte dalluar mirë një përskuqje të lehtë…

Duke treguar këtë detaj, dua të nënvizoj se novela “Dashuria e Mimozës” në ato vite, për ne brezin adoleshent që po rriteshim në një mjedis që sa vinte e bëhej më i mbyllur e më represiv, të etur për të lexuar letërsi erotike, ishte mjaft e kërkuar dhe nuk di pse dua ta krahasoj me “Lulet e mollës” të Gollsuorthit, apo me “24 orë nga jeta e një gruaje” apo “Letra e një të panjohure” të Cvajgut, të cilat i kërkonim me aq zell e dashuri dhe po me kaq zell i përpinim së lexuari kur na binin në dorë. Natyrisht, krahasimi që përdor ka doza hiperbolizimi, por asokohe, kur thuajse ishte tabu të shkruaje për dashurinë, novela e Jorgaqit erdhi si një dritë shprese në qiellin gri të letërsisë shqiptare… Kjo është e vërteta dhe këtu besoj se shpreh diçka që del më shumë se nga vetja ime.

Nuk dua të futem në çështje të tjera që ngërthen letra e hapur e Nasho Jorgaqit, aq më tepër në ato që lidhen me njohjen dhe shoqërinë e vjetër të tyre apo me detaje të tjera që mund të gjesh në këtë letër, por një gjë dua ta shpreh. Ismail Kadare na ka sjellë një roman të ri, që ka në qendër të subjektit të saj një dashuri të shkrimtarit me një vajzë në vitet e jetës studentore. Pikërisht bazuar në këtë lidhje dashurore ne kemi lexuar dikur një novelë të Nasho Jorgaqit që, s’kam përse të mos e them, e kërkonim si me qiri. Sipas Kadaresë, ro-mani i tij është shkruar pikërisht në pranverën e vitit 1958, por në kuadratin e një novele me titull “Dashuria e dytë”, të cilin sipas botuesit Bujar Hudhri, shkrim-tari e ruante dorë-shkrim në arkivin e tij. Natyrshëm, gjithkush mund të pyesë: përse romani i tij i parë të presë kaq gjatë në pluhurin e arkivit dhe të botohet si vepra e fundit e tij, aq më tepër kur vetë shkrimtari ka pohuar pak vite më parë se nuk do të shkruajë më letërsi artistike?

Po fakti tjetër që na kujton Nasho Jorgaqi, se ky libër ndryshon shumë në stilin e të shkruarit me romanin “Qyteti pa reklama”, që dihet se është shkruar pikërisht në atë periudhë? Pra dy vepra, të një gjinie, të shkruara pothuajse në të njëjtën kohë, paraqesin kontraste të forta në realizimin e tyre artistik!? Gjithsesi, edhe në këtë hamendësim mund të ketë subjektivizëm dhe nuk mund të thuash se kjo është kështu dhe se luan topi. Por ajo për të cilën mua më vjen keq dhe ndihem ngushtë është fakti që, pse shkrimtari ynë i nderuar të flasë me këtë gjuhë për një mikun e tij të kahershëm, të përbuz me kaq arrogancë një vepër të tij të dikurshme, që për kohën kur është shkruar dhe botuar, e pranon apo jo Kadare, ishte një libër që kërkohej dhe përpihej nga lexuesit e rinj…

Pastaj, ne brezi i ri i viteve ‘60 -‘70, që jetonim apo arsi-moheshim në Tiranë, kishim prirjen të mësonim më shumë për jetën dhe kri-jimtarinë e shkrim-tarëve tanë të asaj periudhe, sidomos për disa talente që kishin shpërthyer, siç ishte Kadare, Agolli, Arapi, Koreshi e më pas Bilal Xhaferi, Faik Ballanca, por edhe disa të tjerë më të vjetër, si Petro Marko, Jakov Xoxe, por edhe Nasho Jorgaqi e ndonjë tjetër. Dinim, bie fjala, se Nasho Jorgaqi ishte një ndër shokët e afërt të Kadaresë (ndryshe si mund të shkruante një novelë për të). I shikonim me dashuri dhe ndiheshim krenarë për këta krijues të rinj. Ndërsa tani, kur jo vetëm ata, por edhe ne brezi pas tyre jemi thinjur, na vjen keq kur dëgjojmë, madje edhe publikisht, mes tyre të lindin apo të shfaqen rezerva apo akumulime të vjetra, që në fund të fundit nuk kanë asnjë interes dhe vlerë. Pavarësisht se jeta evoluon në vazhdimësi dhe njerëzit natyrisht që ndryshojnë, në fund të fundit disa gjëra mbeten të shenjta, ndër të cilat me patjetër që futet jeta dhe shoqëria e viteve të rinisë…

Në këtë kontekst, gjykoj se profesori i nderuar Nasho Jorgaqi, i cili për rreth tri dekada rresht punoi si pedagog i letërsisë shqipe në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë të Universitetit të Tiranës, që ka mësuar dhe edukuar breza të tërë mësuesish, poetësh dhe shkrimtarësh që i erdhën ndër vite vendit tonë, që ka shkruar vetë jo pak vepra jo vetëm letrare, por edhe studimore dhe kritike, publicistikë dhe memoristikë, skenarë filmash etj., duhet të jetë ndjerë i fyer nga qëndrimi i mikut të tij të rinisë dhe shkroi këtë letër të hapur.

Ismail Kadare është dhe do të jetë në krye të altarit të letërsisë shqiptare, të paktën nga gjysma e shekullit XX e këndej, por edhe Nasho Jorgaqi ka krijuar staturën dhe vendin e tij të pamohueshëm. Romanin që ka botuar së fundmi Kadare, nuk ia cenon aspak një novelë që është shkruar vite më parë nga dikush tjetër dhe që, për fat të keq apo të mirë qoftë, trajton të njëjtën histori dashurie. Personalisht Nasho Jorgaqin nuk e njoh nga afër, as ai nuk më njeh mua, por si person publik që ka qenë prej disa dekadash, kam nderim dhe vlerësim të veçantë.

Ai nuk është aspak përfaqësues i nostalgjikëve të së shkuarës komuniste, aq më tepër një “yes sir!” e atij regjimi, siç po përpiqen ta paraqesin këto ditë në disa shkrime ca analistë apo gazetarë të ditës, të cilët, duke marrë anën e Kadaresë, mendojnë se mund të përfitojnë sadopak nga madhështia e tij. Profesori dhe qytetari Nasho Jorgaqi, edhe në jetën e tij personale ka qenë gjithnjë një njeri i lirë, model në sjellje e në veshje, jashtë skemave, shablloneve apo kopjimeve bajate që jemi mësuar të shohim pak, jo vetëm dikur, por edhe sot kur themi se jemi të lirë. Edhe tani që mund t’i ketë kapërcyer 80 vite jetë, e sheh të lëvizë si një djalë i ri, hipur në biçikletën e tij të vjetër, ashtu flokëkreshpëruar, të pashëm dhe të gatshëm të përshëndesë këdo nëpër rrugët e Tiranës.

*Muharrem Dardha, Gazetar dhe publicist (titujt janë të redaksisë) Titulli i autorit: “Dashuria e Mimozës” nuk mund të jetë vepër e një të “paemri”

13 libra për Man Booker Prize

0

Eleanor Catton-Man Booker PrizeVitin e kaluar çmimin e ka fituar autorja Eleanor Catton me librin “The Luminaries”. Viteve të kaluara çmimin e kanë fituar emrat si Kazuo Ishiguro në vitin 1989, Margaret Atwood në vitin 2000 apo Penelope Fitzgerald në vitin 1979.

Është lansuar lista e ngushtë e autorëve që sivjet mund ta marrin çmimin prestigjioz letrar Man Booker Prize për Fiksion.

Man Booker Prize për Fiksion është çmim letrar i cili jepet tradicionalisht për veprën më të mirë në gjuhën angleze nga autorët e Irlandës, Zimbabwesë ose Britanisë së Madhe. Që nga ky vit janë pranuar edhe veprat e autorëve nga e mbarë bota por që janë botuar në Britani.

To Rise Again at a Decent Hour- Joshua Ferris
The Narrow Road to the Deep – North Richard Flanagan
We Are All Completely Beside Ourselves – Karen Joy Fowler
The Blazing World – Siri Hustvedt
J – Howard Jacobson
The Wake – Paul Kingsnorth
The Bone Clocks – David Mitchell
The Lives of Others – Neel Mukherjee
Us – David Nicholls
The Dog – Joseph O’Neill
Orfeo – Richard Powers
How to be Both – Ali Smith
History of the Rain – Niall Williams

Vitin e kaluar çmimin e ka fituar autorja Eleanor Catton me librin “The Luminaries”. Viteve të kaluara çmimin e kanë fituar emrat si Kazuo Ishiguro në vitin 1989, Margaret Atwood në vitin 2000 apo Penelope Fitzgerald në vitin 1979.

Rritet numri i viktimave në Gazë

0

Gaza-viktimaBombardimi vdekjeprurës i Izraelit në Gazë ka hyrë tashmë në javën e tij të tretë, me më shumë se 600 të vdekur në anën palestineze dhe rreth 30 në atë izraelite. I dërguari i posaçëm palestinez në Kombet e Bashkuara i bëri një thirrje të prekshme dje Këshillit të Sigurimit, duke i kërkuar grupit prej 15 vendesh të dënojë atë që ai e quajti agresionin izraelit. Zyrtarët izraelitë fajësojnë Hamasin për gjakderdhjen në Gazë, grupin që ka nën kontroll Gazën dhe i cili po qëllon raketa në Izrael. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Zlatica Hoke ka përgatitur raportin nga Uashingtoni.

Një vajzë nëntë vjeçare ishte mes viktimave të sjella në një spital në Gazë pas luftimeve të martën. Doktorët në spitalin Kamal Adwan në Beit Lahia nuk mundën t’i shpëtonin jetën. Babai i vajzës tha se ndërtesa u shemb ndërsa ata po flinin.

“Nuk pashë asnjeri, nuk kemi të bëjmë me raketat. Zona është e sigurt, asnjë raketë nuk është qëlluar nga zona Al Manshia.”

Njerëzit në pjesë të ndryshme të Gazës thonë se forcat izraelite po qëllojnë zonat e banuara, ku nuk gjenden luftëtarë të Hamasit.

Qeveria izraelite dërgon paralajmërime para bombardimit të zonave të caktuara të Gazës, duke i kërkuar banorëve të largohen nga ato zona.

Por shumë njerëz thonë se ata nuk kanë ku të shkojnë. Kishat në Gazë kanë hapur dyert për të ofruar strehim nga bombardimet.

“Forcat izraelite fillojnë të godasin shtëpitë dhe vendet përreth dhe u kërkojnë njerëzve që të largohen, të braktisin shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në zona më të sigurta. E ku mund të shkojnë ata? Në shkolla dhe kisha.”

Shumica e palestinezëve të vrarë gjatë dy javëve të fundit janë civilë dhe rreth një e katërta e tyre fëmijë.

Ambasadori palestinez në Kombet e Bashkuara Riyad Mansour tregoi foto ndërsa i kërkoi Këshillit të Sigurimit të dënojnë bombardimet.

“Këto janë fytyrat e viktimave tona, dhe disa nga ata që vuajnë më shumë – dhe numri më i madh i të vrarëve janë fëmijë…ne nuk jemi numra, ne jemi qenie njerëzore.”

Zëvendës ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara David Roet e bëri të qartë se vendi i tij hedh poshtë çdo përgjegjësi për trazirat në Gazë.

“Viktimat civile palestineze janë një rezultat i drejtpërdrejtë i vendimit të Hamasit të vazhdojë të qëllojë raketa dhe të dërgojë terroristë në Izrael, duke i vënë civilët në vijat e frontit për të mbrojtur të ashtuquajturit udhëheqës dhe terroristët e tyre.”

Numri i të vdekurve izraelitë është nën 30, dhe shumica e tyre janë ushtarë. Një raketë nga Gaza e cila zbarkoi afër aeroportit ndërkombëtar të Izraelit bëri që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian të ndalin të gjithë fluturimet në Tel Aviv.

Protestojnë studentët e matematikës

0

UP-studentetNjë grup i studentëve nga Departamenti i Matematikës në Universitetin e Prishtinës kanë protestuar sot para zyrave të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës për të shprehur pakënaqësinë rreth mosakreditimit të këtij programi.

Petrit Avdylaj, në emër të studentëve ka thënë se vendimi i AAK-së është i padrejtë dhe në kundërshtim me të drejtat elementare për shkollim.

“Ne së bashku e kundërshtojmë vendimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit për mosakreditimin e programit të matematikës në Departamentin e Matematikës edhe ne themi se ky vendim nuk është aspak logjik edhe përkundër arsyetimeve të tyre

“Themi se ne kërkojmë që sa më parë të hapet një afat për programin e matematikës në Departamentin Matematik në UP ose të ketë një afat special si një lloj marrëveshje në mes të AAK-së dhe departamentit të Matematikës dhe MASHT-it”m, ka thënë ai.

Ndërsa të pyetur nëse këtë kërkesë ia kanë bërë edhe departamentit përkatës i cili është vonuar në inicimin e procedurave për akreditim, studentët janë shprehur se një kërkesë të tillë nuk e kanë bërë, duke shtuar se asnjë arsyetim i Agjencisë nuk e justifikon mosakreditimin e këtij programi.

Studentët kanë paralajmëruar edhe protesta të tjera nëse kërkesa e tyre nuk do të shqyrtohet nga UP-ja, MASHT-i dhe AAK-ja.

Mirëpo, zëdhënësi i UP-së, Ardian Gola, ka thënë se bashkëndjen me studentët, por ka shtuar se me këtë program të studimit ka pas shumë vonesa, gjë që AAK ka vendos për mosakreditim apo mosfillim të procedurave për një gjë të tillë.

Buffon dhe Ilaria D’Amico ledhatohen në jaht

0

Gigi Buffon-Ilaria D’AmicoPortieri i kombëtares italiane Gigi Buffon dhe e dashura e tij seksi Ilaria D’Amico, po shijonë pushimet në Greqi.

Çifi është fotografuar në bordin e një jahti luksoz të cilët shkëmbejnë puthje e ledhatime me njëri tjetrin.

LDK-AAK-NISMA: Presim nga GJK-ja profesionalizëm dhe paanshmëri në vendimin final

0

ramushi, limaj  mustafaKoalicioni LDK AAK NISMA, masën e pezullimit të vënë sot nga Gjykata Kushtetuese, në rastin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës më 17 Korrik 2014, e konsideron një masë standarde në raste të tilla.

“Koalicioni LDK AAK NISMA, respekton këtë akt të Gjykatës Kushtetuese dhe pret nga ajo që të dëshmoj profesionalizëm dhe paanshmëri në vendimin final.

Koalicioni LDK AAK NISMA është i bindur se vendimi i 83 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e reflekton masën dërmuese të popullit të Kosovës dhe pret që ky vullnet të njihet nga të gjitha institucionet Kushtetuese.

Koalicioni LDK AAK NISMA së bashku me partnerët e tjerë do të punojnë për funksionalizimin sa më të shpejtë të të gjitha institucioneve të vendit”, thuhet në reagimin e koalicionit LDK-AAK-NISMA.

Kryeprokurori Hoxhaj nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës së Prizrenit

0

Syle Hoxhaj, kryeprokurorProkuroria Themelore në Prizren nuk ka dal e kënaqur me vendimin e Gjykatës në rastin e caktimit të arrestit shtëpiak të pesë të dyshuarëve për fajde dhe armëbjatje pa leje.

Kryeprokurori Sylë Hoxhaj tha se se organi të cilën e drejton ka marrë vendim që të akuzuarit të mbahen në paraburgim.

“Prokuroria kishte kërkuar nga Gjykata e Apelit që të shfuqizojë këtë vendim të Gjykatës së Prizrenit,me ç’rast kjo e fundit sërish ka proceduar me rastin ditën e sotme”, tha Hoxhaj për TVPZ.

P. Morina, E. Thaçi, N. Karrica, F. dhe F.Selimi të gjithë nga Prizreni akuzohen për fajde, mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Hoxhaj tha se nga Prokuroria ka dyshime të bazuara se të pandehurit mund të gjenden prova të cilat ata i ngarkojnë për akte të paligjshme./PrizrenPress.com/

Ahmeti: Gjykata Kushtetuese sabotuese e demokracisë!

0

Xhemal Ahmeti-publicistPublicisti Xhemal Ahmeti ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ai ka thënë se kjo Gjykatë po e saboton demokracinë në Kosovë. Ai në një postim në Facebook ka thënë se është e dyshimtë përse kjo gjykatë po e zvarritë aq shumë marrjen e verdiktit përfundimtar.

Ja postimi i plotë i Ahmetit në Facebook.

GJYKATA SI SABOTUESE E DEMOKRACISË

Gjykata kushtetuese kujt i dhuron kohë në ndrrimin e situatës në favor të vetë? Pse ju dashka kaq shumë kohë kushtetueses për të vendosur? Ndoshta për ta lexuar kushtetutën dhe ligjet më ne fund si duhet? Gjykata qëllimisht punoka për ta bllokuar funksionalitetin institucional të demokracisë kosovare. Kujt i konvenon kjo? Kush janë gjykatësit dhe cilat janë biot e tyre dhe pse lexokan kaq ngadalë sa qe ju duhet mbi nje muaj kohë – gjykatës? Asnjëherë. Sabotues të sistemit po.

Ndryshe, sot Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim që të pezulloj Isa Mustafën nga posti i kryetarit të Kuvendit deri në vendimin përfundimtar.

Analistët: Kryeministëri konsensual, zgjidhje jo e mirë për Kosovën

0

QeveriaKosoves-NdertesaDuke pasur parasysh situatën politike në vend, analistët mendojnë se Kosovës i kanë mbetur dy zgjidhje, zgjedhjet e jashtëzakonshme ose krijimi i një qeveri gjithëpërfshirëse afatshkurtre. Sipas analistëve një kryeministër konsensual nuk do të ishte zgjidhje e mirë për Kosovën dhe presin që ngërçi politik të tejkalohet përmes trysnisë së faktorit ndërkombëtar ndaj politikanëve kosovarë.

Bllokimi i gjendjes aktuale politike mes dy taborëve, bllokut opozitar dhe PDK-së në anë tjetër, e drejton situatën drejt një kryeministri konsensual, apo zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Kështu mendon analisti Artan Muhaxhiri.

Në një prononcim për Radio Kosovën, Muhaxhiri nuk e ka përjashtuar mundësinë që të përsëritet situata e vitit 2002 kur vetëm pas tre muajsh bisedime mes subjekteve politike u arrit që të nxjerrët Bajram Rexhepi si kryeministër konsensual.

“Nuk përjashtohet as ajo mundësi. Nëse blloku hyn me votat që i ka, duke mos u përfshi VV, dhe PDK nuk mund t`i bëjë votat atëherë jemi në një gjendje pa shtegdalje”, tha ai.

Por, për analistin Albert Krasniqin, më e mirë për vendin do të ishin zgjedhjet e jashtëzakonshme sesa krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse.

“Një qeveri gjithëpërfshirëse nuk e shoh të realizueshme dhe mendoj që është e dëmshme për vendin që të kemi një qeverisje të tillë pa mbikëqyrje opozitare”, theksoi ai.

Për tejkalimin e ngërçit politik, analisti Artan Muhaxhiri e sheh të nevojshme ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar. Ai thotë se BE ka shumë projekte për Kosovën dhe nuk ka kohë të humbas në lojrat e politikanëve kosovarë.

“BE nuk ka kohë të humbas në lojërat politike të politikave tanë të cilët nuk qojnë askund. E kemi edhe kërkesën e kancelarës gjermane Angela Merkel e cila i bëri ftesë politikanëve tanë që sa më shpejtë t`i krijojnë institucionet prandaj pres që presioni do të rritet në ditët në vijim”, tha ai.

Megjithatë, sipas analistëve politikë, çelësi është te lëvizja Vetëvendosje dhe nëse ajo përfshihet në bllokun opozitar atëherë ai bllok do ta merr një lloj legjitimiteti më të madh dhe do të jetë më gjithëpërfshirëse. Mirëpo, nëse blloku nuk arrin që ta ketë brenda Vetëvendosjen, atëherë me 65 vota, 10 prej të cilave janë të Listës Serbe, nuk mundet që një qeverisje e tillë do të ishte e suksesshme dhe stabile.

Vetëvendosje i bashkohet bllokut LDK-AAK-Nisma

0

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje do t’i bashkëngjitet koalicionit LDK-AAK-Nisma për t’i dërguar komentet në Gjykatën Kushtetuese ndaj kërkesës së parashtruar nga PDK-ja.
Këtë e ka konfirmuar deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, e cila tha se në parim janë dakorduar me bllokun, se Grupi me i madh Parlamentar i takon atij që ka shumicën në Kuvend.

Ndërsa, nuk ka dashur të konstatoj nëse ky akt është shenjë që Vetëvendosje mund të hyjë në Qeveri me koalicionin LDK-AAK-Nisma.

Deputetja e zgjedhur në mandatin e dytë rresht nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, thotë se kërkesën për t’i dërguar në Kushtetuese komentet e tyre e kanë marr sot.

Haxhiu thotë se ekziston një draft i cili është hartuar nga blloku, por që ende nuk është final, pasi edhe ata do t’i dërgojnë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre dhe pastaj bashkërisht do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Po, ne zyrtarisht sot jemi njoftuar nga Gjykata Kushtetuese për dhënien e komenteve ndaj kërkesës së parashtruar nga ana e PDK-së. Si subjekt politik do t’i dërgojmë komentet sa i përket kësaj çështje, mirëpo jemi dakorduar që komentet tona t’i dërgojmë bashkë me Grupin Parlamentar LDK-AAK-Nisma”, tha Haxhiu për KosovaPress.

Deputetja Haxhiu nuk ka treguar se si do të japin komentet e tyre, nëse ka pasur ose jo shkelje, ndonëse ajo tha se shkelje të rregullores dhe Kushtetutës ka pasur nga ana e PDK-së.

“Unë konsideroj se ka pasur shkelje nga ana e PDK-së, fillimisht me zënien e ulëseve aty ku i përket Grupit me të madh Parlamentar, pra kanë vepruar në shpërputhje të plotë me vendimin e Kuvendit. Më pas ka pasur një uzurpim nga ana e PDK-së dhe pengim të punës së seancës konstituive dhe kjo është bërë e ditur. Pra ne si deputetë të Kuvendit veç sa kemi mbrojtur rregulloren dhe Kushtetutën e Kosovës, pra ka pasur jo shkelje nga ana e 83 deputetëve, por nga ana PDK-së të cilët e penguan dhe uzurpuan Kuvendin”, theksoi ajo.