29.7 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025

Vetëvendosje i bashkohet bllokut LDK-AAK-Nisma

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje do t’i bashkëngjitet koalicionit LDK-AAK-Nisma për t’i dërguar komentet në Gjykatën Kushtetuese ndaj kërkesës së parashtruar nga PDK-ja.
Këtë e ka konfirmuar deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, e cila tha se në parim janë dakorduar me bllokun, se Grupi me i madh Parlamentar i takon atij që ka shumicën në Kuvend.

Ndërsa, nuk ka dashur të konstatoj nëse ky akt është shenjë që Vetëvendosje mund të hyjë në Qeveri me koalicionin LDK-AAK-Nisma.

Deputetja e zgjedhur në mandatin e dytë rresht nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, thotë se kërkesën për t’i dërguar në Kushtetuese komentet e tyre e kanë marr sot.

Haxhiu thotë se ekziston një draft i cili është hartuar nga blloku, por që ende nuk është final, pasi edhe ata do t’i dërgojnë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre dhe pastaj bashkërisht do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Po, ne zyrtarisht sot jemi njoftuar nga Gjykata Kushtetuese për dhënien e komenteve ndaj kërkesës së parashtruar nga ana e PDK-së. Si subjekt politik do t’i dërgojmë komentet sa i përket kësaj çështje, mirëpo jemi dakorduar që komentet tona t’i dërgojmë bashkë me Grupin Parlamentar LDK-AAK-Nisma”, tha Haxhiu për KosovaPress.

Deputetja Haxhiu nuk ka treguar se si do të japin komentet e tyre, nëse ka pasur ose jo shkelje, ndonëse ajo tha se shkelje të rregullores dhe Kushtetutës ka pasur nga ana e PDK-së.

“Unë konsideroj se ka pasur shkelje nga ana e PDK-së, fillimisht me zënien e ulëseve aty ku i përket Grupit me të madh Parlamentar, pra kanë vepruar në shpërputhje të plotë me vendimin e Kuvendit. Më pas ka pasur një uzurpim nga ana e PDK-së dhe pengim të punës së seancës konstituive dhe kjo është bërë e ditur. Pra ne si deputetë të Kuvendit veç sa kemi mbrojtur rregulloren dhe Kushtetutën e Kosovës, pra ka pasur jo shkelje nga ana e 83 deputetëve, por nga ana PDK-së të cilët e penguan dhe uzurpuan Kuvendin”, theksoi ajo.

Më Shumë

Policia shqipton gjobë për zjarrvënie në Malishevë – apel për parandalim të djegieve

Policia e Kosovës ka njoftuar se Stacioni Policor në Malishevë është duke ndërmarrë masa të vazhdueshme për të parandaluar djegiet që, sipas tyre, shkaktojnë...

Malisheva bashkë me qytetarët planifikon buxhetin për vitin 2026

Komuna e Malishevës ka nisur procesin e hartimit të projektbuxhetit për vitin 2026 duke përfshirë drejtpërdrejt qytetarët nëpërmjet dëgjimeve publike të zhvilluara në disa...

Lajmet e Fundit