13.8 C
Prizren
E diel, 2 Prill, 2023

Analistët: Kryeministëri konsensual, zgjidhje jo e mirë për Kosovën

QeveriaKosoves-NdertesaDuke pasur parasysh situatën politike në vend, analistët mendojnë se Kosovës i kanë mbetur dy zgjidhje, zgjedhjet e jashtëzakonshme ose krijimi i një qeveri gjithëpërfshirëse afatshkurtre. Sipas analistëve një kryeministër konsensual nuk do të ishte zgjidhje e mirë për Kosovën dhe presin që ngërçi politik të tejkalohet përmes trysnisë së faktorit ndërkombëtar ndaj politikanëve kosovarë.

Bllokimi i gjendjes aktuale politike mes dy taborëve, bllokut opozitar dhe PDK-së në anë tjetër, e drejton situatën drejt një kryeministri konsensual, apo zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Kështu mendon analisti Artan Muhaxhiri.

Në një prononcim për Radio Kosovën, Muhaxhiri nuk e ka përjashtuar mundësinë që të përsëritet situata e vitit 2002 kur vetëm pas tre muajsh bisedime mes subjekteve politike u arrit që të nxjerrët Bajram Rexhepi si kryeministër konsensual.

“Nuk përjashtohet as ajo mundësi. Nëse blloku hyn me votat që i ka, duke mos u përfshi VV, dhe PDK nuk mund t`i bëjë votat atëherë jemi në një gjendje pa shtegdalje”, tha ai.

Por, për analistin Albert Krasniqin, më e mirë për vendin do të ishin zgjedhjet e jashtëzakonshme sesa krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse.

“Një qeveri gjithëpërfshirëse nuk e shoh të realizueshme dhe mendoj që është e dëmshme për vendin që të kemi një qeverisje të tillë pa mbikëqyrje opozitare”, theksoi ai.

Për tejkalimin e ngërçit politik, analisti Artan Muhaxhiri e sheh të nevojshme ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar. Ai thotë se BE ka shumë projekte për Kosovën dhe nuk ka kohë të humbas në lojrat e politikanëve kosovarë.

“BE nuk ka kohë të humbas në lojërat politike të politikave tanë të cilët nuk qojnë askund. E kemi edhe kërkesën e kancelarës gjermane Angela Merkel e cila i bëri ftesë politikanëve tanë që sa më shpejtë t`i krijojnë institucionet prandaj pres që presioni do të rritet në ditët në vijim”, tha ai.

Megjithatë, sipas analistëve politikë, çelësi është te lëvizja Vetëvendosje dhe nëse ajo përfshihet në bllokun opozitar atëherë ai bllok do ta merr një lloj legjitimiteti më të madh dhe do të jetë më gjithëpërfshirëse. Mirëpo, nëse blloku nuk arrin që ta ketë brenda Vetëvendosjen, atëherë me 65 vota, 10 prej të cilave janë të Listës Serbe, nuk mundet që një qeverisje e tillë do të ishte e suksesshme dhe stabile.

Më Shumë

Kurti: Ekziston marrëveshja, kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Marrëveshja e Ohrit duhet që të fillojë të zbatohet sa më shpejtë. Ai, në një konferencë për...

Gjuajtje me kallashnikov te shtëpia e “Big Brother”, vritet roja i Top Channel

Mbrëmë në mesnatë është vrarë roja i televizionit Top Channel, pas të shtënave me kallashnikov afër shtëpisë më të famshme në Shqipër, Big Brother...

Lajmet e Fundit