20 C
Prizren
E diel, 24 Gusht, 2025
Home Blog Page 7891

Nitaj: Kushtetuesja veproi shpejt në rastin e Mustafës, por jo edhe në rastin e gjyqtarit të vet

0

Muharrem NitajAnalisti Muharrem Nitaj nuk ka fakte të mjaftueshme që Gjykata Kushtetuese e Kosovës po vepron anshëm me agjenda politike.Ai thotë se deri më tash ekziston vetëm një fakt që njëri prej gjyqtarëve, Kadri Krueziu, gjatë fushatës zgjedhore është parë në fushatë zgjedhore të PDK-së së Hashim Thacit.

“Nuk kemi fakte të mjaftueshme që tregojnë se Kushtetuesja është politizuar”, tha Nitaj në RTV21.
“Është e habitshme vetëm fakti se si Kushtetuesja merr vendim të shpejtë të pezulloi Isa Mustafën, ndërkohë që nuk vepron njëjtë edhe  me  gjyqtarin e vet”.

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë ndonjë vendim për gjyqtarin Kadri Kyeziu. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në emisionin “Rubikon” të KTV-së,pat paralajmëruar se rasti i pjesëmarrjes së gjykatësit në fushatën parazgjedhore të PDK-së, Kadri Kryeziut, do të shqyrtohet më 22 qershor. Edhe pse është bërë një muaj nga ky premtim, Gjykata Kushtetuese ende nuk marrë asnjë vendim ndaj këtij rasti.

“Deklarata me shkrim e Kryeziut është marrë dhe ajo do të shqyrtohet me 22 qershor. Është ngritur Komisioni dhe do të hetohen rrethanat e rastit”, pati thënë Hasani.

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu është parë në fushatë të liderit të PDK-së, Hashim Thaçi në Prizren. Ai ka pranuar se ka marrë pjesë në tubim të PDK-së “si një qytetar i thjeshtë”./PrizrenPress.com/

Beyonce dhe Jay Z ndahen pas turneut

0

Beyonce dhe Jay ZMediet e huaja raportojnë se këngëtarja e njohur Beyonce dhe bashkëshorti i saj rep artisti Jay Z, janë duke kërkuar mënyrën më pak të dhimbshme për t’i dhënë fund martesës së tyre. E meqë tani janë në turneun e tyre të përbashkët, burimet thonë që pas përfundimit çifti nuk do jen më bashkë

Siç po qëndrojnë gjërat Beyonce dhe Jay Z janë afër ndarjes. Siç raportojnë mediet e huaja, çifti më i njohur në botë, do t’i japin fund martesës së tyre pas përfundimit të turneut të tyre të përbashkët. “Beyonce dhe bashkëshorti i saj, rep artisti Jay Z, janë duke kërkuar mënyrën më pak të dhimbshme për t’i dhënë fund martesës së tyre”, ka thënë një burim i afërt me çiftin, i cili ka shtuar se ata ishin ndarë më herët, por për shkak të ardhurave të mira që sjell ky turne kanë vendosur të qëndrojnë bashkë deri në përfundim.

Ndryshe problemet në mes të çiftit qëndrojnë tash e sa kohë, e siç thuhet ato janë bërë më të dukshme në momentin kur motra e saj Sollange dhe Jay Z janë përleshur, për shkak të tradhtisë së Hip-Hop artistit ndaj bashkëshortes së tij. E disa të tjerë thonë që problemet mes çiftit kanë filluar edhe para lindjes së vajzës së tyre Blue Evy Carter.

Afër fundi i dramës së “shtëpisë së verdhë”

0

burrel shtepia e organeveKosovës përfundimisht pritet t’i hiqet etiketa si vend në të cilin ka pasur trafikim të organeve dhe janë kryer krime kundër njerëzimit. Ndonëse kjo pritet të ndodhë javën e ardhshme pasi të publikohet raportit i kryeprokurorit të Task Forcës, Clint Williamson, ekipi i të cilit që tre vjet ka hetuar pretendimet e ish senatorit zviceran, Dick Marty, për dramën që u quajt “Shtëpia e verdhë”.

Mijëra artikuj në media, mijëra debate dhe analiza pretenduan në vërtetësinë e plotë të pretendimeve se pjesëtarët e UÇK-së kishin rrëmbyer civilë serbë pasluftës, të cilët i kishin dërguar në një shtëpi të verdhë në Burrel, ku ua kishin hequr veshkat për t`i shitur ato.

Pas tre vjet hetimesh, pritet që tregimi të dalë se ka qenë i pavërtetë. Ndonëse po mirëpritet rezultati i hetimit, ai vështirë se do të mund të riparojë imazhin e dëmtuar të Kosovës.

Për avokatin kosovar Arianit Koci, fushata e ndyrë e Serbisë kundër Kosovës, se gjoja gjatë luftës në Kosovë ka pasur trafikim të organeve ka dështuar. Madje sipas tij Këshilli i Evropës nuk do të duhej të lejonte publikimin e një raporti të ndërtuar mbi propagandë../tribuna/

Betejë e re mes treshes dhe PDK-së

0

Kuvendi i Kosoves14Isa Mustafa dhe koalicioni LDK, AAK dhe Nisma kanë respektuar shumë shpejt masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e postit të kryetarit të Kuvendit.

Ndonëse një ditë më herët, blloku LDK, AAK dhe Nisma kishte paralajmëruar presidenten Atifete Jahjaga që të procedojë tutje me nominimin e mandatarit të qeverisë ose mund të përballet me kushtetuesen. Dje, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ky koalicion u pajtua se pezullimi është një masë standarde për raste të tilla.

Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë të mërkurën vendimin për masë të përkohshme, me të cilën pezullon vendimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit më 17 korrik 2014. Me këtë vendim, obligohet Kuvendi të përmbahet nga çfarëdo veprimi deri në vendimin përfundimtar të gjykatës, i cili është paralajmëruar se do të merret më së largu deri më 18 shtator/tribuna/

Murati: Jahjaga të rekomandojë zgjedhje të reja

0

Valon MuratiSekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka vlerësuar se vetëm zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare mund t’i japin fund ngërçit të krijuar politik, sepse sipas tij, as PDK me partnerët e saj e as koalicioni LDK-AAK-Nisma nuk mund të sigurojnë qeveri stabile.

Prandaj Murati ka deklaruar se presidentja Atifete Jahjaga, në konsultim me partitë politike, duhet të merret vesh sa më shpejt për organizimin e zgjedhjeve të reja.

“Zgjedhjet e reja do ta zgjidhin lëmshin te partitë, sidomos në elektoratin shqiptar, duke qenë se në to do të kishim pak a shumë tri grupe, i pari koalicioni PDK-PD-LB në të cilin eventualisht do të mund t’i bashkëngjitej edhe AKR dhe koalicionin LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Murati. /Epoka e Re/

Qeveria pa shumicë shqiptare s’është stabile

0

Azem-VllasiQeveria e re e Kosovës, që ende nuk dihet kur do të formohet, pritet që në ombrellën e saj ta përfshijë edhe formacionin politik Lista Serbe, e cila dirigjohet nga Beogradi. Jo vetëm si e drejtë që buron nga Kushtetuta, por edhe si matematikë e domosdoshme që mundëson krijimin e numrave dhe votimin për Kryeministrin.

Në bazë të numrit të deputetëve, asnjëra nga dy blloqet, as LDK-AAK-Nisma dhe as PDK, nuk e kanë shumicën parlamentare që ta formojnë Qeverinë, andaj lidhja me komunitetet duket e pashmangshme, si kalkulim me shifra. Natyrisht, nëse edhe më tutje vazhdon disponimi i Bllokut Opozitar për të mos hyrë në Qeveri me PDK’në, e mbase as me Vetëvendosjen.

Por, si e shohin analistët politikë formimin e një Qeverie me ndihmën e votave të minoriteteve, e cila nuk e ka shumicën shqiptare?

Duke folur për zhvillimet e fundit politike, Azem Vllasi thotë për Politiko.net se një Qeveri që nuk e ka shumicën shqiptare, aty nuk mund të ketë stabilitet institucional.

Sipas tij, të dy kampet, LDK-AAK-Nisma dhe PDK, tashmë kanë hyrë në një rreth vicioz, pasi llogaritë e tyre matematikore nuk kanë dalë ashtu siç e kishin paramenduar.

“Logjika thotë se një Qeveri, para së gjithash, që do ta kishte shumicën parlamentare shqiptare, dhe i pranon në koalicion minoritarët, do të ishte më stabile. Në anën tjetër, Blloku Shqiptar, edhe nëse do të merrte numrat e minoriteteve, nuk do ta kishte një Qeveri stabile”.

“Përpjekjet për ta formuar koalicionin paszgjedhor LDK-AAK-Nisma kanë synuar që përmes matematikës ta marrin pushtetin dhe partinë që ka fituar më së shumti vota ta lënë në opozitë”.

“Ata, fillimisht, janë entuziazmuar me numrin e votave që u duk se do ta kenë. Por, tash u kanë dalë problemet me matematikë, për dy arsye.”

“Vetëvendosje, që kanë flirtuar, ua ka premtuar votat Treshes, por kushtimisht. Tani, Vetëvendosje po shtron kushte, të cilat këta nuk mund t’i pranojnë”.

“Në anën tjetër, kanë llogaritur në atë matematikën me numrin e deputetëve të komuniteteve, të vogla, sepse ata rreshton andej kush e merr pushtetin, por atyre u është shtuar apetit të shtrojnë kërkesa. Kështu, edhe Treshja në njërën anë, edhe PDK në anën tjetër, kanë hyrë në një rreth vicioz”, thotë Azem Vllasi për Politiko.net.

Vllasi mendon se tash po bëhet një garë që do të lërë pasoja dhe do të shtyjë formimin e Qeverisë, duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, sipas tekave të tyre.

“Të dy blloqet po e bëjnë Gjykatën, duke e bërë këtë Gjykatë si servil politik, secili duke pritur shpjegime dhe interpretime dhe qëndrime nga Kushtetuesja çfarë atyre u premton dhe tash ky rreth vicioz nuk dihet ku do të përfundojë”.

Së bashku me minoritetet tjera, Lista Serbe në seancën konstituive të së enjtes ka votuar pro zgjedhjes së Isa Mustafës për Kryetar të Kuvendit. Zyrtarë të kësaj Liste kanë thënë se nuk kanë ndonjë preferencë politike, por vendimi u mor që të shmangen zgjedhjet e reja. E për Qeverinë, thonë se do të jetë pak më ndryshe.

Megjithëse ende nuk kanë vendosur se me këtë do të bëjnë koalicion, Aleksandar Jablanovic ka thënë se Lista Serbe nuk e ka ndërmend të hyjë pa kushte në Qeverinë e ardhshme.

Sipas Jablanovic, ata do të kërkojnë formimin e Asociacionit të Komunave, ndërprerjen e procesit të privatizimit në vendbanimet me shumicë serbe, uljen e tensioneve në Veri, kthimi i gjithë pasurisë së kishave serbe në Kosovë, si dhe të mundësohet kthimi sa më i shpejtë i gjithë serbëve të shpërngulur.

Kërkesat e serbëve, Azem Vllasi, duke folur për Politiko.net, i quan të papranueshme, me përjashtim të formimit të Asocicaionit të Komunave Serbe – që del nga Marrëveshja e 19 Prillit në Bruksel.

Ai thotë se Lista Serbe është mbliverësuar dhe po i shfrytëzon mosarrëveshjet mes dy kampeve shqiptare, për të shtruar kushte të reja.

“Tani këta i shantazhojnë të dy blloqet shqiptare ndërmjet vete dhe bëhen me atë që ua plotësojnë ndonjë dëshirë më shumë, dhe del që me votat e serbëve do të formohet Qeveria, ama duke i dhënë favore Listës Srpska”.

“Ato kërkesa janë të papranueshme në fokusin e marrëveshjeve për formimin e Qeverisë. Çështja e pronave kishtare, nuk ka lidhje me vota për formimin e Qeverisë. Çështja e privatizimit të disa ndërmarrjeve që janë në territoret e komunave me shumicë serbe, nuk ka lidhje me kërkesat që mund t’i shprehë blloku minoritar”.

“Kërkesat nga Lista Srpska janë joprincipiele dhe të papranueshme, me përjashtim të formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, ama kjo çështje del nga Marrëveshja e Bruskelit”, ka vlerësuar Vllasi për Politiko.net.

– See more at: http://politiko.net/ne-rreth-vicioz/#sthash.NRiqgB8P.dpuf

Mbi 10 mijë lëndë penale janë vjetruar në gjykata

0

Gjykata-qekiqiOrganizata për demokraci, antikorrupsion dhe dinjitet “Çohu” ka konstatuar se parashkrimi i lëndëve penale vazhdon të jetë njëra ndër sfidat më të madha të sistemit të drejtësisë. Kjo organizatë, të mërkurën, ka nxjerrë raportin monitorues: “Parashkrimi i lëndëve dhe i dënimeve penale 2001-2013, në gjykatat themelore të Kosovës”, shkruan Koha Ditore.

Hulumtuesi i organizatës “Çohu”, Arton Demëhasaj, ka thënë se raporti tregon se parashkrimi i lëndëve penale në gjykatat themelore ka vazhduar dhe atë me trend të rritjes. Sipas tij, raporti tregon se në mesin e lëndëve penale të parashkruara ka edhe lëndë që i përkasin veprave të korrupsionit.

“Ky raport monitorues tregon se parashkrimi i lëndëve penale jo vetëm se ka vazhduar gjatë vitit 2013, porse ka edhe një rritje enorme të numrit të parashkrimit të lëndëve penale (shqyrtime të lëndëve dhe ekzekutim të dënimeve). Në gjykatat themelore dhe në degët e tyre, vetëm gjatë vitit 2013, janë parashkruar rreth 2.230 lëndë penale dhe ekzekutime të dënimeve penale”, ka thënë ai. “Kjo shifër është më e larta krahasuar me secilin vit paraprak nga 2001”.

Demëhasaj ka thënë se raporti nxjerr në shesh se trendi i parashkrimit/vjetërsimit të lëndëve penale, është mjaft shqetësues në gjykatat themelore të Kosovës

Vonohet spërkatja për rriqra e fermave të lopëve në Malishevë

0

Mamusha-ferma lopeveSpërkatja e kafshëve konsiderohet si procesi më i rëndësishëm për parandalimin e rritjes së numrit të rriqrave. Por spërkatja e fermave me krerë lopësh në Malishevë ende nuk ka ndodhur, raporton KTV.

Muaji prill do të duhej t’i gjente të spërkatura të gjitha fermat në Malishevë, Klinë dhe Rahovec, zona këto më të rrezikuara nga rriqrat, megjithatë ky proces ka ngecur. Shkak për këtë u bë Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, e cila u vonua në procedurat e tenderimit për ta shpallur fituesin e kompanisë që do ta kryente spërkatjen. Kjo situatë e krijuar mbetet shqetësuese për qytetarët e kësaj ane.

Dështimi i këtij procesi po u kushton edhe fermerëve. Islam Halitaj nga Siniki i Malishevës ka një fermë prej 35 krerësh lopë, ndërsa spërkatjen e fermës i është dashur ta bëjë me paratë nga xhepi i tij, sikurse edhe shumë fermerë të tjerë.

Në Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit fajin ia hedhin kompanisë fituese, e cila sipas tyre, nuk ishte e përgjegjshme që t’i kryente punët për çfarë, sipas zyrtarëve të kësaj agjencie, edhe i është ndërprerë kontrata.

Mustafa respekton vendimin – lëshon zyrën

0

Isa Mustafa-kryeparlamentarSekretaria e Kuvendit të Kosovës njofton se kryetari i sapozgjedhur Isa Mustafa ka pezulluar të gjitha aktivitetet në Kuvend.

Këtë ai e ka bërë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit, aplikohet masa e përkohshme, pezullohet vendimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 05-V-001 (17 korrik 2014) dhe kërkohet që Kuvendi të përmbahet nga çdo veprim deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës.

“Konform këtij vendimi, Mustafa ka pezulluar të gjitha aktivitetet në cilësi të kryeparlamentarit dhe nuk do të shfrytëzojë asnjë aset të Kuvendit të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese”, njofton Kuvendi.

Zafir Berisha: Edita Tahiri po tallet me Kosovën në Bruksel

0

ZafirBerisha11-14Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha, ka akuzuar zëvendëskryeministren në detyrë të Kosovës, Edita Tahirin për negociatat që po i vazhdon në Bruksel. Sipas tij, Tahiri bashkë me kryeministrin në detyrë Hashim Thacin po lëshojnë gënjeshtra pas takimeve në Bruksel.

“Takimi i zv. Kryeministres në ikje E.T me palën serbe në Bruksel është tallja radhës që i bëhet shtetit të Kosovës”, shkruan Berisha në Facebook.

“Në kundërshtim me Nenin 2.2 te Kushtetutës së Kosovës, ajo dhe shefi saj deri tash vazhduan të luajnë me emocionet e qytetarëve duke lëshuar gënjeshtra të paskrupullta pas takimeve në Bruksel…”

“Kompromisi me Serbinë për Kosovën është sa i pa përgjegjshëm aq edhe i dëmshëm dhe shkelje e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi…. dëmi qe i’u ka shkaktuar Kosovës nga ajo dhe H.Th e B.SH dhe suita e tyre do të jet me dekada të tëra i pa riparueshëm”.

“Për fat të keq poshtërsisht po shfrytëzohet vakumi institucional që është krijuar nga “mangupi” Kushtetutes dhe Presidentja “zarfit”””/PrizrenPress.com/