13.8 C
Prizren
E martë, 21 Mars, 2023

Ahmeti: Gjykata Kushtetuese sabotuese e demokracisë!

Xhemal Ahmeti-publicistPublicisti Xhemal Ahmeti ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ai ka thënë se kjo Gjykatë po e saboton demokracinë në Kosovë. Ai në një postim në Facebook ka thënë se është e dyshimtë përse kjo gjykatë po e zvarritë aq shumë marrjen e verdiktit përfundimtar.

Ja postimi i plotë i Ahmetit në Facebook.

GJYKATA SI SABOTUESE E DEMOKRACISË

Gjykata kushtetuese kujt i dhuron kohë në ndrrimin e situatës në favor të vetë? Pse ju dashka kaq shumë kohë kushtetueses për të vendosur? Ndoshta për ta lexuar kushtetutën dhe ligjet më ne fund si duhet? Gjykata qëllimisht punoka për ta bllokuar funksionalitetin institucional të demokracisë kosovare. Kujt i konvenon kjo? Kush janë gjykatësit dhe cilat janë biot e tyre dhe pse lexokan kaq ngadalë sa qe ju duhet mbi nje muaj kohë – gjykatës? Asnjëherë. Sabotues të sistemit po.

Ndryshe, sot Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim që të pezulloj Isa Mustafën nga posti i kryetarit të Kuvendit deri në vendimin përfundimtar.

Më Shumë

Shqyrtohet Projektligji për çmimin e produkteve medicinale

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale sot do të mbajë mbledhje. Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi në parim i Projektligjit për çmimin...

Moti sot: Temperatura deri në 18 gradë Celsius

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, por me acar në orët e mëngjesit. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me...

Lajmet e Fundit