38.7 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025
Home Blog Page 7908

Ajdar Idrizaj nga Zhuri dënuhet me 16 muaj burgim

0

Gjykata-qekiqiGjykata Themelore e Prizrenit, ka dënuar me 16 muaj burgim Ajdar Idrizaj nga fshati Zhur i Prizrenit. Ai është shpallur fajtor për veprën penale të vrasjes në tentativë.

“Dënimi iu shqiptua të akuzuarit Ajdar Idrizaj pasi u shpall fajtor për veprën penale të vrasjes në tentativë nga neni 146 lidhur me nenin 20 të KPK-së dhe veprës penale mbajtja në pronësi, posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1. të KP-së”, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren,Aferdita Kicaj.

“I akuzuari Ajdar Idrizaj me datën 15.10.2012 rreth orës 15,20 minuta, jo shumë larg gurores ,” Badallaj 5 “ SHPK, afër hyrjes në fshatin Zhur duke ardhur nga Prizreni, e vëren të dëmtuarin D.B. i cili me ekskavator po bënte pastrimin e terrenit në pronën që pretendon se është e tij. Së bashku me birin e tij( dëshmitari) P.I .i afrohet të dëmtuarit dhe kërkon nga ai që ta ndërpres punimet, dhe pasi i dëmtuari refuzon, atëherë dëshmitari P.I tenton ta sulmon me tërfurk, dhe i akuzuari reagon në mënyrë që nga brezi e nxjerrë revolen e tipit të panjohur me ngjyrë të zezë me nr. serik E.495684 dhe e zbrazë njëherë në drejtim të dëmtuarit”./PrizrenPress.com/

Mbyllet Rasti “Kleçka”

0

FatmirLimaj-lirimiRasti “Kleçka” është përmbyllur në mungesë të provave. Kështu ka vendosur Gjykata.
Avokati i Fatmir Limajt, Tomë Gashi ka thënë se ky rast është përmbyllur.

Në mungesë të provave Gjykata ka vendosur ta përmbyllur rastin e njohur si Kleçka, ku ndër të akuzuarit për krime lufte krime kundër popullatës civile gjatë luftës më 1999, ishte edhe deputeti dhe Kryetari i Nismës, Famtir Limaj./Gazeta Blic/

Thaçi: Prioritet investimi në burimet njerëzore

0

thaci me studentKryeministri në detyrë, Hashim Thaci, i ka uruar të gjithë maturantët që konkurojnë duke kujtuar se nga ky vit do të kenë mundësi të ndjekin studimet pa pagesë dhe do të kenë mësimdhënës më të përkushtuar në punë, për shkak se stafit akademik i janë rritur të hyrat dhe se ato janë bërë të dinjitetshme.

`Këto ditë janë hapur konkurset për pranimin e studentëve në universitetet publike të Kosovës dhe unë dëshiroj t’u uroj suksese të gjithë maturantëve që konkurojnë. Gjatë qeverisjes sime kemi hapur pesë universitete të reja duke zgjeruar e pasuruar ofertën publike të arsimit të lartë dhe duke mundësuar për maturantët një larmi më të madhe shkollash e programesh për të vijuar studimet. Sivjet maturantët do të kenë gjithashtu mundësi të ndjekin studimet pa pagesë si dhe të kenë në auditorë mësimdhënës më të motivuar për punën pasi stafi akademik tanimë merr rroga më të dinjitetshme. Në kuadër të Misionit të Ri do të vazhdojmë të investojmë në rritjen e cilësisë së burimeve tona njerëzore në mënyrë që ato të bëhen sa më konkurruese në një ekonomi globale që gjithnjë e më shumë mbështetet tek dituria e novacioni`, shkroi pak më parë kryeministri Thaci në facebook

Nait Hasani deputet në vend të Azem Sylës

0

Nait HasaniPasi që Azem Syla e ka dorëzuar mandatin e deputetit, vendin e tij në Kuvendin e Kosovës do ta zë, Nait Hasani.

Nait Hasani në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit ka marrë 9 mijë e 354 vota.

Azem Syla dorëzon mandatin e deputetit

0

azem sylaAzem Syla nëpërmjet një deklarate publike ka bërë të ditur se është tërhequr nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
“Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës, ju falënderoj nga zemra që më dhatë besimin Tuaj edhe në këto zgjedhje që Unë të ri-zgjidhem deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por sot nëpërmjet kësaj deklarate publike ju informoj që për arsye personale do të tërhiqem nga pozita e deputetit në Kuvendin e Kosovës. Ndihem mirë që pas tërheqjes time nga pozita e deputetit, në Kuvend do të futet një personalitet me vlera të larta kombëtare dhe politike”, është thënë në deklaratën e Azem Sylës.

Më poshtë mund ta lexoni deklaraten e plotë të Azem Sylës:

Populli i Kosovës tregoi një pjekuri të lart politike në zgjedhjet e 8 qershorit dhe këto zgjedhje u vlerësuan si zgjedhjet më të mira dhe më të suksesshme në periudhën e pasluftës në Kosovë, edhe nga partitë politike në Kosovë, nga Bashkimi Evropian, SHBA-të si dhe nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare dhe vendore.

Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë qytetarët e Kosovës që prapë me votën e tyre përcaktuan fituesin e zgjedhjeve të 8 qershorit, Partinë Demokratike të Kosovës, si parti të vlerave e cila do ta udhëheq Qeverinë e Republikës së Kosovës edhe për mandatin e tretë duke i dhënë mundësinë ta implementojë Misionin e ri për i cili ka për qellim zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Dëshiroj të falënderoj strukturat drejtuese (Kryesinë dhe Këshillin drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës) për besimin që më kanë dhënë dhe t’i informoj ata që prapë do të jem aktiv në jetën politike si anëtar i Kryesisë së PDK-së duke kontribuar në krijimin e politikave të kësaj partie, politika të cilat do ta përmirësojnë jetën për të gjithë qytetarët e vendit.

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës, ju falënderoj nga zemra që më dhatë besimin Tuaj edhe në këto zgjedhje që Unë të ri-zgjidhem deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por sot nëpërmjet kësaj deklarate publike ju informoj që për arsye personale do të tërhiqem nga pozita e deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Ndihem mirë që pas tërheqjes time nga pozita e deputetit, në Kuvend do të futet një personalitet me vlera të larta kombëtare dhe politike.

Krasniqi: “Baballarë të kombit”, demokracia bazohet mbi vendimet e shumicës

0

JakupKrasniqi10-29Kryetari i Këshillit të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka shkruar se kushdo që në Kuvendin e ri të Kosovës do t’i bëjë 61 vota të dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit, arrin ta zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin dhe kjo sipas tij domosdoshmërish kërkon krijimin e koalicionit qeverisës.

Sipas Krasniqit, si për kryetar të Kuvendit dhe kryeministër e drejta buron nga më se paku 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës të dalë nga zgjedhjet.

Në vazhdim po sjellim postimin e plotë të Jakup Krasniqit në facebook.

Duke i lexuar dhe shikuar ne disa media mendimet e arta të “baballarëve” të kombit, natyrshëm lindë pyetja: a e dinë këta se çka është Demokracia në përgjithësi e demokracia e vlerave perëndimore në veçanti? Duke e pasur parasysh se: “Demokracia bazohet mbi vendimet e shumicës. Ato paraqesin instrumentin më të rëndësishëm për zgjidhjen paqësore të konflikteve”. (citat i marr nga interneti)

Pa dashur të hyjë në shpjegimin burimor të fjalës demokraci, demokraci do të thotë sundim i shumicës, në rastin tonë i shumicës parlamentare. Në demokracinë parlamentare, vendimet në të shumtën e rasteve merren me shumicën absolute (prej 50% + 1 ), në rastin tonë, zbërthyer në numra do të thotë se paku 61 vota. Kushdo që në Kuvendin e ri të Kosovës i bënë 61 vota arrin ta zgjedh Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin. Pa 61 vota nuk ka kryetar të Kuvendit e as Kryeministër. Kush nuk e dinë ketë, ai nuk ka mësuar asgjë nga Demokracia në përgjithësi e demokracia parlamentare në veçanti. Për të arritur atë numër të votave, domosdoshmërish kërkohet krijimi i koalicionit qeverisës. Kush e krijon koalicionin qeverisës e merr të drejtën e qeverisjes së vendit – kjo është demokracia parlamentare.

Në nenin 67 të Kushtetutës, ku flitet për zgjedhjen e Kryetarit dhe të Nënkryetarëve, shkruan:

67.1. Kuvendi i Kosovës nga radhët e veta zgjedh Kryetarin dhe pesë nënkryetarë.

67.2. Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Në të dy rastet tona, si për Kryetar të K uvendit dhe Kryeministër e drejta buron nga më se paku 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit 2014. Është i saktë konstatimi i kolegut tim Haliti se zgjedhjet bëhen për zgjidhje, por zgjidhjen e bëjnë më se paku votat e 61 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Sesi formohen GP e shpjegon neni 20 paragrafi i parë i Rregullores së Punës së Kuvendit të cilin shumë kush nuk po donë me e pa, madje nuk po donë me e pa as “hartuesit” e Kushtetutës.

Vetura godet një fëmijë në Prizren

0

Aksident shiritatNjë fëmijë është goditur nga një veturë e llojit BMW në Prizren. Policia e Kosovës, njofton se fëmija është goditur gjatë kohës sa ishte duke ecur në këmbë.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën BMW nga pakujdesia ka goditur këmbësorin-fëmijën mashkull K-Shqiptar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore”.
Ndërkaq, viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor./PrizrenPress.com/

Rita, imazh seksi i Roberto Cavallit

0

Ritasssss 2Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora së fundi ka realizuar një set të fotografive, si imazh i shtëpisë së modës Roberto Cavalli, koleksioni vjeshtë-dimër 2014-2015.

Këngëtarja Ora ka shkëlqyer në këtë veshje, duke mos lënë anash as pamjen e saj.

Rita Ora tashmë numëron një numër të madh të prezantimit të saj nëpër kompani të ndryshme, të cilët e angazhojnë si imazh të tyre, duke u nisë prej kompanive të kozmetikës, modës e deri te ato të automjeteve.

Mediat gjermane: Reportazh për tifozët gjerman të Shkodrës

0

shkodraShkodra është kthyer në simbol për festën e tifozëve të Kombëtares së Gjermanisë. Kjo ka tërhequr edhe vëmendjen e vendit europian, ku gazeta “Zeit Jung” ka dërguar një prej gazetarëve të saj për të pasqyruar dhe bërë reportazh me atë që ndodh në qytetin e Shqipërisë.

Ai tregon se në hyrje të Shkodrës dallohet menjëherë një flamur i madh. “Është flamuri gjerman më i madh në pronësi private”, tregon i dërguari i “Zeit Jung”. Sipas tij, shkodranët janë të fiksuar pas biçikletës, njësoj si gjermanët. Në qytet ka edhe flamuj të tjerë si ai amerikan apo i BE-së, por më i përhapuri është ai gjerman. “Çfarë vjen nga Gjermania është e mirë. Ne kemi një diasporë të madhe, mbi të gjitha në Itali, Gjermani dhe Greqi.

Por gjermanët i duam më shumë, sepse atje jetohet më mirë,” thotë kamerieri Gazmend. “Edhe pse Shqipëria nuk është kualifikuar për një turne të madh, ka lojtarë që luajnë për kombëtaret e tjera, si shqiptarët e Zvicrës. Por, nuk sheh asnjë flamur të Zvicrës, ndoshta edhe për shkak se ata mundën Shqipërinë në grupin eliminator për në Botëror”, tregon më tej ai.

Dy vjet të humbura të Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit

0

ura e gurit ne prizrenSot Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit mbush dy vjet. Për këto dy vjet janë raportuar me dhjetëra raste të ndërtimeve pa leje dhe dëmtimit të pronave të trashëgimisë kulturore.

“Kjo vetëm sa e ka rritur bilancin e përgjithshëm të degradimit të qytetit kur këto raste ia shtojmë atyre që kanë ekzistuar para hyrjes në fuqi të ligjit. Prizreni sot është më i shëmtuar se para një viti, më i degraduar se para dy vitesh. Në këtë përvjetor të ligjit, pyetja që vazhdon të jetë aktuale është e thjeshtë: cili ka qenë qëllimi i miratimit të këtij ligji?” shkruhet në rrjetin social të organizatës joqeveritare Ec Ma Ndryshe, e cila është pothuajse më aktivja në këtë fushë dhe iniciatore e shumë proceseve për ta mbrojtur nga degradimi këtë qendër.

Shkrimi vazhdon duke treguar se Prizreni dhe ligji për qendrën e qytetit janë tregues tipik të një shteti të dështuar dhe të kriminalizuar, raporton kultplus. Procesi i hartimit dhe miratimit të këtij ligji janë tregim i një shtypjeje brutale të shoqërisë. Kultura e mosndëshkimit dhe mungesa totale e llogaridhënies janë duke e ngufatur qendrën e Prizrenit.

Pakoja e Ahtisarit dhe neni i 8 i ligjit për Zonat e Veçanta të Mbrojtura, Qendrën Historike të Prizrenit e konsiderojnë si Zonë të Veçantë të Mbrojtur dhe për shkak të specifikave të saja, kanë obliguar që të hartohet një ligj që do të rregullojë aktivitetet brenda kësaj qendre duke e ruajtur karakterin e saj kulturor, historik dhe fetar.

Në vitin 2012-të, nënshkrimi i ligjit dhe fillimi i implementimit të tij ka nisur i imponuar dhe pa marrë në konsideratë edhe një peticion të nënshkruar nga shoqëria civile. Arsyetimi i “imponuesve” thoshte se ligji do ta mbrojë trashëgiminë kulturore të qytetit. Një vit më vonë, ndërtime të llojllojshme kanë kapluar Qendrën Historike të Prizrenit, e mbi 80 % e tyre nuk i janë përmbajtur lejes së ndërtimit me të tjera që janë pa leje ndërtimi.

Në një nga hulumtimet e projektit “Transparenca online e komunës së Prizrenit” është raportuar se vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012, nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore në Prizren janë lëshuar 62 pëlqime për ndërtim apo ndërhyrje në këtë Qendër. Që nga ajo kohë asgjë nuk ka ndodhur me këtë ligj dhe në këtë qendër ndodh shumëcka që nuk do duhej të ndodhte.

Reagime ka pasur edhe nga shoqëria civile e edhe nga peticionet që asnjëherë nuk janë marrë për bazë. Vetë Qendra Historike e Prizrenit përmban njëmbëdhjetë xhami dhe dy Kisha Ortodokse Serbe, bashkë me një shkollë për priftërinjtë.

Në periudhën njëvjeçare, korrik 2012 – korrik 2013 janë dhënë rreth 30 pëlqime për renovime, legalizime e rindërtime. Bujar Nerjovaj nga Inspektorati i Prizrenit tregon se disa pëlqime që jepen për ndërtime në këtë Qendër janë në pajtim me planifikim hapësinor, dhe e plotësojnë çdo rregull.

Të tjerat, sipas tij, janë shkelje, por 99,9 për qind e tyre janë adekuate dhe të përshtatshme për kornizën ligjore dhe ligjin e Qendrës. Përjashtim paraqet një ndërtesë private tek ish-Pazari i Djathit, në pjesën e brendshme të Shatërvanit./koha ditore/