16.9 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 7925

Grabovci: Opozita po merret me aventura politike

0

AdemGrabovci6-05Adem Grabovci thotë se derisa nuk certifikohen rezultatet e zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk vlen të flitet për marrëveshje mes partive për formim të qeverisë.

Veprimet e LDK-së, AAK-së dhe NISMA-së i quan aventura politike.

“Jam i prirë të mos i komentoj aventurat politike. Çdo marrëveshje, çdo diskutim është aventurë derisa nuk ka certifikim të rezultateve të zgjedhjeve. Pa e thënë fjalën e vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pa e ditë se cilët deputet do t’i përfaqësojnë partitë në Kuvend, nuk mund të flasim për marrëveshje në mes partive politike, për ta formuar Qeverinë”, ka shkruar Grabovci në Facebook.

Haradinaj e quan të humbur përjekjen e Thaçit

0

Ramush Haradinaj 1Ramush Haradinaj është i bindur se së shpejti do të jetë kryeministër i vendit, ndërsa pjesë e kabinetit të tij Qeverisë do të jetë edhe Vetëvendosja e Albin Kurtit. Në një intervistë në “Rubikon”, Haradinaj deklaroi se qeveria e tij nuk do të ndalë dialogun për privatizimin por do të rrisë kualitetin e këtyre proceseve.

Kosova ka shpëtuar nga përsëritja e zgjedhjeve. Këtë brengë të qytetarëve u a heq i nominuari për kryeministër nga blloku opozitar, Ramush Haradinaj.

I bindur se do të krijojë qeverinë Haradinaj, ai ka thënë për “Rubikon” se i ka numrat. Ndërsa e quan “të humbur” 15 ditëshin që i jepet Hashim Thaçit për të bërë përpjekje që ta bëjë Qeverinë.

Me gjithë dallimet që blloku ka me Vetëvendosjen, pretendenti për shefin e Qeverisë thotë se tashmë janë përafruar qëndrimet dhe shpreson se edhe ata do të jenë pjesë e qeverisë.

Ai thotë se çështjet janë përafruar dhe se blloku i ka ofruar Vetëvendosjes që të bëhet pjesë e privatizimit dhe dialogut, pasi është i mendimit që këto procese nuk duhet të ndalen, ngase do të përçonin mesazhe negative për vendin.

Haradinaj ka vlerësuar se megjithëse njerëzit kanë votuar lirshëm më 8 qershor, para asaj dite, Qeveria Thaçi ka përdorur të gjitha mekanizmat e shtetit për t’i fituar votat.

Ndërsa, ka bërë të ditur se tashmë ka vendosur 100 prioritetet e para të qeverisjes së tij dhe është i bindur se të gjithë partnerët e koalicionit do të kontribuojnë që Kosova të ketë një qeveri kualitative.

Në Budakovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët

0

budakov deshmoretNë fshatin Budakovë të komunës së Suharekës u përkujtuan sot 32 dëshmorët dhe 28 martirët e luftës së vitit 1998- 1999.

Ali Buzhala, ka qenë njëri ndër dëshmitarët e gjallë të betejës së 3 korrikut në fshatin Budakovë të komunës së Suharkës. Ai ende nuk e ka harruar atë ditë, pasi në krahët e tij mbylli sytë dëshmori I kombit , Kadri Kokollari.

Në këtë ditë të shënuar për budakovasit,familjarët e dëshmorëve,organizatat e dala nga lufta, miq, shokë të të rënëve, kanë përkujtuar sot 32 dëshmorët dhe 28 viktimat e luftës së viteve 1998- 1999, nga ky fshat. Ashtu si shumë fshatra të Kosovës edhe Budakova, dha për lirin e vendit djemt më të mirë, që pati. Veteranët e UÇK-së, shprehin falenderime për familjarët e dëshmorëve dhe krenohen me heroizmin e bijëve të tyre që, tani janë bërë frymëzim për të quar Kosovën përpara, pavarësisht kërcënimeve që ju vijnë nga Serbia.

Me shënimet e këtyre datave historike, ju tregohet brezave të rinjë se si erdhëm deri tek liria e popullit tonë, e sa sakrifica u deshën, që Kosova më në fund të jetë shtet, u tha në fjalimet e shumta të përvjetorit të dëshmorëve, të fshatit Budakovë të komunës së Suharekës.

Blero së shpejti vjen me “Inati”

0

Blero5-27Blero, i njohur për muzikën Pop dhe RnB, tashme është në përfundim të projektit të tij veror.

Kënga titullohet “Inati” dhe sjell ritme të reja. Mësohet se vetëm pak ditë, na ndajnë nga projekti i ri i Bleros.

Basha në Dibër: Qeveria po emëron kriminelët në poste drejtuese

0

Basha-PDKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vlerësoi sot alternativat e ofruara nga kandidatët në garat për drejtues të PD-së anembanë vendit si vlerë për partinë dhe për vendin.

“Pa alternative nuk ka vlerë. E ku e shohim këtë më qartë se tek Rilindja. U turrën të rrejnë e të gënjejnë për 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, legalizim falas rend brenda 300 ditëve. Asnjë alternative, asnjë vlerë dhe kjo është arsyeja se vlera nuk është parimi i kësaj qeverie. Kjo është arsyeja sepse po vërshojnë kriminelët e po emërohen në poste drejtuese. Sepse vlera nuk ka asnjë vlerë për këtë qeveri”, -tha Basha në Kuvendin Zgjedhor në Dibër.

Qytetarët po përballen sot, tha zoti Basha, me papunësi në rritje, varfëri , pasiguri për jetën, me mungesë shprese për të ardhmen. Në këtë situatë kryetari i Partisë Demokratike tha se është detyrë e PD-së e t’u përgjigjet shpresave që qytetarët kanë sot te kjo parti për mirëqënie, zhvillim dhe integrim.

“Nuk kemi detyrë vetëm të mbrojmë vlerat e lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut. S’jemi thjesht gardianë, ne jemi promotorë të zhvillimit përmes punës së ndershme, përmes virtyteve më fisnike të njeriut. Ne kemi detyrë të madhe t’i japim krahë, shpresë dibranëve dhe gjithë shqiptarëve të lirisë, të zhvillimit, të mirëqenies, të standardit europian dhe të barazisë para ligjit për çdo shqiptar”, – tha Basha

Jessica Alba shfaqet joshëse në revistën ‘Britain’s GQ’

0

jessicalbagq1Aktorja Jessica Alba është një nënë e zënë me dy fëmijë dhe e ngarkuar me projekte filmike, por ka kohë edhe që t’i shpërfaqi botës mbarë linjat dhe pamjen e saj fizike.

Ajo shfaqet seksi dhe shumë joshëse në revistën britanike “GQ” për muajin gusht. Gjatë intervistës për “GQ”, ylli i kinematografisë dha edhe disa këshilla për atë që meshkujt nuk duhet të veshin gjatë kësaj vere.

“Nuk duhet të veshin rroba që janë të ngushta. Kostumet e banjos duhet të jenë të bollshme. Nuk jam fanse e bluzave ose pantallonave që kanë printe”, thotë Alba.

E pyetur për rolin e Nancy Callahan në “Sin City” ajo tha: “Jam përpjekur shumë. Ka shumë kërcim, por kërcimi është i lidhur me historinë. Nancy është e alkoolizuar, depresionuar dhe shumë e mërzitur. Kërcimet në film reflektojnë atë që ajo është.”

“Tashmë me rolet ndihem shumë më rehat. Kur isha më e re isha e ndrojtur dhe kisha frikë, isha shumë e pasigurtë, por tashmë jam nënë dhe gjithçka ka ndryshuar”, thotë aktorja për “GQ”.

Molliqaj: Kemi përafrim me LDK’në, AAK’në dhe NISMA’n, mund ta bëjmë Qeverinë

0

DardanMolliqaj-vvBlloku i partive i përbërë Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, janë në negociata politike për krijimin e disa parimeve bazë, mbi të cilat do të formohej eventualisht qeveria e ardhshme e Kosovës.
Këto parti politike, që së bashku kanë fituar 47 ulëse në Kuvend, duket të jenë të shtrënguara të arrijnë një marrëveshje me Vetëvendosjen, e cila pritet të ketë 16 deputetë, për të formuar qeverinë e ardhshme.

Sekretari i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, thotë se ka një përafrim të qëndrimeve me bllokun LDK, AAK dhe Nisma dhe se, sipas tij, kjo do të çojë deri te formula e krijimit të qeverisë së ardhshme pa Partinë Demokratike të Kosovës.

Një marrëveshje e tillë bazohet mbi 9 kriteret që Vetëvendosje u ka parashtruar si kushte LDK-së, AAK-së dhe partisë Nisma, ku ndër tjera parashihet një pozicion tjetër i Kosovës në dialog me Beogradin dhe ndryshimi i politikave të privatizimit.

“Ka një përafrim të qartë të subjekteve tjera me përmbajtjen e tekstit që ne e kemi ofruar në raport me çështjen e dialogut dhe privatizimit. Pra, marrëveshja mes tri subjekteve, në njërën anë, dhe Vetëvendosjes, në anën tjetër, është e mundshme dhe mund të arrihet”, ka thënë Molliqaj.

Optimist për arritjen e marrëveshjes së bllokut të partive politike pa PDK-në, është edhe Burim Ramadani, sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas tij, tashmë është më se evidente që nuk do të ketë qeveri “Thaçi 3” dhe se kjo, ka nënvizuar ai, nënkupton krijimin e një qeverie transparente, demokratike dhe të sundimit të rendit dhe ligjit.

“Të gjitha këto parti politike tashmë kanë dhënë mesazhin dhe sinjalin e qartë se do të ketë qeverisje të mirë. Normalisht, që të gjithë angazhohemi për një pozicion më të mirë të Kosovës në rajon dhe në raport me bashkësinë ndërkombëtare”, shprehet Ramadani.

Marrëveshja eventuale ndërmjet liderëve të LDK-së, AAK-së dhe partisë Nisma, në njërën anë, dhe Vetëvendosjes, në anën tjetër, do të përfshinte disa parime bazë, mbi të cilat do të mbështetej programi i qeverisjes në mandatin e ardhshëm.

Dardan Molliqaj i Vetëvendosjes thotë se nëse marrëveshja finalizohet, më pas Vetëvendosje do të organizojë edhe një referendum të brendshëm rreth asaj se a do të përfshihet apo jo në këtë koalicion.

Përveç parimeve të shprehura politike rreth dialogut me Serbinë dhe privatizimin, Vetëvendosje ka propozuar që mandati i ardhshëm i qeverisë, të cilën e sheh si emergjente, të jetë 2 dhe jo 4 vjeçar, sa e parasheh Kushtetuta e Kosovës.

“Ne, si subjekt politik, jemi të bindur që për dy vjet mund t’i kryejmë të gjitha ato procese, për të cilat po hyjmë në këtë bashkëpunim. Pra, heqjen e PDK-së nga kapja e shtetit që ia ka bërë, demokratizimin e vendit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, rritjen e vlerës së ndërmarrjeve publike dhe të njëjtën kohë një qasje krejt tjetër në raport me zhvillimet sa i përket shtet-ndërtimit”, deklaron Molliqaj.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i publikuar këto ditë, parasheh që e drejta e propozimit të mandatarit për formimin e qeverisë nuk i takon ekskluzivisht vetëm partisë fituese.

Kështu që tani koalicioni i partive politike, LDK, AAK dhe Nisma më mbështetjen e Vetëvendosjen vlerëson se i janë shtuar gjasat që përmes krijimit të grupimit më të madh në Parlament, të formojnë qeverinë e ardhshme pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve. (REL)

Haxhi Avdyli: Anëtarët e LDK-së po kërkojnë që unë të jem pasardhës i Eqrem Kryeziut

0

haxhi avdyli ldkEksperti i shëndetësisë në LDK, Haxhi Avdyli është i gatshëm të marrë timonin e Degës së LDK-së në Prizren.Ai thotë se asnjëherë nuk i ka ikur përgjegjësisë që deri më tash ia ka dhënë LDK-ja.”Nuk i iki përgjegjësisë së LDK-së”, thotë Avdyli për “PrizrenPress”.

Javën e kaluar Eqrem Kryeziu ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren. Ai dorëheqjen ia ka ofruar liderit të LDK-së, Isa Mustafa, pas humbjes që pësoi në zgjedhjet lokale për kryetar të Prizrenit dhe garës për deputet të Parlamentit të Kosovës. Kryeziu ishte akuzuar një pjesë e Kryesisë dhe disa nëndegë të LDK-së për mungesë unifikimi dhe humbjen e zgjedhjeve.

Haxhi Avdyli thotë ndërkaq se nëse zgjedhet kryetar i Degës së LDK-së në Prizren, do të jetë një kryetar unifikues.

“Personalisht nuk kam pasur pretendime për t’u bërë kryetar i Degës së LDK-së në Prizren, mirëpo ekziston një kërkesë e gjërë e aktivistëve të kësaj partie që të marrë këtë përgjegjësi. Nëse aktivistët pajtohen që unë të jem kryetar unifikues, atëherë me përgjegjësi të plotë ju them se do të jem unifikues”.

Avdyli, ka vlerësuar lartë dorëheqjen e Kryeziut.

“Vlerësoj lart aktin e përgjegjshmërisë qytetare të një lideri dinjitoz, sic është prof. Eqrem Kryeziu. Ky akt duhet vlerësuar nga të gjithë, edhe nga ata që nuk janë pajtuar ndonjëherë me të”.

“ Ky njeri, sidoqoftë mbetet një figurë emblematike e respektuar për kontributin e tij në ngritjen dhe mbajtjen e shtëpisë sonë të përbashkët, LDK-së. Edhe ky akt është një kontribut në të mirë të LDK-së dhe shpresojmë që kjo s’do jetë fjala e tij e fundit”

“ Sot, LDK ne Prizren ka nevojë më shumë se kurrë për unifikim, mobilizim, dialog mes nesh, punë dhe kontribut pozitiv të secilit aktivist për një ndryshim që do shkon në të mirë të LDK-së, të qytetit dhe Kosovës”./PrizrenPress.com/

Nervozë në PDK

0

Thaci dhe VeseliPartia Demokratike e Kosovës ka lëshuar një deklaratë përmes të cilës kanë thënë se dy pozitat më të larta shtetërore- Kryeministri dhe Kryeparlamentari – u takojnë atyre.
Partia e Hashim Thaçit, të cilët po e bojkotojnë të gjitha partitë tjera, po insiston ta merr sidomos pozitën e Kryetarit të Kuvendit.

“ Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës si dhe praktikat e deri tanishme, Partisë Demokratike të Kosovës i takon e drejta e pakontestueshme për të caktuar kandidatin/kandidaten për Kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të një Nënkryetari të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e PDK’së.

Lexojeni të plotë deklaratën e Partisë Demokratike të Kosovës

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, vlerëson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ka sqaruar në aspektin kushtetues të drejtën e saj si fituese e zgjedhjeve parlamentare që të formojë Qeverinë e Kosovës. Gjithashtu, nisur nga Kushtetuta e Kosovës, Rregullorja e Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës si dhe praktikat e deri tanishme, Partisë Demokratike të Kosovës i takon e drejta e pakontestueshme për të caktuar kandidatin/kandidaten për Kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të një Nënkryetari të Kuvendit të Kosovës.

Duke marrë parasysh faktin që zgjedhjet e mbajtura ishin një sukses i qytetarëve dhe popullit të Kosovës, PDK fton të gjitha partitë politike për konstruktivitet, bashkëpunim dhe unitet në ndërtimin e të gjitha institucioneve shtetërore të përcaktuara me Kushtetutë.

Partia Demokratike e Kosovës, rikonfirmon qëndrimin e saj, se nuk do të bëjë kompromis me asnjë forcë politike me verdiktin e popullit të shprehur në Zgjedhjet e 8 Qershorit që si parti fituese me mandatarin Hashim Thaçi të udhëheq Qeverinë e Republikës së Kosovës në mandatin e ardhshëm, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

PDK, pret me padurim përmbylljen e procesit të ndërtimit të institucioneve të reja, fillimin e jetësimit të Misionit të Ri: zhvillimin ekonomik, krijimin e Fondit të Punësimit, krijimin e 200.000 vendeve të reja të punës dhe vazhdimin e rritjes së mirëqenies për qytetarët e vendit.

Janë intervistuar më shumë se 13 dëshmitarë në rastin Pista

0

ElvisPista14Shpresa Bakija, Kryeprokurore e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, e cila është ngarkuar për zbardhjen e vrasjes së kandidatit rahovecian për deputet të PDK-së, Elvis Pista, thotë se deri më tash ka intervistuar më shumë se 13 dëshmitarë.

Sipas saj, hetimet janë në rrugë të mirë për identifikimin e vrasësit, që në mesnatën mes 14 dhe 15 qershorit rreth orës 00:45 në oborrin e restorantit “Jaha”, në Rahovec vrau Pistën, që ka qenë edhe një nga menaxherët kryesor të PTK-së dhe biznesmen i njohur në rajonin e tij.

“Ka veprime hetimore që kërkojnë kohë dhe të cilat nuk mund të publikohen menjëherë. Kemi shpresë së nga provat e mbledhura deri më tani, jemi në rrugë të sigurt që të identifikojmë kryesin e veprës penale”, tha Bakija.

Ajo thotë se organet e hetuesisë janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e këtij rasti dhe se pas bastisjeve që janë bërë në një shtëpi dhe në shtëpinë e të ndjerit e banesën ku ai ka banuar me qira ka prova dhe indicie që qojnë drejt zbardhjes.

Kryeprokurorja Bakija ndër të tjera tha se është duke u bërë edhe ekzaminimi i gëzhojave te cilat janë gjetur ne vendin e ngjarjes nga te cilat dyshohet se gjeti vdekjen i ndjeri Pista.

Arma që është përdorur në këtë rast ende nuk është gjetur.

“Unë besoj që do ta zbardhim”, tha Kryeprokurorja në fund. /kallxo.com/