5.7 C
Prizren
E premte, 7 Shkurt, 2025

Haxhi Avdyli: Anëtarët e LDK-së po kërkojnë që unë të jem pasardhës i Eqrem Kryeziut

haxhi avdyli ldkEksperti i shëndetësisë në LDK, Haxhi Avdyli është i gatshëm të marrë timonin e Degës së LDK-së në Prizren.Ai thotë se asnjëherë nuk i ka ikur përgjegjësisë që deri më tash ia ka dhënë LDK-ja.”Nuk i iki përgjegjësisë së LDK-së”, thotë Avdyli për “PrizrenPress”.

Javën e kaluar Eqrem Kryeziu ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren. Ai dorëheqjen ia ka ofruar liderit të LDK-së, Isa Mustafa, pas humbjes që pësoi në zgjedhjet lokale për kryetar të Prizrenit dhe garës për deputet të Parlamentit të Kosovës. Kryeziu ishte akuzuar një pjesë e Kryesisë dhe disa nëndegë të LDK-së për mungesë unifikimi dhe humbjen e zgjedhjeve.

Haxhi Avdyli thotë ndërkaq se nëse zgjedhet kryetar i Degës së LDK-së në Prizren, do të jetë një kryetar unifikues.

“Personalisht nuk kam pasur pretendime për t’u bërë kryetar i Degës së LDK-së në Prizren, mirëpo ekziston një kërkesë e gjërë e aktivistëve të kësaj partie që të marrë këtë përgjegjësi. Nëse aktivistët pajtohen që unë të jem kryetar unifikues, atëherë me përgjegjësi të plotë ju them se do të jem unifikues”.

Avdyli, ka vlerësuar lartë dorëheqjen e Kryeziut.

“Vlerësoj lart aktin e përgjegjshmërisë qytetare të një lideri dinjitoz, sic është prof. Eqrem Kryeziu. Ky akt duhet vlerësuar nga të gjithë, edhe nga ata që nuk janë pajtuar ndonjëherë me të”.

“ Ky njeri, sidoqoftë mbetet një figurë emblematike e respektuar për kontributin e tij në ngritjen dhe mbajtjen e shtëpisë sonë të përbashkët, LDK-së. Edhe ky akt është një kontribut në të mirë të LDK-së dhe shpresojmë që kjo s’do jetë fjala e tij e fundit”

“ Sot, LDK ne Prizren ka nevojë më shumë se kurrë për unifikim, mobilizim, dialog mes nesh, punë dhe kontribut pozitiv të secilit aktivist për një ndryshim që do shkon në të mirë të LDK-së, të qytetit dhe Kosovës”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

 “Kopil shkjau”, Jozi përjashtohet menjëherë nga Big Brother pas debatit me Gjestin

Jozi përjashtohet nga gara! Vendimi është marrë sot nga Vëllai i Madh për shkak të komenteve denigruese dhe poshtëruese dhe të pandjeshme. Vendimi erdhi pas debatit...

Aktakuzë ndaj 4 personave për narkotikë – Ishin nisur për në festivalin “Unum”, me dy automjete plot drogë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve D.T., E.D., R.V., dhe P.S., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit nga data...

Lajmet e Fundit