11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Haradinaj e quan të humbur përjekjen e Thaçit

Ramush Haradinaj 1Ramush Haradinaj është i bindur se së shpejti do të jetë kryeministër i vendit, ndërsa pjesë e kabinetit të tij Qeverisë do të jetë edhe Vetëvendosja e Albin Kurtit. Në një intervistë në “Rubikon”, Haradinaj deklaroi se qeveria e tij nuk do të ndalë dialogun për privatizimin por do të rrisë kualitetin e këtyre proceseve.

Kosova ka shpëtuar nga përsëritja e zgjedhjeve. Këtë brengë të qytetarëve u a heq i nominuari për kryeministër nga blloku opozitar, Ramush Haradinaj.

I bindur se do të krijojë qeverinë Haradinaj, ai ka thënë për “Rubikon” se i ka numrat. Ndërsa e quan “të humbur” 15 ditëshin që i jepet Hashim Thaçit për të bërë përpjekje që ta bëjë Qeverinë.

Me gjithë dallimet që blloku ka me Vetëvendosjen, pretendenti për shefin e Qeverisë thotë se tashmë janë përafruar qëndrimet dhe shpreson se edhe ata do të jenë pjesë e qeverisë.

Ai thotë se çështjet janë përafruar dhe se blloku i ka ofruar Vetëvendosjes që të bëhet pjesë e privatizimit dhe dialogut, pasi është i mendimit që këto procese nuk duhet të ndalen, ngase do të përçonin mesazhe negative për vendin.

Haradinaj ka vlerësuar se megjithëse njerëzit kanë votuar lirshëm më 8 qershor, para asaj dite, Qeveria Thaçi ka përdorur të gjitha mekanizmat e shtetit për t’i fituar votat.

Ndërsa, ka bërë të ditur se tashmë ka vendosur 100 prioritetet e para të qeverisjes së tij dhe është i bindur se të gjithë partnerët e koalicionit do të kontribuojnë që Kosova të ketë një qeveri kualitative.

Më Shumë

Koha për spektakël në gjysmëfinale

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit. Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që...

Këta dy shokë krijuan lëkurën nga kaktusi dhe i shpëtuan jetën 1 miliardë kafshëve

Adrian dhe Marte, dy sipërmarrës me origjinë nga Meksika, kanë zhvilluar një 'lëkurë' vegane të quajtur "Desserto" nga Kaktusi. Ky material eco-friendly ngjan shumë me...

Lajmet e Fundit