33.1 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
Home Blog Page 7939

Avdullah Hoti, i mandatuari i LDK-së

0

AvdullahHoti-LDKKreu i LDK-së Isa Mustafa e ka mandatuar Avdullah Hotin që të bisedojë me përfaqësuesit e partive të koalicionit qeverisës në harmonizimin e programit Qeverisës.

Avdullah Hoti, anëtar i kryesisë së LDK-së, ka thënë: “Ne kemi filluar punën në harmonizimin e programeve të partive politike që e përbëjnë këtë koalicion. Unë jam mandatuar nga kryetari Mustafa që të bisedojë me përfaqësuesit e partive të koalicionit qeverisës në harmonizimin e programit qeverisës”.

Ky program sipas tij do të paraqitet para Kuvendit të Kosovës me rastin e votimit të qeverisë së re.

Hoti thotë se do të sigurohen që të ruhen parimet e programeve politike të secilit subjekt brenda koalicionit, duke nxjerrë një program të përbashkët që është komplementar dhe që i adreson nevojat e qytetarëve të Kosovës.

“Disa nga parimet e programit të LDK-së janë specifikuar edhe në marrëveshjen bazë të koalicionit, siç është zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës, lufta e pa kompromis kundër korrupsionit dhe integrimet në BE dhe në NATO”, ka thënë Avdullah Hoti. /Bota press/

Hasi, për herë të parë përfaqësohet me një deputet në Parlament

0

Nezir Cocaj2Hasi për herë të parë, që nga paslufta, do të përfaqësohet me një deputet në Parlamentin e Kosovës. Kandidati i PDK-së nga Hasi, Nezir Çoçaj, në zgjedhjet e 8 qershorit, ka arrit të fitojë mandatin e deputetit në Parlament. Ai në këto zgjedhje ka qenë kandidati më i votuar në Prizren.

Çoçaj ka marrë 8,408 vota, duke lënë prapa shumë figura të tjera politike. Kandidimi i tij, për herë të parë nga paslufta PDK-në e ka nxjerrë partia e parë në Has.

Kryetari i Nëndegës së PDK-së në Gjonaj, dr. Halil Cikaj thotë se kandidimi i Çoçajt për deputet ka qenë hapi më i qëlluar për PDK-në.

“Nëndega jonë ka propozuar që Çoçaj të jetë kandidat për deputet nga Hasi. Ky propozim vlerësojmë se u dëshmua se ka qenë i qëlluar”, thotë Cikaj.

Sipas tij, përfaqësimi i Hasit në Parlamentin e Kosovës, do të thotë shumë për këtë rajon. “Është hera e parë që hasjanët u përcaktuan që të votojnë dhe të dërgojnë përfaqësuesin e tyre në Parlament. Jam i sigurt së zëri i hasjanëve në këtë mandat do të dëgjohet fuqishëm në Parlament”, thotë Cikaj.

Ai tregon se hasjanët përballën me shumë probleme, të cilat asnjëherë nuk janë trajtuar në mënyrë të dinjitetshëm në Parlamentin e Kosovës.

“Besoj shumë se deputeti Çoçaj do të përfaqësojë Hasin në mënyrën më të mirë. Nuk dyshoj se Hasi tash e tutje do të shikohet ndryshe nga Parlamenti dhe institucionet tjera të Kosovës”,thotë Cikaj./PrizrenPress.com/

AAK në Prizren pa asnjë deputet në Parlament

0

Lulezim KabashiiAleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, nuk ka arrit të fitojë asnjë vend në Parlamentin e Kosovës. Kandidatët e këtij subjekti politik në këtë qytet, kanë dalë humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve të 8 qershorit. Ata janë të vetmit në Prizren, që nuk arritën të fitojnë vota për në Parlament.

Prizreni për herë të parë do të përfaqësohet me shtatë kandidatë në Parlamentin e Kosovës.

Në zgjedhjet e 8 qershorit të gjitha subjektet politike kanë arrit të dërgojnë së paku një kandidat në Parlamentin e Kosovës, përjashtuar AAK-në. PDK do të përfaqësohet me tre deputet, LDK dhe VV me nga një deputet dhe Nisma për Kosovë me dy deputetë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren në zgjedhjet e fundit është përballë me shumë sfida. Emërimi i Lulëzim Kabashit në postin e kryetarit të Degës, fillimisht kishte shkaktuar përçarje brenda kësaj dege. Në shenjë revolte, disa anëtarë dhanë dorëheqje nga Kryesia. Por, kjo nuk ishte sfida e vetme e AAK-së në Prizren. Ky subjekt politik u përballë edhe me goditjet e PDK-së, e cila ia mori anëtarët dhe kryetarët e disa degëve.

Kryetari Lulëzim Kabashi, në shenjë revolte,ndërkaq kërcënoi PDK-në me prishjen e koalicionit lokal. Pavarësisht kërcënimit të tij, PDK-ja vazhdoi të dëmtojë AAK-në në Prizren.

Kabashi deri më tash nuk ka treguar arsyet e humbjes së Degës të cilën e drejton.Burimet brenda AAK-së në Prizren, tregojnë për “PrizrenPress” se anëtarët e Kryesisë nuk janë të kënaqur me performancën e kryetarit të Degës, Lulëzim Kabashit.

“Ardhja e Kabashit në krye të Degës i ka shkaktuar shumë dëme AAK-së”.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj kishte emëruar Lulëzim Kabashin në krye të Degës së AAK-së në Prizren. Emërimi i tij, ishte bërë pa iu nënshtruar zgjedhjeve të brendshme. Kabashi para se të emërohet kryetar i Degës së AAK-së, ka qenë kryetar i Degës së LDD-së në Prizren./PrizrenPress.com/

Smaka: Kërkesa e presidentes, e ngutshme

0

riza smakaNjohësi i së drejtës kushtetuese, profesori Riza Smaka, e ka quajtur të panevojshme kërkesën e presidentes Atifete Jahjaga drejtuar Gjykatës Kushtetuese për t’i sqaruar dy nene të Kushtetutës, që kanë të bëjnë me atë se kush duhet të mandatohet për formimin e Qeverisë.

Sipas tij, dispozitat e Kushtetutës së Kosovës janë shumë të qarta dhe nuk krijojnë kurrfarë dileme.

“Presidentja nuk ka pasur nevojë të kërkojë interpretim nga Gjykata Kushtetuese sepse dispozitat e Kushtetutës janë të qarta. Edhe ajo nga pozicioni i presidentes është dashur ta përfillë nenin 95, paragrafin e parë, sepse është dispozitë e qartë, e kuptueshme, e plotë dhe nuk krijon kurrfarë dileme. Por, ndoshta këtë e ka bërë për qëllime taktike, për t’u mbuluar me një opinion të Gjykatës Kushtetuese, e cila është në influenca politike”, ka thënë Smaka.

Ai ka vlerësuar se kërkesa e Jahjagës, përveçse është e panevojshme, është edhe e ngutshme.

Në këtë kontekst, Smaka ka thënë se presidentja është dashur t’i presë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 8 qershorit.

“Edhe pse s’ka pasur nevojë ta bëjë këtë kërkesë, përveç kësaj e ka bërë një hap para kohe, sepse kjo kërkesë është dashur të bëhet pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 8 qershorit”, ka thënë Smaka.

Ai ka shtuar se e drejta për ta propozuar kandidatin për kryeministër i takon koalicionit i cili do ta siguronte shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë në Kuvend.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se presidentja është dashur vetëm t’i ushtrojë kompetencat e saj duke iu referuar neneve përkatëse.

“Neni 84, paragrafi 14, është shumë i qartë, i cili thotë: ‘Presidentja e cakton mandatarin për formimin e qeverisë pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit që përbën shumicën në Kuvend’. Çka ka pasur nevojë këtu për të kërkuar sqarim?!”, është shprehur Smaka. /Epoka e Re/

Pak fjalë për njeriun e veprave dhe të shembujve të mirë

0

Blerim RrecajShkruan:Blerim Rrecaj

Ka kohë që hamendem, ka kohë që hezitoj a t’ia filloj një shkrimi. Me anën e së cilit do të ca thurja mendime e ndjenja për një bashkombës tonin, për njërin nga bashkatdhetarët tanë. Që ka emër e mbiemër. Që ka një jetë me një histori sa tronditëse aq dhe krenare. Që me vepra bashkëbisedon me njerëz, me lexues . Dhe nuk ndalet. Si një trim i mirë me pak shokë ose si “një trim i mirë vetëm” siç thotë në veprën e tij “Shqipori” njëri prej shkrimtarëve shqiptarë të këndej gardhit. Dhe kam ndjerë e ndjej se të shkruaj diç për të do të përballem me ndjenjën e një përgjegjësi jo të vogël. Sidoqoftë po ia filloj, sigurisht me një lloj pasigurie ndonëse duke pasur në mend fjalën e urtë se hekuri rrehet sa është i nxehtë, duke u gjendur diku mes heshtjes ,të thënmes e spontanitetit (mbase ky i fundit mund të na nxisë qoftë për t’ia qëlluar a për të gabuar…) Por duke pasur në mend edhe mjaft gjëra të tjera…

Në njërën nga ditët e majit 2012 në inbox-in tim më pat ardhur letra nga një shok imi që përmbante librat në formatin PDF të Agim Hamitit me titull: “Odiseja e një detektivi” (pjesa e parë dhe e dytë) dhe shkrimin: “Një zë nga shkretëtira shqiptare” me njoftimin: “Blerim po ta çoj ni libër elektronik për Shqipërinë e diktaturës. Besoj se hyn në kuadër të atij planit për të lexuar më shumë, që e përmende një ditë”. Dhe sa e sa kemi nevojë për ta njohur vetveten dhe ç’pengesa të mëdha që kemi mes nesh por kur ne s’merremi me këto punë që na përkasin neve atëherë kush do të merret?! Pyetje që s’do shumë koment apo jo?

Më vonë në nëntor të këtij viti (2012) pata parë te faqja elektronike “Pashtriku.org” (tek kjo faqe te rubrika libri gjendet romani dypjesësh i lartpërmendur) një shkrim për librin me autor Eugjen Merlika me titull: “Në kërkim të së vërtetës”. Për heshtjen e bojkotimin që ka kapërcyer një dekadë. Merlika pos tjerash thotë: “Ai na ka dhënë një vepër në të cilën spikasin dy linja : burgjet e diktaturës komuniste, si shprehja më e përsosur e “luftës së klasave”, në tërë mizorinë e tyre, dhe prapaskenat e politikës s’asaj diktature në marredhëniet me armiqtë – miq anglo-amerikanë në më shumë se një gjysëm shekulli”. Dhe tash duke përfolur autorin e rrallë që ka shkruar për këtë librin e Agim Hamitit pothuajse të shpallur non grata e që kryesisht gjendet nëpër faqe interneti pak a shumë ai thotë se linjën e parë autori e ka trajtuar shkëlqyeshëm e linja e dytë është më e ndërlikuar pasi aty përmendën shumë aktorë vendorë e të huaj. Mbase mjaftojnë këto citate për ta ilustruar me ca shembuj atë që nisa për të rrëfyer.

Dhe po vazhdoj aty ku e lashë aty ku më mbeti…

Pasi pata lexuar librin dhe patëm diskutuar me shokun tim rreth tij për të vërtetat e fshehura që (na) ka zbuluar autori dhe gjatë bisedave për të kemi thenë se tash po e kemi më të lehtë për të kuptuar lojën e proceset që janë bërë e po bëhen andej e këndej kufinjëve fatkeq që kanë lënë e po lënë gjithë këto plagë fizike e shpirtërore duke shpërfytyruar gjendjen tonë si njerëz e si shqiptarë. Eh kufinjtë e mallkuar. Së fundmi lexova romanin “Varrë” të Eqrem Bashës dhe pasojat e rënda që kanë shkaktuar kufinjtë mes nesh e që po na pengojmë të jetojmë ashtu siç duhet e siç na ka hije. Për të mos e zgjatur ndonëse zgjidhja e çshtjes shqiptare ende s’po merr zgjidhje (a është larg saj) dhe po stërzgjatet e po zvarritet me hapa breshke ja dhe një citat nga libri që përmenda: “Te ne kufijtë janë varrë të hapura, rreze topash, sinorë që i ngul e i shkul i huaji dhe s’e pyet asnjëherë të zotin. Nuk na ndajnë nga të tjerët që s’janë si ne, por futen midis nesh, ndajnë vëllanë nga vëllai, djalin nga babai, burrin nga gruaja…” Pasojat e varrëve (plagëve) ishin e vazhdojnë të jenë të mëdha siç thotë Xhevahir Spahiu në poezinë “Borxhet e mija” se “I kam borxh vitit ’13 që s’ia mbylla plagët”…

Dhe kohë më vonë pata parë një faqe elektronike në facebook të cilën e mirëmbant(e) Agim Hamiti. Në të postoheshin e postohen falë e shprehje të urta, artikuj, poezi, tregime, proza poetike, histori poetësh(shumicën prej të cilëve i ka njohur personalisht)të pushkatuar nga regjimi diktatorial, shkrimin për moszbardhjen e vrasjes së vëllezërve Gërvalla e të Kadri Zekës…

Dhe mozaiku me shënime e shkrime përmban male, bjeshkë, përrenj, lumenj, dete shqetësimesh e shpresash për fatet e kombit. Jo vetëm sa për të na u kujtuar poezitë e Ali Asllanit “Hakërrim” e “Dëshpërim dhe shpresë”. Ne lexuesit e kësaj faqeje e vërejmë se autori iu kundërvihet mjeteve të shumta të dez(informimit) dhe lëmë ndonjë rresht, ndonjë koment, ndonjë fjalë pasi lexojmë shkrimet, bëjmë ndonjë pëlqim(like) dhe shpërndajmë(share) ato, bredhim sikur bletët për të “ateruar” nga lulet e shumëllojta dhe për t’u ushqyer nga nektari i tyre dhe ndjejmë frymën e Rilindjes Kombëtare… Kjo dritare na fton për të qenë të vëmendshëm, për të parë realitetin në sy, për të zbutur keqkuptimet për gjërat që vazhdimisht nga pjesa dërmuese e mediave, shtëpive botuese, institucioneve nga më të ndryshmet ngatërrohen e mjegullohen qëllimisht. Në dritaren e Agimit vërejmë agun e një dite që zbardh pas një nate të gjatë. Aty ka shporta me tregime këndellëse, buqeta me poezi, aty nuk mungon as pena e mbrehtë faikkoniciane. (Dhe sikurse dikur Faiku edhe Agimi sot vazhdon veprimtarinë nga kryeqyteti i Evropës, nga Brukseli si mërgimtari i zorit që pret të kthehet me dëshirë në atdhe ndërkohë që priten sinjale për marrje statusi…) Aty shohim skena dhe prapaskena të politikave e politikanëve (pozitarëve a “opozitarëve”)vendorë a botërorë qoftë kur këta veprojnë mirë e fatkeqësisht në të shumtën e herave keq, qoftë veç e veç qoftë kur bashkëpunojnë, për të arritur ndonjë qëllim…Aty nuk mungojnë kaosi e paradokset. As problemet që presin zgjidhje. As e mira perballë të keqes. As kritika e demaskimi…Nga Agim Hamiti facebook pata marrë e postuar shkrimin shpjegues prej dhjetë rregullash të Naom Chomsky : “CILA ËSHTË METODA BASHKËKOHORE E MANIPULIMIT PSIKOLOGJIKO-INTELEKTUAL TË INDIVIDIT DHE TË SHOQËRISË NË PËRSHTATJE ME INTERESAT E KAMUFLUARA TË SUPERELITËS POLITIKE BOTËRORE?”, për këtë shpërndarje pata pranuar përgëzim nga një kritik shqiptar i mediave që jeton dhe vepron në Norvegji…

Në cepin e epërm të dritares së Agimit rri varur dhe njoftimi: “Kush dëshiron që unë t’i dërgoj gjithë librat e mi në pdf falas të m’i kërkojë në këtë adresë e-mailin tim”.

Dhe në pjesën e parë të gjysmës së dytë të këtij marsi autori do m’i dergoj librat e tij në PDF dhe po e shoh të arsyeshme ta paraqes komunikimin tone (elektronik) për të thenë e përsiatur më tej diç dhe për leximin e librave.

I nderuar Agim Hamiti, po te shkruaj dhe deshiroj te m’i dergosh librat ne pdf, kam lexuar librin tuaj Odiseja e nje detektivi 1,2 dhe jam edhe lexues i faqes tuaj ne facebook, te cilen e quaj: Dritarja informative e edukative e nje shqiptari nga Dukati.

Te mira e te mbara!

Përshëndetje Blerim !

Po ta plotësoj dëshirën me kënaqësi. E di që je nga më të rregulltit dhe më aktivët në faqen time (tonë) të fejsbukut. Së bashku me një grup Shqiptarësh të tjerë prej Kosove, jeni miqtë e mi më të preferuar në fejsbuk: të paktën të njihemi me njëri-tjetrin nëpërmjet shkrimeve tona; nuk dihet se ç’sjell e ardhmja…

Po të dërgoj librat e tjerë dhe dy-tre artikuj të publikuar në gazeta elektronike, të cilët trajtojnë problemet tona të përbashkëta.¨

Lexim të këndshëm e gjithë të mirat !

Vëllazërisht,

Agimi

Dhe kërkova dhuratën , dhurata më erdhi, njeriu vërtet e tregoka vetën me vepra thashë sapo mora dhuratën e hapa shpejt si një fëmijë kureshtar e i padurueshëm dhe kjo është një shenjë domethënëse e shumë e çmuar në këtë kohë kur ndjejmë aq shumë ftohtësi e aq shumë të zeza kanë mbuluar të bardhat.

Kam lexuar librin me tregime: “Tregimet e ferrit”, romanet: “Enigma e një brenge”, “Heronjtë e kotësisë”, “Polina” dhe dy shkrimet publicistike: “Një zë nga shkretëtira shqiptare” dhe “Fajtorë dhe të pafajshëm naiv”. Diç jam munduar të them për to, diç kam përsiatur dhe mendoj se këto vepra janë një muze i gjallë vuajtjesh të një diktature gjakatare, janë vepra që kërkojnë që drejtësia të vihet në vend sepse vetëm kështu mund të hedhim hapa përpara për të jetuar dinjitetshëm…

Agim Hamiti sikur ka parasysh shprehjen (gjermane): “Durimi është gjë e mirë por vepro deri sa pret”, dhe duke vepruar bëhet shembull i mirë për të tjerët…

Edhe për Lady Gaga skandali ka një kufi

0

ladygagaAjo njihet për skandalet e njëpasnjëshme, për daljet e sjelljet e tepruara në skenë dhe jashtë saj, por edhe për të skandali paska një kufi.

Lady Gaga ka tërhequr nga interneti videon e performimit të saj në skenë me rreperin R.Kelly dhe e gjitha për të shmangur skandalin. Gjatë kërcimit 28-vjeçarja dhe rreperi simulojnë një akt seksual nën tingujt e këngës “Do What You Want” (Bëj çfarë të duash)

“Page Six” ishte e para që njoftoi këtë vendim të këngëtares 28-vjeçare, megjithatë ky vendim është marrë tepër vonë, sepse në internet kanë mbetur akoma pjesëza të performancës tepër provokuese të Lady Gaga me R.Kelly.

Ribery pinë marihuanë?

0

Ribery pin drogËndrra e tij për të udhëhequr Francën drejt Brazilit mori fund dhe ai po mundohet ta harrojë zhgënjimin duke pushuar në plazhet e Ibizës. Por pamjet që ‘Bild’ i ka dhënë një ditë më parë, trajnerit Pep Guardiola, nuk është se i kanë pëlqyer fort.

Mesfushori 31-vjeçar i Bayernit të Munichut është fotografuar në shoqërinë e miqve të tij në resortin ‘Blue Marlin’, në Spanjë, duke tymosur një cigare që dyshohet se është marihuanë.

Është miku i francezit ai që nis të dredhë cigaren, ndërsa Ribery, për t’i shpëtuar fokusit të paparacëve, vendos të hedhë një peshqir mbi kokë dhe të thithë disa herë cigaren e ndaluar. Dielli, plazhet dhe hashashi janë ato që Ribery ka zgjedhur për t’u shëruar nga lëndimi në shpinë.

Kancelari i Austrisë sot në Kosovë

0

Werner FaymanKancelari i Austrisë, Werner Faymann, në kuadër të një turneu ballkanik, sot vjen në Kosovë.

Kreu i shtetit asutriak në orët e paradites në Prishtinë do të takohet me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Kancelari Fyamnn do të vizitojë edhe ushtarët austriakë të KFOR-it në Kosovë.

Janë rreth 400 ushtarë të kontingjenti austriak në mision paqeruajtës në Kosovë.
Paraprakisht kancelari austriak qëndroi në Beograd, ndërsa pas Kosovës viziton Slloveninë.

 

Williamson flet në gusht

0

WilliamsonClint Williamson, kryeprokurori që po i heton dyshimet e ngritura në raportin e Dick Martyt, do t`i bëjë publike të gjeturat e hetimeve trevjeçare në gusht të këtij viti.

Plani ka qenë që një gjë e tillë të ndodhë në pjesën e dytë të këtij muaji, menjëherë pas përfundimit të mandatit të kaluar të EULEX-it dhe fillimit të mandatit të ri, gjë që ka ndodhur më 15 qershor, mirëpo një gjë e tillë nuk është realizuar.

Burime të gazetës kanë bërë të ditur se publikimi i rezultateve të hetimeve do të vonohet për pak muaj. Se Williamson do të dalë me të gjeturat brenda pak muajsh, e ka pranuar zyrtarisht edhe Joau Sousa, zëdhënësi i SITF-it, Task Forcës që udhëhiqet nga kryeprokurori amerikan Williamson. “Ne planifikojmë që të japim rezultatin e hetimeve në muajt e ardhshëm”, ka thënë Sousa në një prononcim për gazetën Tribuna.

Në qarqet diplomatike ka pasur një debat të gjerë për mënyrën se si duhet që Williamson të procedojë publikisht me rezultatet e hetimeve.

Disa nga shtetet mbështetëse të SITF kanë kërkuar raport publik ku do të qartësoheshin të gjitha pretendimet e Dick Martyt dhe kësisoj do të zbardhej e vërteta për tërë raportin e ish-senatorit të Këshillit të Evropës./tribuna/

Të gjithë “mëkatet” e gjenive të letërsisë

0

89070Që nga Sartri që dëndej me meskalinë (alkaloid psikedelik, i njohur për efektet haluçinantë), tek dëshirat mazohiste të James Joyce. Që nga teprimet e Francis Scott Fitzgerald, tek Edgar Allan Poe që kishte një dobësi për Lolitat dhe u martua me kushërirën 13-vjeçare, e deri tek nudizmi i Kafkës: të gjithë “mëkatet” e shkrimtarëve të mëdhenj janë përmbledhur në librin “Jetë të fshehta”, me autor Robert Schnakenberg

Autori ekzistencialist serioz dhe i pikëlluar, Jean Paul Sartre? Përdorte meskalinë për një vit të tërë, dhe përndiqej nga obsesioni i një aragoste gjigande që e ndiqte mu në mes të ditës. Fituesi i Cmimit Nobel William Faulkner? Punoi si drejtor në posta, por u dëbua kur u zbulua që hidhte pakot me letra në mbeturina. James Joyce, autori i madh i “Uliksit”? I shkruante të shoqes që donte të rrihej me kamzhik dhe që adhuronte të gjithë pjesët më të ndyra të trupit të saj, duke iu lutur që të mos lahej dhe që të linte erën e saj mbi letër. Shakespeare? Shkrimtari i madh shmangte pagimin e taksave dhe iu nënshtrua procesit gjyqësor… Këta janë shkrimtarët që sfilojnë në një libër argëtues me titull “Jetët e fshehta të shkrimtarëve të mëdhenj”, me autor Robert Schnakenberg, ilustruar me portrete të mëdhenj dhe imazhe të stilit të karikaturave.

Të krisur

E kotë të përpiqesh të qëndrosh i pandjeshëm duke lexuar këto jetë shkrimtarësh: të jepë një shije të lehtë prej voyeurs të zbulosh që Dickensi ishte kaq i obsesionuar nga pastërtia, saqë kur një mik i cili i kishte ardhur për vizitë largohej, ai pastronte me imtësi dhe personalisht çdo gjë që ai kishte prekur. Dridhesh kur lexon që maçoku i Gertrude Stein dhe Alice Toklas quhej Hitler. Dhe fakti që Salinger, sipas bijës së tij, pinte për qëllime terapeutike urinën e tij, bën të shqyejnë sytë lexuesit e të riut “Holden”. Libri i Schnakenberg nuk është i bërë vetëm me anektoda, por edhe me profile biografikë dhe letrarë, të shkurtër por të saktë dhe të informuar, dhe ka meritën që luan me historitë që rrëfen, pa e zbehur aspak vlerën e aktorëve. Ndonjëherë të krijohet përshtypja që ajo çfare zbulohet prej këtyre jetëve është e tepruar, e çuditshme, e kotë për të kuptuar jetët e shkrimtarëve: po si mund të mos shohësh një lidhje shumë të fortë mes dashurisë së Joycet për trupin e palarë dhe disa faqeve të paharrueshme të “Uliksit”, ku në skenë është Molly Bloom? Po kështu, shkumëzimi në gjendje dehje në disa faqe të Scott Fitzgerald, nga “Getsbi i Madh” tek “E zezë është nata” duket i ilustruar më së miri nga një Fitzgerald që tymos kartëmonedha pesëdollarëshe dhe që në një festë u paraqit bashkë me Zeldan duke ecur këmbadoras: për të mos folur për Zeldan, e cila në një hotel luksoz thirri zjarrfikësit, dhe kur ata erdhën dhe e pyetën se ku ishte zjarri, u tregoi zemrën e saj! Për pjesën tjetër, jetët e shkrimtarëve, të para në kundërdritë mund të jenë edhe një ftesë për t’u afruar me letërsinë, për ata që mendojnë se letërsia është e mërzitshme, skolastike dhe e respektueshme: të zbulosh që Edgar Allan Poe, ashtu si Humberti i Nabokovit qe kufizohet vetëm tek ëndërrimi për Lolitën, u martua jo në ëndërr por në realitet me kusherirën trembëdhjetëvjeçare – gje që, mund të jetë jo politically correct, por ama do të lërë pa gjumë kuriozitetin e shumëkujt.

Brishtësi

Për të mos folur sërish për Fitzgeraldin. I obsesionuar nga dimensionet e organit të tij gjenital, dikur i gjendur në një bar thirri Hemingwayn në banjë dhe i kërkoi që ta shohë e t’i thotë se mos e kishte shumë të vogël. Hemingway i mirë, pasi e kish parë me seriozitet, i kish thënë mikut të tij që e kishte në rregull. Shkrimtarët paraqiten jo vetëm të çuditshëm dhe të brishtë si të gjithë, por madje veçanërisht të brishtë dhe të çuditshëm. Po ta mendosh mirë, a nuk është pikërisht për këtë arsye që janë në gjendje të rrëfejnë dhe përshkruajnë pasionet dhe mangësitë e çdokujt? Pastaj janë historitë që hedhin dritë edhe mbi një epokë, mbi atë që quhet fryma e kohës: për shembull të qënurit vegjetarian dhe nudist për Franz Kafkën në fillimet e 1900. Apo, mënyra e jetesës së Salingerit, i cili i kuronte vetë fëmijët duke praktikuar akupunkturën duke përdorur jo gjilpëra, por shkopinj shumë të hollë të tipit Ikea. Histori të tjera zbulojnë më shumë, në kuptimin që shihet për herë të parë diçka që ndryshon pikëvështrimin për një shkrimtar: për shembull fakti që Alcott, autori i “Gra të vogla” i urrente librat e saj mirëbërës dhe ëndërronte të shkruante për krime të ndyrë dhe fantazi gotike. Për më tepër, përdorte me tepri opiumin.

Pra, këto jetë të fshehta të shkrimtarëve të mëdhenj nuk të lënë të mërzitesh, duke na kujtuar që e vërteta dhe forca e një shkrimtari qëndrojnë vetëm në atë që shkruan. Dhe meqë jemi tek politically correct: Shakespeare, ndryshe nga shumë të tjerë që nuk kanë shkruajtur kryevepra, në fund taksat i pagoi. / Il Messaggero /Pershtati Bota.al