22.7 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 8019

Jahjaga: Nëse sot votohet mirë, dita të mira na presin

0

Jahjaga votonObligimin e saj e ka kryer edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Ajo pasi që hodhi votën e saj tha për gazetarët se nëse sot në mënyrë të qetë dhe të rregullt atëherë ditë të mira do ta presin vendin tonë.

“E kreva obligimin tim qytetarë dhe ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës në çdo cep të shtetit tonë që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë obligimin e tyre kushtetues dhe ligjor se vetëm kështu do t’i ndihmojmë vendit dhe do të përcaktojnë të ardhmen e shtetit të tyre.

Këto zgjedhje përcaktojnë shkallën demokratike të vendit tonë. Nëse dita e sotme është e mirë atëherë ditë të mira do ta presin dhe ditën tonë”, ka thënë presidentja Jahjaga.

PDK thyen rregullat, vazhdon reklamat zgjedhore në internet

0

PDK-reklam ne youtubeEdhe pse është heshtje zgjedhore që nga dita e shtune në mëngjes PDK ka vazhduar ta thyej heshtjen zgjedhore qoftë përmes rrjeteve sociale apo reklamimit.

Një reklamim shumë më të madhe është duke e bërë PDK duke reklamuar “Misionin e Ri” në çdo hapje të faqeve të internetit përmes Google. Çdo hapje e çdo video në Youtube nga Kosova pasohet më një reklamë nga PDK.

Jacobson fton qytetarët të dalin në votime

0

Tracey Ann Jacobson-ambasadore amerikaneThirrjes për të dalë në votime i është bashkëngjitur edhe Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson.

Ajo, përmes një cicërime në Twitter, ka bërë thirrje që të dilet në votime në mënyrë që të dëgjohet zëri i votuesit.

“Sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet sot! Dilni dhe votoni!”, ka shkruar Jacobson në Twitter.

Thaçi: Kjo ditë, betejë e konkurrencës

0

Thaci-voton14Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar sot kutive të votimit në shkollën fillore “Faik Konica” së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij.

Thaçi, përderisa ka kryer obligimin e tij si qytetarë, ka thënë me këtë rast se sot është një ditë e veçantë, raporton Express.

Ai ka ftuar qytetarët të dalin të votojnë dhe ka ftuar po ashtu për zgjedhje fer dhe të lira.

Ai këtë ditë e ka quajtu të rëndësishme dhe betejë të konkurrencës.

Përfundojnë ditët e librit në kryeqytet

0

Prishtine-panairi i librit14Në ditët e fundit të Panairit të Librit, që këtë vit ishte edicioni i tij i 16-të, fluksi i vizitorëve ka qenë më i madh.

Ndryshe nga vitet e tjera, botuesit dhe organizatorët thonë këtë vit ka pasur më shumë të interesuar për të qenë pjesë e Panairit dhe për të blerë libra, duke e shndërruar kështu, Prishtinë në kryeqytet të librit.

Jahir Ahmeti, përfaqësues i shtëpive botuese “Toena”, “Duduaj”, “Artini” e “Onsca”, është shprehur se panairet zakonisht janë festat e librit, siç thotë, këtë vit me të vërtetë ka qenë festë e librit.

“Ka pasur goxha interesim për librin, ka pasur shumë vizitorë si asnjëherë më parë në këto vitet e fundit dhe kjo na jep një shpresë se në këtë aktivitet mund të vazhdojmë, sepse vërtet do të vazhdojë interesimi i njerëzve siç ka qenë këtë javë”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, derisa viteve të fundit ka pasur rënie të drastike të njerëzve të interesuar për libra, këtë vit kjo gjë ka ndryshuar.

“Jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri nuk lexohet, ky është fakt. Të themi se jemi shtatë milionë shqiptarë në Ballkan dhe të botohet libri me tirazh prej 500 kopjeve kjo është e mjerueshme për leximin, për tregun tonë”, thotë Jahir Ahmeti, teksa thotë se zhvillimi i teknologjisë duhet të shfrytëzohet për t’i bërë reklamë librit.

“Zhvillimin i teknologjisë duhet ta shfrytëzojmë jo për ta sfiduar librin, por për ta reklamuar atë dhe nëse dimë t’i përdorim këto mjete siç duhet në favor të librit dhe kulturës, mendoj se do të ketë rritje të numrit të lexuesve”, ka treguar Ahmeti.

Eduard Doka, menaxher në shtëpinë botuese “Onufri” ka thënë se për vizitorët e Panairit ofrojnë libra të ndryshëm të librave.

“Kjo ka qenë një jave e lumtur, e gëzuar, me emocione të veçanta sepse thjesht prania në këtë Panair do të thotë obligim më i madh për ne si shtëpi botuese, sepse përballemi me lexuesin, me kritikën. Është një sfidë e vërtetë, sepse mund të tregojmë se çfarë je i zoti për t’i ofruar lexuesve”, është shprehur Doka, derisa thotë se “Onufri” ka për qëllim që ta njohë publikun me librat që ofrojnë.

“Interesimi i njerëzve për të blerë libra është i kënaqshëm, por për ne më e rëndësishme është ekspozimi, njohja e publikut me librat dhe me çdo gjë që ne si shtëpi botuese ofrojmë”, ka treguar Eduard Doka.

Gladim Pllana, libraria “Galdimi”, që është përfaqësuese e “A-edition” shtëpi botuese në Shqipëri, thotë se interesimi për të blerë libra ka qenë edhe nga fëmijët, edhe nga të rrituri, ani pse në tendën e tyre ka kryesisht libra për fëmijë.

“Veçanërisht, kemi libra për fëmijë të moshave të ndryshme, duke u nisur nga librat atraktiv, që janë për vizatime, për mësimin e shkronjave, numrave, kemi edhe përralla, ka libra për ninulla, libra enciklopedik, atlase, histori dhe të tjera”, është shprehur Pllana, teksa ka thënë se në krahasim me kushtet e objektit, janë të kënaqur me organizimin.

Për Panairin e Librit, siç thotë ai duhet punuar edhe më shumë dhe të jenë kushte edhe më të mira.

“Në krahasim me vitet e kaluara numri i të interesuarve për të blerë libra është më i madh. Rol të madh për këtë kanë luajtur edhe rrjetet sociale, “Facebook” në veçanti, aty njerëzit kanë mundësi t’i shohin librat, të cilat pastaj kanë ardhur dhe i kanë kërkuar”, ka treguar Gladim Pllana.

Arianit Krasniqi, i cili në duar mbante qeset e mbushura me libra, thotë se ka vite që është vizitori rregullt i Panairit të Librit dhe mundohet që të blejë sa më shumë libra.

“Për ditët sa zgjatë Panairi e vizitoj çdo ditë dhe blej libra sa më shumë që mundem. Më shumë më pëlqejnë librat shkencorë, por nuk është se i lë anash librat e tjetër”, ka thënë Krasniqi. Ndërsa, Saranda Hasani, shprehet se është adhuruese e letërsinë botërore, por ngase ka shumë shkrimtarë të preferuar ajo thotë se mundohet të bëjë një lloj zgjidhje.

“Ka shumë shkrimtarë që i dua e që do të doja t’i kisha në bibliotekën time, por meqenëse është e pamundur që t’i blej të gjithë, mundohem që të paktën t’i kem librat e shkrimtarëve që i kam më për zemër se të tjerët”, thotë Hasani.

Besian Zeneli, nga Shoqata e Botuesve të Kosovës është shprehur se kanë qenë me një dozë rezervë sepse Panairi i Librit ka koinçiduar me datën e zgjedhjeve, duke iu referuar kësaj ai thotë se kërkesat kanë qenë pak më të arsyeshme edhe në pritje, por ndodhi e kundërta.

“Ishte një interesim jashtëzakonisht i madh, i cili vlen për t’u lavdëruar, një pjesë e madhe të meritës e kanë edhe mediet, të cilat i kanë dhënë hapësirë jashtëzakonisht shumë, ndoshta edhe paraprirja e organizimit, shpërndarja e materialit promovues, mundësia e promovimit që është bërë në shesh, por pa dyshim edhe solidarizimi i botuesve me oferta që i kanë bërë, duke i zbritur çmimet, njerëzit e kuptuan se ka oferta të mira”, ka thënë Zeneli, sipas të cilit gjithë ky bashkëpunim ka dhënë rezultatet e veta.

“Kam qenë në secilën hapësirë ekspozuese, tek botuesit veç e veç, 99 për qind të botuesve thonë se janë të kënaqur edhe me kërkesën edhe me promovimin edhe me shitjen. Sepse pjesa më e madhe e botuesve më fund të fundit gjithçka i masin me shitje, sepse shitja gjatë Panairit u mundëson që të krijojnë një bazë që të kenë prurje të reja, tituj të rinj”, është shprehur ai, për të shtuar këtë vit numri i vizitorëve ka qenë dukshëm më i madh.

“Në hyrje të Panairit mund të shohësh numrin e madh të vizitorëve. Nuk është se ka vetëm vizitorë që veç duan të vijnë, shumë prej tyre mbajnë nga tre deri në katër qese me libra dhe kjo flet vetë”, ka thënë Zeneli. /Zëri/

Mustafa voton: Qytetarët vendosin për qeverisjen e vendit

0

Isa Mustafa LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka votuar në qendrën e votimit 1922e në vendvotimin 05r në Shkollën Fillore ‘Emin Duraku’.

Kreu i LDK-së, tha se qytetarët e vendit me votën e tyre do të vendosin për qeverisjen e ardhshme të vendit, shkruan Express.

Ai po ashtu ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që ta kryejnë obligimin e tyre.

Pengohet të votojë një person në Prizren, largohet zyrtari zgjedhor

0

Laura Pula-Baki KelaniProkurorja e shtetit, Laura Pula dhe zëdhënësi i policisë, Baki Kelani në një konferencë për medie kanë thënë se deri më tani në të gjitha vendvotimet nuk është shënuar asnjë incident me përjashtim të një rasti në Prizren ku një qytetare është penguar nga një zyrtar zgjedhor i cili është ndërruar menjëherë dhe procesi i votimit ka shkuar normalisht.

Prokuroria bëri me dije se në terren janë 100 prokurorë dhe 300 ndihmës për vëzhgim.

Pritje për institucione funksionale dhe luftim të korrupsionit

0

Njerez14Institucione funksionale, luftë kundër korrupsionit, përmirësim i gjendjes ekonomike dhe ulje e shkallës së papunësisë, janë ato që qytetarët e Kosovës presin pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit.

Disa qytetarët të Prishtinës, të cilët thonë se do të dalin në zgjedhje, shprehen optimistë lidhur me ndryshimet pozitive pas zgjedhjeve, por ka edhe të tillë që janë skeptikë në këtë drejtim.

Samir Mustafa, thotë se fillimisht pret që zgjedhjet të jenë fer dhe më pas, kushdo që fiton, të angazhohet për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Do të dal në zgjedhje dhe pres që të kemi zgjedhje të rregullta, do të thotë, pa asnjë problem ose ekses dhe le të fitojë më i miri. Pres një jetë, në përgjithësi, më të mirë për qytetarët e vendit, ndryshime në sistemin ekonomik. Do të thotë, të jetë një zhvillim më i madh ekonomik, ngritjen e bizneseve të vogla dhe të mesme dhe jo ngufatjen e tyre me tatime. Papunësia, me zhvillimin ekonomik, hiqet”, shprehet Samiri.

Shemsie Hajrizi pas zgjedhjeve pret qeverisje shumë më të mirë se sa ato që kanë qenë deri më tani:

“Kushdo qoftë që vjen në qeveri, mendoj se së pari duhet të luftohet korrupsioni. Pastaj të vijë në pah punësimi, të riaktivizohen fabrikat, të cilat kanë qenë para luftës në Kosovë. Në qoftë se nuk do të punojnë fabrikat, nuk do të ketë as punë. Nuk mundet ashtu, sikurse deri më tani që kanë premtuar, punësim dhe paga marramendëse. Ato nuk mund t’i realizosh në qoftë se nuk punon”.

Gazmend Fetahaj thekson se shpresa ekziston se gjërat mund të marrin drejtim më të mirë për qytetarët pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

“Dalim në zgjedhje dhe unë kisha shpresuar që në çdo lëmi të jetë më mirë. Së pari për punësim, sepse ka shumë rini dhe janë shumë të papunë. Kur njeriu punësohet, atëherë nuk e mendon të keqen. Por, brengosem që, në të ardhmen, nëse nuk punësohen këta të rinj, atëherë do të ketë shumë telashe”, pohon Gazmendi.

Mimoza Bajraktari thotë se do të dalë në zgjedhje, por ajo nuk pret se situata mund të ndryshojë për të mirë pas zgjedhjeve.

“Patjetër që dal në zgjedhje. Por, nuk pres shumë, sepse asnjëherë nuk janë bërë ndryshime aq të mëdha”, thekson Mimoza.

Hekuran Neziri pret që pas zgjedhjeve të 8 qershorit, Kosova ta ketë, siç thotë ai, një qeveri funksionale:

“Patjetër që do të dal në zgjedhje. Pritjet e mia kryesore janë… mendoj se duhet të ketë një ndryshim, për shumë arsye, por kryesorja është që të kemi një qeveri funksionale, një parlament funksional, që e zbatojnë ligjin dhe që interesohen pak për qytetarët vet, e sidomos për zhvillimin ekonomik dhe për gjëra të tilla”.

Valdete Krasniqi thotë se do të dalë në zgjedhjet e 8 qershorit dhe pret që në krye të vendit të vijë një forcë që lufton korrupsionin.

“Ajo që pres pas zgjedhjeve është që të vij një forcë politike në Kosovë që do ta luftoj korrupsionin, do të jetë e gjithanshme për gjithë qytetarët dhe të punoj sa më shumë për ekonominë e Kosovës. Natyrisht, jam shumë optimiste”, thotë Valdetja.

Në anën tjetër, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës pritet të mbahen edhe në veriun e vendit. Qytetarët serbë të Mitrovicës së veriut kanë mendime të ndryshme edhe për zgjedhjet, por edhe për pritjet pas zgjedhjeve.

Ivan Jokanoviq, student, thotë se kushdo që fiton zgjedhjet, duhet të fokusohet në përmirësimin e jetës për të rinjtë:

“Duhet të fokusohen te të rinjtë, sepse ata nuk kanë kurrfarë perspektive këtu, për çkado qoftë. Ata i janë lënë vetvetes dhe duhet t’ju kushtohet më shumë vëmendje atyre, në mënyrë që ata të kenë interesime të ndryshme”.

Millan Popoviq thotë se do të dalë në zgjedhje dhe pret që pas tyre të sigurohet rendi dhe ligji në hapësirën ku jeton:

“Duhet të dalim në zgjedhje dhe do të dalim. Është gjendje e mjerueshme, në kuptimin se këtu nuk ka pushtet. Kur nuk ka pushtet, nuk ka as ligj”.

Por, Nikola Kovaçeviq thotë se nuk ka ndonjë interesim për të dalë në zgjedhje.

“Nuk jam i interesuar për këto zgjedhje, në asnjë rast. Jo pse kam mosbesim, por të gjithë ne e dimë se ku çojnë ato zgjedhje. Ato çojnë në drejtim të gabuar dhe unë nuk kam interesim për to”, thekson Nikola. /REL/

Jagger në lidhje me motrën e ish të dashurës

0

Jagger me motren e te dashuresMotra e L’Wren Scott është fotografuar duke qëndruar në dhomën e Mick Jaggerit në Cyrih dhe ishte shumë e afërt me anëtarin e grupit “Rolling Stones”.

Ditë më parë ishte raportuar se legjenda e rokut kishte gjetur të dashur të re vetëm 11 javë pasi vdiq L’Wren Scott, e cila ishte në lidhje me Jaggerin.

Duke folur për tabloidin Mirror, Jan Shane, 53-vjeçare ka bërë me dije se Scott ka mundur të ketë një arsye që është vetëvrarë muaj më parë.

“Pastaj njerëzit pyesnin se përse L’Wren ishte në depresion?” ka thënë ajo.

Derisa ylli i rokut thuhej se ishte i “shkatërruar” pasi e dashura e tij 49-vjeçare ishte gjetur e vrarë në apartamentin e saj në New York, Shane ka thënë se Micku “nuk do të ndryshojë” stilin e tij.

“Këto fotografi më bën që të mendoj se çka është duke menduar ai. Vajza e tij thoshte se atij iu ka thyer zemra dhe është i shkatërruar pasi humbi motrën”, ka thënë ajo.

“Dhe kur i shihni këto foto të bëjnë të mendosh se ai nuk do të ndryshojë kurrë”.

Kryetari i Dragashit dhe Konsulli në Sofje dalin para Gjykatës

0

jenuzi ne gjykatKryetari i komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, i shoqëruar me Lulzim Rifajn ish-kryesues i Kuvendit Komunal, aktualisht konsull në Ambasadën e Kosovës në Sofje të Bullgarisë kanë dalë  para Gjykatës Themelore të Prizrenit, në vazhdimin e gjykimit për keqpërdorim të detyrës ose autoritetit zyrtar.

Seanca gjyqesore ishte rezervuar për të dëgjuar përfaqësuesin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Fahredin Purova, në cilësinë e dëshmitarit.

Ai foli për vendimet e kësaj agjencie lidhur me pronat e ndërmarrjes “Sharr Prodhimi”.

“AKP-ja, Zyra Rajonale në Prizren më 17 shtator 2009, i ka dërguar një shkresë kryetarit të Komunës së Dragashit, me të cilën është kërkuar që të anulohet vendimi i Kuvendit Komunal të Dragashit, i cili ka të bëjë me pronat e ‘’Sharr Prodhimit’’ të Dragashit’’, tha Purova.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren e ngarkon kryetarin e Dragashit, Salim Jenuzin, dhe ish-kryesuesin e kuvendit komunal Lulzim Rifajn, aktualisht konsull në Ambasadën e Kosovës në Sofje të Bullgarisë, se më 27 gusht 2009, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për tjetrin, i kanë shkaktuar dëm ndërmarrjes shoqërore “Sharr Prodhimi” në Dragash, e cila është nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

“Ne kemi ndërmarrë edhe veprime të tjera, Departamenti Ligjor i AKP-së ka iniciuar padi ndaj kryetarit dhe kryesuesit të kuvendit, me kërkesën për anulimin e vendimit të datës 27.08.2009’’, u shpreh ai.

Më tutje, Purova deklaroi para trupit gjykues se Zyra Ligjore e AKP-së nuk ka iniciuar asnjëherë kallëzim penal ndaj asnjë rasti, edhe pse në mandatin e saj mund të bëhet një gjë e tillë.

Purova e njoftoi trupin gjykues, se menaxhmenti i ‘’Sharr Prodhimit’’ ka iniciuar kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës dhe kryesuesit të Asamblesë Komunale të Dragashit.

Zyrtari i AKP-së ka thënë se kjo agjenci ka marrë këto vendime për shkak se AKP-ja ka menaxhuar me paluajtshmërinë e pronave të “Sharr Prodhimit”.

Purova, po ashtu tha se deri më datën 27gusht.2009 “Sharr Prodhimi”, ka shfrytëzuar paluajtshmëritë në atë mënyrë që një pjesë ua ka lëshuar me qira blegtorëve dhe një pjesë tjetër e ka shfrytëzuar për vete, ngase vetë ‘’Sharr Prodhimi’ ka pasur një numër të konsiderueshëm të kullosave, madje edhe sot vazhdon të ketë kullosa të veta.

Meqë zyrtarit ligjor i duheshin disa përgatitje shtesë, seanca gjyqësore u ndërpre, ndërsa seanca e radhës me marrjen në pyetje të të njëjtit dëshmitar, do të vazhdojë më 14 korrik.

Sipas prokurorisë, pas marrëveshjes së tyre paraprake, Jenuzi dhe Rifaj akuzohen se shpërdoruan pozitën e tyre zyrtare, duke tejkaluar kompetencat, në atë mënyrë që i akuzuari i parë në cilësi të kryetarit të Komunës së Dragashit, urdhëroi drejtorin e Urbanizmit dhe Kadastrës që ta bartë pronën shoqërore, patundshmërinë në sipërfaqen prej 29,7 hektarësh prej pronarit të ndërmarrjes shoqërore “Sharr Prodhim” në pronë të KK të Dragashit.

Më pas, këtë patundshmëri, i akuzuari Jenuzi ua dha në shfrytëzim pa ndonjë bazë juridike blegtorëve si persona fizikë.

I akuzuari i dytë, Lulzim Rifaj, si kryesues i Kuvendit Komunal të Dragashit, sipas aktakuzës, paraprakisht e ka vënë në rend dite këtë bartje të pronës shoqërore, duke bindur asamblistët që ta votojnë propozimin, edhe pse e dinte se një veprim i tillë është në kundërshtim me ligjet në fuqi, pasi menaxhimi i pronës shoqërore me ligj i përket AKP-së.

Ligji për AKP-në e përcakton këtë agjenci si administratore të ndërmarrjeve publike, pavarësisht nëse ndërmarrjet i janë nënshtruar ose jo transformimit./Gazeta Jeta ne Kosove/