20.9 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 8018

Atraksioni i zgjedhjeve, nusja del dhe voton

0

Nusja del dhe votonKush thotë se shoqëria kosovare nuk është duke u vetëdijsuar?

Këtë konstatim tonin e arsyton edhe ky rasti i ditës së sotme, ku në një foto e cila po qarkullon në rrjetin social Facebook, shihet një çift i sapomartuar duke hyrë në qendrat e votimit, transmeton reporteri.

Ky çift edhe në mesin e obligimeve shumë të rëndësishme të tyre e ka futur në rend dite edhe çështjen e votimit.

Le të na shërbejë ky si shembullë i mirë që gjërat e rëndësishme të jenë gjithmonë me prioritet.

Shqiptarja që këndon me çifteli në TV gjermane

0

Hava BektesiNdonëse e rritur jashtë vendlindjes së saj Koritë e Gostivarit, shqiptarja Hava Bektesi nuk e ka harruar traditën e vendit të saj.

Madje instrumentin i cili identifikon shqiptarët, çiftelinë e ka të pandashme.

Bashkë me çiftelinë ajo jo vetëm që merr pjesë në koncerte të ndryshme në Gjermani ku edhe jeton, ku marrin pjesë shqiptarët por ka arritur që të prezantohet edhe në televizionet gjermane, shkruan Zëri.

Paraçitja e saj e fundit ishte në televizionin “Hamburg 1” ku këndoi shqip një këngë dashurie.

DW: Thaçi përballet me luftë të fortë nga opozita

0

thaci ne fushatAgjencia gjermane e lajmeve “Deutsche Welle” raporton se Kosova është duke votuar në kohën kur ky vend po përballet me korrupsionin dhe papunësinë ndërsa sipas tyre, Hashim Thaçi po përballet me një luftë të fortë nga opozita për të fituar mandatin e tij të tretë si kryeministër.

“Edhe pse minoriteti serb kishte premtuar se do të bojkotonte këto zgjedhje, ata pas presionit nga Beogradi janë pajtuar që të marrin pjesë në to”, shkruan DW.

“Deutsche Welle” edhe njëherë ka bërë me dije se disa anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës janë të lidhur me krimin e organizuar.

“Një taks forcë e veçantë e BE-së është duke hetuar akuzat se UÇK-ja ka trafikuar organet e serbëve të burgosur gjatë luftës së fundit. Një raport i vitit 2011 nga Këshilli i Evropës e implikon Thaçin dhe katër anëtarë të PDK-së në këto trafikime të organeve”, shkruan DW.

Libri i bërë nga lëkura e njeriut

0

Libri nga lekura e njeriutNë depot e universitetit amerikan të Harvardit është zbuluar një libër, për kopertinën e të cilit është përdorur lëkura e njeriut. Studiuesit kanë arritur në një rezultat të tillë pas një sërë analizash së kryera. Libri me titull “Fati i Shpirtit” (Des Destinees de l`ame) është shkruajtur nga Arsene Houssaye në shekullin 19.

Në universitetin amerikan pohojnë se në testet e kryera për këtë libër të veçantë janë përdorur pjesë të imta nga kopertina e tij. Gjithashtu, një tjetër fakt i rëndësishëm është një fjali e shkruajtur në brendësi të librit ku thuhet se: “Një libër për shpirtin e njeriut, meriton një lëkurë njeriu”.

“Po të shikosh më vëmëndje, në kopertinën e librit vihen re poret e lëkurës së njeriut”, thotë mjeku Ludovic Bouland. Sipas Bouland, për kopertinën e librit është përdorur lëkura e një gruaje me probleme mendore, e cila kishte ndërruar jetë si pasojë e një infarkti. Lëkura e përdorur është marrë nga pjesa e shpinës së gruas.

Libri është bërë pjesë e arkivës së universitetit prestigjoz në fillimin e viteve 1930. Universiteti i Havardit ka deklaruar se nuk ka në përbërjen e tij libra të së njëjtës natyre dhe dy raste të tjera në të cilat dyshoheshin se ishte përdorur lëkura e njeriut nuk kanë rezultuar pozitive. Megjithatë, përdorimi i lëkurës së njeriut në kopertinat e librave nuk ka qënë shumë e rrallë në shekullin e 19.

Në Malishevë, disa të shoqëruar në polici

0

Zgjedhje-vendvotimDeri në ora 15:00 në Komunën e Malishevës kanë votuar 14 mijë e 00 votues apo 30.35 për qind e trupës votuese nga kjo komunë. Rexhep Zogaj, kryesues i KKZ-së, ka bërë më dije se deri në ora 15:00 janë regjistruar disa ankesa dhe ankesat më të mëdha kanë pasur të bëjnë me mënyrën e asistimit të personave të cilët nuk dinë të votojnë vet.

Hazir Berisha, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, ka bërë me dije se në Malishevë, tek qendra e votimit në Gjimnazin “Hamdi Berisha”, 4 veta janë shoqëruar në polici, njëri nga ta I dyshuar për keqpërdorim ndërsa 3 të tjerë në cilësinë e dëshmitarit.

“Tek një person është gjetur një fletëvotim i ngjashëm me ata që shpërndahen për edukimin e votuesve, ndërsa 3 të tjerë janë shoqëruar në cilësinë e dëshmitarit dhe tash të shohim çka do të vendosë prokurori”, ka thënë Berisha rreth orës 15:50, raporton korrespodenti i “Kohës Ditore” në Malishevë, Rexhep Krasniqi.

Ngjarja, sipas Berishës, ka ndodhë në një objekt hotelier jashtë oborrit të objektit që shërben si qendër votimi. Një person tjetër është shoqëruar në polici në fshatin Vërmicë të Malishevës i cili, sipas Berishës, ka qenë i dehur dhe ka krijuar probleme në oborrin e objektit që ka shërbyer si qendër votimi, transmeton Koha.net. Berisha ka thënë se nuk ka informata se cilit subjekt i takojnë të shoqëruarit në polici.

Dalje më e madhe në zgjedhje deri në ora 15, në krahasim me zgjedhjet e fundit

0

Zgjedhje-kosoveNëse krahasohen të dhënat nga zgjedhjet e vitit 2013, numri i votuesve që kanë dalë deri në ora 15, në këto zgjedhje është më i madh.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 15 në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë patën votuar gjithsej 27,92 për qind e qytetarëve, ose 328.971 votues.

Ndërsa sot deri në ora 15:00 kanë dalë 435 mijë 657 votues.

Kosova merr vendin e katërt në garat INESPO

0

Garat INESPONxënësit e Gjimnazi “Hasan Nahi” morën pjesë në përfaqësi të Kosovës në garat internacionale për ambient të organizuar në Hagë të Hollandës. Në garat INESPO, pjesëmarrës ishin 45 shtete me 143 projekte.

Nxënësit u shpërblyen me medalje të vendit të katërt. Eksperiencë e paparë, momente të paharrueshme, emocione dhe…EVROPA, ishin disa nga shumë karakteristika të ngjarjes.

Ambasadorja e Kosovës Vjosa Dobruna vizitoi projektet e Kosovës në garat INESPO, Hagë. Dobruna, mjeke me profesion, pasi që ndëgjoi prezentimin e projekteve, i sfidoi nxënësit me pyetjet profesionale në projektet e tyre.

Qastet e paharrueshme mbizotërruan gjatë e gjithë vizitës, pas së cilë ambasadorja ftoi nxënësit në ambasadën e Kosovës, ku i informoi nxënësit rreth ecurisë së punës në ambasadë dhe vetëdijësimit të njerëzve për shërbim të vendit tonë, Kosovës.

Carl Bildt: Sot kemi arsye t’i ndjekim zgjedhjet në Kosovë

0

Carl BildtShefi i diplomacisë suedeze Carl Bildt ka treguar në Twitter se është ndjekur zgjedhjet në Kosovë.

“Sot kemi arsye t’i ndjekim zgjedhjet parlamentare në Kosovë”, ka shkruar Bildt.

Votojnë të burgosurit në Prizren

0

BurguNë Qendrën e Paraburgimit në Prizren, nga ora 9:45 deri në ora 13:00 është zhvilluar votimi, të cilin e ka udhëhequr Komisioni Komunal Zgjedhor prej katër vetash.

Me të drejë vote kanë qenë 64 të bugosur nga ta 50 të paraburgosur dhe 14 të tjerë të dënuar me dënime të ndryshme.

Nga numri 64 me të drejtë vote kanë votuar 59 vetë, ndërsa 5 të tjerë nuk kan dashur të votojnë, kurse një i parabugosur ka qenë për tajtim mjekësor në QKUK.

Procesi ka rrjedhë qetë dhe voimi ëshë zhvilluar normalishtë. /PrizrenPress.com/

Jona: Nevila e fitoi shumë lehtë çmimin, s’bëri asgjë për ta merituar

0

jonaPërjetoi duelin e fundit, por nuk mundi dot të fitonte “Big Brother 7”. Humbjen e shansit për të bërë të sajat 100 milionët e nuk dëshiron ta konsiderojë si fundin e botës. 28-vjeçarja nga Elbasani, Jona Kalemaj, deklaron në një intervisë për gazetën ‘Panorma’ përse nuk duhet ta fitonte Nevila Omeri këtë “Big Brother” dhe të gjitha përjetimet e saj në aventurën e saj televizive.
1

00 ditë izolim në “Big Brother”, cilat janë kujtimet e këqija dhe ato të bukura?
Në 100 ditë izolim ka tmerrësisht shumë kujtime. Të këqija kanë qenë momentet kur kam pasur mall për familjen time apo kujtimet e së shkuarës (në lidhje me Arditin tim). Ndërsa të bukurat janë pafundësisht shumë, veçoj thashethemet me Matildën, lojërat me Visarin, sfidat që na jepte vëllai i madh dhe batutat e Valerit.

U përfole si lojtarja me ton të lartë dhe fjalor të ashpër. Çfarë sqarimi do të jepje për strategjinë dhe performancën tënde në lojë?

Unë jam vajzë impulsive. Vërtet jam komentuar për tonin e lartë të zërit, por vetëm kaq, sepse ajo çka përmbante toni ishin plot kuptim dhe fjalë të thëna në vendin e kohën e duhur. S’kam folur asnjëherë kodra mbas bregut. Po ashtu s’ka qenë aspak strategji të thuash mendimin tënd në një situatë të caktuar. Ndoshta gaboja pak me volumin, por kurrë me fjalët. Sa për fjalorin, të tjerët kanë përdorur fjalor edhe më të ashpër se timin aty brenda.

Pak para fundit të lojës ti i pohove Valerit se këtë “BB” e fitonte Nevila. E parandjeve diçka të tillë, apo me logjikë duhet ta fitonte ajo?

Atë mëngjes u zgjova me një ëndërr, kur pashë se në momentin që Arbana lexonte verdiktin isha unë dhe një vajzë me flokë të shkurtër (në këtë rast Nevila), dhe emri i fitueses ishte pikërisht ajo. Më pas, kur pashë mesazhin sensibilizues ”Mos vrisni vajzat”, rifreskova në sekondë gjithë aventurën në “BB”, duke pasur parasysh që Nevila kurrë nuk u sulmua në shtëpi qoftë nga ne apo opinionisti, dola në konkluzionin se e fitonte ajo këtë edicion. Dhe në momentin e fundit isha totalisht e qetë për rezultatin final.

E pavarësisht lojës së finalistëve të tjerë, në duelin e fundit garuat ti dhe Nevila. E ndjeve si kundërshtaren më të fortë?

Nevilën s’e kam parë kurrë si kundërshtare të fortë. Të jesh kundërshtare të fortë do të thotë të luftosh për diçka, gjë që ajo s’e ka bërë kurrë. Nevila e fitoi shumë lehtë çmimin.
Po thua që nuk duhet ta fitonte Nevila?

Nuk mund të them pse duhet apo pse nuk duhet ta fitonte Nevila. Di të them se çfarë ka dhënë Nevila për këtë “Big Brother”, çfarë ka treguar ajo nga vetja. Vazhdoj të them se nuk e njoh ende Nevilën, sepse nuk ka mundur të japë qoftë edhe një mendim të vetin në lidhje me një situatë apo debat të krijuar. Nuk tregoi se çfarë i ka mësuar jeta e kaluar, apo çfarë ka mësuar nga fshati SOS (të gatuajë e të bëjë punë, si të mbajë higjienën e saj personale apo fortësinë për të përballuar çdo debat e jo duke iu shmangur çdo diskutimi).

Nevila u komentua nga publiku si e kundërta jote për nga qetësia që e karakterizon. Ti e njohe nga afër, prandaj mund të na thuash nëse është ajo që duket?

E thashë më sipër që unë s’e kam njohur Nevilën dhe s’mund të them nëse është ajo që duket apo ajo çka dashur të jetë atje.

Kush tjetër e meritonte fitoren dhe je e qetë me transparencën e votimit të fundit?
Fitoren (përveç meje) pa diskutim e meritonte Valeri, sepse tregoi të gjitha cilësitë e një djali luftarak, që diti t’i bënte ballë çdo situate me një buzëqeshje të pashtershme në buzë. Nuk u mora fare me pjesën e votimit pasi s’më intereson aspak. Transparencën e pashë pasi dola, kështu që, edhe pse nuk fitova 100 milionët, fitova publikun.

E për të gjithë ata që mendojnë se je një vajzë e hidhur, je e bindur se vetëm vajzat me tipin tënd çajnë në jetë?

Jeta është luftë, garë e sfidë, ashtu si vetë “Big Brother”. Që t’ia dalësh duhet të luftosh, dhe të fitosh çdo betejë të njëpasnjëshme. Dhe lufta, siç e dimë, do forcë e kurajë. Mendoj se i kam këto cilësi, por kaq e fortë sa jam, në të njëjtë kohë jam dhe tmerrësisht e dobët. Ndoshta s’më shemb një uragan, por mjafton një pikë shiu që të më rrëzojë. Rëndësi ka që në jetë të gjesh forcën të ngrihesh e të ecësh përpara. Unë vërtet s’fitova “BB”, por ia kam dalë të eci përpara duke kapërcyer çdo barrierë.

Pas daljes nga loja a e ke pasur vëmendjen e djemve dhe sa e hapur je për të krijuar një lidhje të mirë?

Në fakt, kam pasur më shumë fanse femra sesa djem. Lidhje? Po, por po pres njeriun e duhur.
Si do vazhdojë jeta jote tani, do të tentosh të qëndrosh në televizion?

Të tashmen mendoj ta shijoj më së miri. Jeta ime pas “BB” uroj të ndryshojë për më mirë dhe të më presin gjëra të bukura. Do më pëlqente të qëndroja në televizion ndoshta si prezantuese.