20.9 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 8020

Kurti: Sot qytetarët vendosin për fatin e politikave të shtetit

0

AlbinKurti-voton14Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, edhe kësaj radhe ka votuar në ambientet e Fakultetit Juridik.

Kurti pasi që kreu këtë obligim qytetar ka thënë se procesi zgjedhor në Kosovë, është i vlefshëm për demokracinë e shumë i rëndësishëm për shtet ndërtimin.

“Sot qytetarët vendosin, ata e përcaktojnë fatin e politikave të shtetit dhe të politikanëve në institucione. Tash, demokracia nuk është e mbyllur në salla e në dhoma të ndërtesave të institucioneve, por ajo është e hapur anekënd Kosovës për të gjithë dhe secilin, pa dallime. Sot, qytetarët masivisht po bëhen pjesëmarrës dhe vendimmarrës të ardhmërisë së shoqërisë sonë”, tha Kurti. /PrizrenPress.com/

Demaçi nuk voton

0

Adem DemaciVeprimtari i njohur, Adem Demaçi, nuk do të dalë fare për të votuar në zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në Kosovë.
Demaçi i tha Kosovapressit, se asnjëherë nuk e kryen obligimin qytetar të daljes në votime.

“Kam thënë që të gjitha partitë janë të mirë, po ja që unë nuk e votoj asnjërën. Asnjëherë nuk votoj. Andaj as sot nuk mund të më shihni në vendvotim”, ka thënë Demaçi.

Limaj: Shfrytëzojeni të drejtën tuaj, votoni

0

limaj tuj votoKryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka votuar në qendrën e votimit 1903e në Shkollën Fillore ‘Faik Konica’ në Prishtinë.

Ai ka apeluar te të gjithë qytetaret që të dalin e ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Ndërsa, ka kërkuar prej komisionarëve që ta mbrojnë votën e lirë.

Kryeprokurori Hoxhaj: Zgjedhjet po ecin mirë në Prizren

0

Syle Hoxhaj, kryeprokurorKryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxhaj, ka vlerësuar se deri më tash procesi zgjedhor në rajonin e Prizrenit ka ecuar pa pengesa dhe në mënyrë të rregullt.

Ai tha se deri më tash nuk ëshë shënuar asnjë incident që do të ndikonte në mbarvajtjen e zgjedhjkeve.

“Procesi zgjedhor në rajonin e Prizrenit deri më tash ka ecuar në mënyrë të rregullt. Nuk është shënuar asnjë incident “, tha Hoxhaj për “PrizrenPress”.

Hoxhaj tha se qendra e votimit është hapur më vonesë vetëm në fshatrat Novakë.

“Këtu kemi pasur vonesë për shkak mungesës së çelësave të objektit. Kemi ardhur në përfundim se vonesa e çelësave të objektit nuk ka ndodhur me qëllim të caktuar”, tha Hoxhaj.

Ai tha se Prokuroria dhe Policia është duke vëzguar nga afër procesin e votimit. /PrizrenPress.com/

 

Jahjaga: Nëse sot votohet mirë, dita të mira na presin

0

Jahjaga votonObligimin e saj e ka kryer edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Ajo pasi që hodhi votën e saj tha për gazetarët se nëse sot në mënyrë të qetë dhe të rregullt atëherë ditë të mira do ta presin vendin tonë.

“E kreva obligimin tim qytetarë dhe ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës në çdo cep të shtetit tonë që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë obligimin e tyre kushtetues dhe ligjor se vetëm kështu do t’i ndihmojmë vendit dhe do të përcaktojnë të ardhmen e shtetit të tyre.

Këto zgjedhje përcaktojnë shkallën demokratike të vendit tonë. Nëse dita e sotme është e mirë atëherë ditë të mira do ta presin dhe ditën tonë”, ka thënë presidentja Jahjaga.

PDK thyen rregullat, vazhdon reklamat zgjedhore në internet

0

PDK-reklam ne youtubeEdhe pse është heshtje zgjedhore që nga dita e shtune në mëngjes PDK ka vazhduar ta thyej heshtjen zgjedhore qoftë përmes rrjeteve sociale apo reklamimit.

Një reklamim shumë më të madhe është duke e bërë PDK duke reklamuar “Misionin e Ri” në çdo hapje të faqeve të internetit përmes Google. Çdo hapje e çdo video në Youtube nga Kosova pasohet më një reklamë nga PDK.

Jacobson fton qytetarët të dalin në votime

0

Tracey Ann Jacobson-ambasadore amerikaneThirrjes për të dalë në votime i është bashkëngjitur edhe Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson.

Ajo, përmes një cicërime në Twitter, ka bërë thirrje që të dilet në votime në mënyrë që të dëgjohet zëri i votuesit.

“Sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet sot! Dilni dhe votoni!”, ka shkruar Jacobson në Twitter.

Thaçi: Kjo ditë, betejë e konkurrencës

0

Thaci-voton14Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar sot kutive të votimit në shkollën fillore “Faik Konica” së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij.

Thaçi, përderisa ka kryer obligimin e tij si qytetarë, ka thënë me këtë rast se sot është një ditë e veçantë, raporton Express.

Ai ka ftuar qytetarët të dalin të votojnë dhe ka ftuar po ashtu për zgjedhje fer dhe të lira.

Ai këtë ditë e ka quajtu të rëndësishme dhe betejë të konkurrencës.

Përfundojnë ditët e librit në kryeqytet

0

Prishtine-panairi i librit14Në ditët e fundit të Panairit të Librit, që këtë vit ishte edicioni i tij i 16-të, fluksi i vizitorëve ka qenë më i madh.

Ndryshe nga vitet e tjera, botuesit dhe organizatorët thonë këtë vit ka pasur më shumë të interesuar për të qenë pjesë e Panairit dhe për të blerë libra, duke e shndërruar kështu, Prishtinë në kryeqytet të librit.

Jahir Ahmeti, përfaqësues i shtëpive botuese “Toena”, “Duduaj”, “Artini” e “Onsca”, është shprehur se panairet zakonisht janë festat e librit, siç thotë, këtë vit me të vërtetë ka qenë festë e librit.

“Ka pasur goxha interesim për librin, ka pasur shumë vizitorë si asnjëherë më parë në këto vitet e fundit dhe kjo na jep një shpresë se në këtë aktivitet mund të vazhdojmë, sepse vërtet do të vazhdojë interesimi i njerëzve siç ka qenë këtë javë”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, derisa viteve të fundit ka pasur rënie të drastike të njerëzve të interesuar për libra, këtë vit kjo gjë ka ndryshuar.

“Jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri nuk lexohet, ky është fakt. Të themi se jemi shtatë milionë shqiptarë në Ballkan dhe të botohet libri me tirazh prej 500 kopjeve kjo është e mjerueshme për leximin, për tregun tonë”, thotë Jahir Ahmeti, teksa thotë se zhvillimi i teknologjisë duhet të shfrytëzohet për t’i bërë reklamë librit.

“Zhvillimin i teknologjisë duhet ta shfrytëzojmë jo për ta sfiduar librin, por për ta reklamuar atë dhe nëse dimë t’i përdorim këto mjete siç duhet në favor të librit dhe kulturës, mendoj se do të ketë rritje të numrit të lexuesve”, ka treguar Ahmeti.

Eduard Doka, menaxher në shtëpinë botuese “Onufri” ka thënë se për vizitorët e Panairit ofrojnë libra të ndryshëm të librave.

“Kjo ka qenë një jave e lumtur, e gëzuar, me emocione të veçanta sepse thjesht prania në këtë Panair do të thotë obligim më i madh për ne si shtëpi botuese, sepse përballemi me lexuesin, me kritikën. Është një sfidë e vërtetë, sepse mund të tregojmë se çfarë je i zoti për t’i ofruar lexuesve”, është shprehur Doka, derisa thotë se “Onufri” ka për qëllim që ta njohë publikun me librat që ofrojnë.

“Interesimi i njerëzve për të blerë libra është i kënaqshëm, por për ne më e rëndësishme është ekspozimi, njohja e publikut me librat dhe me çdo gjë që ne si shtëpi botuese ofrojmë”, ka treguar Eduard Doka.

Gladim Pllana, libraria “Galdimi”, që është përfaqësuese e “A-edition” shtëpi botuese në Shqipëri, thotë se interesimi për të blerë libra ka qenë edhe nga fëmijët, edhe nga të rrituri, ani pse në tendën e tyre ka kryesisht libra për fëmijë.

“Veçanërisht, kemi libra për fëmijë të moshave të ndryshme, duke u nisur nga librat atraktiv, që janë për vizatime, për mësimin e shkronjave, numrave, kemi edhe përralla, ka libra për ninulla, libra enciklopedik, atlase, histori dhe të tjera”, është shprehur Pllana, teksa ka thënë se në krahasim me kushtet e objektit, janë të kënaqur me organizimin.

Për Panairin e Librit, siç thotë ai duhet punuar edhe më shumë dhe të jenë kushte edhe më të mira.

“Në krahasim me vitet e kaluara numri i të interesuarve për të blerë libra është më i madh. Rol të madh për këtë kanë luajtur edhe rrjetet sociale, “Facebook” në veçanti, aty njerëzit kanë mundësi t’i shohin librat, të cilat pastaj kanë ardhur dhe i kanë kërkuar”, ka treguar Gladim Pllana.

Arianit Krasniqi, i cili në duar mbante qeset e mbushura me libra, thotë se ka vite që është vizitori rregullt i Panairit të Librit dhe mundohet që të blejë sa më shumë libra.

“Për ditët sa zgjatë Panairi e vizitoj çdo ditë dhe blej libra sa më shumë që mundem. Më shumë më pëlqejnë librat shkencorë, por nuk është se i lë anash librat e tjetër”, ka thënë Krasniqi. Ndërsa, Saranda Hasani, shprehet se është adhuruese e letërsinë botërore, por ngase ka shumë shkrimtarë të preferuar ajo thotë se mundohet të bëjë një lloj zgjidhje.

“Ka shumë shkrimtarë që i dua e që do të doja t’i kisha në bibliotekën time, por meqenëse është e pamundur që t’i blej të gjithë, mundohem që të paktën t’i kem librat e shkrimtarëve që i kam më për zemër se të tjerët”, thotë Hasani.

Besian Zeneli, nga Shoqata e Botuesve të Kosovës është shprehur se kanë qenë me një dozë rezervë sepse Panairi i Librit ka koinçiduar me datën e zgjedhjeve, duke iu referuar kësaj ai thotë se kërkesat kanë qenë pak më të arsyeshme edhe në pritje, por ndodhi e kundërta.

“Ishte një interesim jashtëzakonisht i madh, i cili vlen për t’u lavdëruar, një pjesë e madhe të meritës e kanë edhe mediet, të cilat i kanë dhënë hapësirë jashtëzakonisht shumë, ndoshta edhe paraprirja e organizimit, shpërndarja e materialit promovues, mundësia e promovimit që është bërë në shesh, por pa dyshim edhe solidarizimi i botuesve me oferta që i kanë bërë, duke i zbritur çmimet, njerëzit e kuptuan se ka oferta të mira”, ka thënë Zeneli, sipas të cilit gjithë ky bashkëpunim ka dhënë rezultatet e veta.

“Kam qenë në secilën hapësirë ekspozuese, tek botuesit veç e veç, 99 për qind të botuesve thonë se janë të kënaqur edhe me kërkesën edhe me promovimin edhe me shitjen. Sepse pjesa më e madhe e botuesve më fund të fundit gjithçka i masin me shitje, sepse shitja gjatë Panairit u mundëson që të krijojnë një bazë që të kenë prurje të reja, tituj të rinj”, është shprehur ai, për të shtuar këtë vit numri i vizitorëve ka qenë dukshëm më i madh.

“Në hyrje të Panairit mund të shohësh numrin e madh të vizitorëve. Nuk është se ka vetëm vizitorë që veç duan të vijnë, shumë prej tyre mbajnë nga tre deri në katër qese me libra dhe kjo flet vetë”, ka thënë Zeneli. /Zëri/

Mustafa voton: Qytetarët vendosin për qeverisjen e vendit

0

Isa Mustafa LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka votuar në qendrën e votimit 1922e në vendvotimin 05r në Shkollën Fillore ‘Emin Duraku’.

Kreu i LDK-së, tha se qytetarët e vendit me votën e tyre do të vendosin për qeverisjen e ardhshme të vendit, shkruan Express.

Ai po ashtu ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që ta kryejnë obligimin e tyre.