18.9 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 8054

Margarita nënkryetare, përçahet PDK-ja

0

Thaci me margarita kadriunAderimi i Margarita Kadriut në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK)ka krijuar pakënaqësi të mëdha në mesin e anëtarëve tjerë të kryesisë dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues.

Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, javëve të fundit ka sjellë në parti emra të rinj që i janë bashkuar ekipit të tij, mirëpo rasti me botuesin e gazetës Kosova Sot është me ndryshe. Ajo me të aderuar në PDK është emëruar nënkryetare e partisë pa kaluar nëpër filtrat zgjedhore brenda partisë.

Burime të Indeksonline brenda PDK-së thonë se anëtar të kryesisë janë revoltuar me vendimin e “shefit”, pasi që disa nga ata janë që në fillimi i themelimit të partisë, por asnjëherë nuk kanë arritur të ngjitën lartë në hierarki pa kaluar nëpër procesin zgjedhor.

Pakënaqësitë janë rritur edhe më shumë pas publikimit të disa e-mailave konfidencial të shkëmbyer ndërmjet Margarita Kadriut dhe prindit të saj Ruzhdiut, me përgjegjësit e kompanisë së Miroslav Mishkovicit, pronar i kompanisë Delta Holding. Mishkovic ka qenë ministër i Sllobodan Milloshevicit.

Ishte Berat Buzhala i pari që ka reaguar publikisht pas prurjes së re të shefit të tij. Ai ka thënë se është gabim fatal i PDK-së që me make up të tillë synon të bëjë ndryshime partiake.

Buzhala veç tjerash thotë se Sami Lushtaku nuk mund të zëvendësohet me Ruzhdi Kadriun.

Në një mesazh në Facebook, ai veç tjerash shkruan se “sa më shumë që PDK provon të anashkalojë luftën e UÇK-së, aq më shumë do të pësojë”.

Këtë, Buzhala thotë se do ta adresojë edhe në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së.

Lulëzim Kabashi, Fatmir Kastrati dhe Naim Çelaj, kandidatë të AAK-së për deputet nga Prizreni

0

AAK-logoAlenaca për Ardhmërin e Kosovës(AAK) në Prizren do të garojë me pesë kandidatë për deputet të Parlamentit të Kosovës.

Burimet e ‘PrizrenPress’it bëjnë të ditur se Kryesia në Prizren deri më tash është përcaktuar për tre kandidatë, ndërkohë që shumë shpejt do të dihen edhe emrat e dy kandidatëve të tjerë.

AAK në Prizren në zgjedhjet e 8 qershorit do të garojë me kandidatët: Lulëzim Kabashin, Fatmir Kastratin dhe Naim Çelajn.

“Këta janë tre kandidatët e parë ndërkaq edhe dy të tjerë do të caktohen nesër”. Tregon burimi brenda AAK-së në Prizren/PrizrenPress.com/

Beyonce vendos të heqë tatuazhin në gishtin e unazës

0

Beyonce-JayZ-heq tatuazhinBeyonce duket se ka vendosur të heqë me lazer tatuazhin në gishtin e unazës së martesës.

17 herë fituesja e çmimeve “Grammy” bëri një tatuazh me numrin IV në vitin 2008. Ky numër simbolizonte shumë për të sepse ditëlindja e saj është më 4 shtator e Jay Z me 4 dhjetor dhe data e martesës së tyre më 4 prill.

Pra, numri katër lidhet shumë me jetën personale të artistes. Tatuazhi duket se është fshirë nga dora e Beyonces në gishtin ku mbante unazën e diamantit 18 karatë me vlerë 5 milionë dollarë. Gjatë një fotoje që ylli i muzikës botërore publikoi pak javë më parë teksa pushonte me familjen duket gishti i fashuar.

Dhe në momentin që ajo është shfaqur në publik duke ndjekur me bashkëshortin Jay Z një ndeshje basketbolli, fotografët e kanë fiksuar këtë moment.

Ditët e fundit çifti Beyonce-Jay Z është mjaft i përfolur pas publikimit të videos ku Solange, motra e këngëtares, godiste fizikisht reperin.

Hydajet Hyseni, braktis PDK-në, aderon në Vetëvendosje

0

Hydajet HyseniKëtë e ka konfirmuar vet Hyseni për KosovaPress, por nuk jep detaje pse është larguar nga PDK-ja

Ndryshe, Hydajet Hyseni ka qenë deputetë nga radhët e PDK-së e që njihet si ndër të paktët i cili ka kundërshtuar shumë herë vendimet e Qeverisë në Kuvend. /Telegrafi/

Polip nis nesër

0

Polip“The surveillance of literature” (Përgjimi i letërsisë) është tema me të cilën nesër, do të nis festivali i letërisisë “Polip”, në Qendrën Multimedia në Prishtinë për të vazhduar deri me datë 18 maj.

Në fakt, pasditen e së premtes do të bëhet promovimi i librit “Ëndrra për dashurinë dhe vdekjen” (Dreams of love and death) nga Filip David, autor nga Serbia vepra e të cilit është përkthyer në shqip nga Smajl Smaka, raporton Koha.net.

Në kuadër të promovimit të librit do të zhvillohet debati “The surveillance of literature 1” me panelist: Visar Zhitin, Filip David dhe Smajl Smaka. Paneli do të moderohet nga Adil Olluri.

Hapja zyrtare e festivalit do të bëhet në ora 20:00 nga ambasadori i Austrisë në Kosovë Johann Brieger. Më pas, mbrëmja e parë e Polip-it do të vazhdojë me lexime të poezive dhe teksteve të autorëve pjesëmarrës si: Eli Krasniqi nga Kosova, Filip David nga Serbia, Visar Zhiti nga Shqipëria, Lisiana Demiraj nga Shqipëria dhe Vladimir Arsenijeviq nga Serbia.

Mbrëmja do të moderohet nga Jeton Neziraj dhe Sasha Iliq.
Pas leximeve do të këndoj Edona Reshitaj për t’i mbajt mysafirët nën “përgjimin” e polip-it deri pas mesnate.

Ndryshe, këtë edicioni të Polipit do ta karakterizojnë edhe 3 panele tjera me tema si: “what can not be translated”, “Contemporary literature, theater and the new political realities in the other EU”, “View on the future:Cultural cooperation between Prishtina and Belgrade 1989¬- 2014”. Gjatë tre netëve të polip-it do të lexohen vepra të shkrimtarëve nga Shqipëria, Ukraina, Greqia, Maqedonia, Bullgaria dhe Rumania.

Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë polip u financua nga: Allianz Kulturstiftung, Goethe Institut, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Olof Palme International Center, zyra e Bashkimit Evropian, Alliance Francaise Prishtina, Ambasada franceze në Prishtinë.

Irfan Fusha kandidat i PDK-së për deputet nga Prizreni

0

ifran fusha me thacinPronari i Kompanisë “ABI & ELIF” në Prizren, Irfan Fusha do të jetë kandidat i PDK-së për deputet të Parlamentit të Kosovës.

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, e ka prezantuar kandidaturën e Fushës, gjatë vizitës që ia ka bërë sot Prizrenit, transmeton TV Prizreni.

Fusha para se të zyrtarizoi kandidaturën ka aderuar në PDK.

 

Veteranët e UÇK-së e përcjellin me falënderime Muharrem Xhemajlin

0

Veteranet e UÇK-seKëshilli Drejtues njëzëri vendosi që ushtrues detyre i kryetarit të OVL të UÇK-së, të jetë nënkryetari i deritanishëm Smajl Elezaj, deri në mbajtjen e zgjedhjeve brenda Organizatës. Këshilli Drejtues i OVL të UÇK-së, në mbledhjen që mbajti sot miratoi dorëheqjen kryetarit Muharrem Xhemajli, të cilën e ofroi para organit që e ka zgjedhur.

KD i OVL UÇK-së, e falënderoi Xhemajli për punët dhe angazhimet e deritanishme gjatë mandatit të tij, në mbrojtje të vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe interesave të veteranëve brenda e jashtë vendi, siç janë: anëtarësimi me të drejta të plota në Federatën Botërore të Veteranëve; fillimi i verifikimit të veteranëve të luftës, miratimi i ligjit dhe shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me përkujdesjen për veteranët e familjet e tyre si në çështjen e banimit, rehabilitimit dhe shkollimit, duke i uruar suksese në jetën politike duke shpresuar se do t’i përfaqësoj denjësisht interesat e veteranëve dhe ato kombëtare.

Këshilli Drejtues njëzëri vendosi që ushtrues detyre i kryetarit të OVL të UÇK-së, të jetë nënkryetari i deritanishëm Smajl Elezaj, deri në mbajtjen e zgjedhjeve brenda Organizatës.

Ministri Buja priti nxënës të suksesshëm nëpër garat ndërkombëtare

0

Buja priti nxënës të suksesshëmMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka pritur sot në takim disa nxënës nga kolegji “Mehmet Akif”, të cilët kanë fituar çmime të para me projektet e tyre nëpër gara ndërkombëtare në SHBA, Afrikë dhe Azi.

Buja, me këtë rast ka theksuar se, arritja deri te çmimet e para në gara ndërkombëtare të dijes, janë dëshmi se Kosova është në rrugë të mirë sa i përket përgatitjes së gjeneratave të reja.

Ai tha se, rezultatet e këtyre nxënësve flasin më së miri për rëndësinë që po i kushtohet arsimimit cilësor.

“Unë ju shoh juve nesër si udhëheqës të vendit. Nëse ne arrijmë, ashtu siç keni depërtuar ju, që me dijen tonë të pushtojmë arenën e dijes, do të ishte mrekulli. Ju them që të arriturat tona në arsim janë vërtetë të prekshme, të dukshme, evidente dhe kjo na bënë që seriozisht të ecim përpara”, u shpreh ministri Buja.

Buja, po ashtu vlerësoi se, MAShT është duke punuar që Kosova të jetë anëtare legjitime e procesit të Bolonjës dhe se hyrja më e mirë në Bolonjë është hyrja përmes rrugëve të dijes.

Drejtori i kolegjit “Mehmet Akif”, Jusuf Karabina tha se edhe tri grupe të tjera do të garojnë në gara ndërkombëtare brenda këtij viti dhe se pret që të kthehen nga atje me medalje të arta.

Ndërsa, nxënësja Arrita Beqa tha se, pjesëmarrja ishte eksperiencë shumë e mirë, për arsye se është njoftuar me kultura të reja dhe me mënyrën se si funksionojnë shtetet e zhvilluara.

“Ne, përveq që kemi shkuar për të prezantuar projektin dhe dijen tonë, kemi bërë edhe një lloj lobimi të shtetit Kosovës. Kemi prezantuar aftësitë dhe ambiciet tona si shtet dhe deri në fund të olimpiadës të gjithë pjesëmarrësit kanë arritur të marrin informata thelbësore për Kosovën”, u shpreh ajo.

Nxënëset Arrita Beqa dhe Deniza Peja kanë fituar medaljen e artë me projektin “Shfrytëzimi i plehrave organike të peshkut si polenizues”, në Olimpiadën e Projektit për Mbrojtjen e Inxhinieringut të Energjisë Botërore.

Nxënëset Bardha Azemi dhe Zana Demiri kanë fituar medalje të argjendtë me projektin “Adsorbimi i C6 nga procedimi i mbetjeve të rrezitjes së lëkurës përmes shfrytëzimit të baltës xeherore të ferronikelit” në Olimpiadën e Artë të Projektit Mjedisor të Klimës Ndërkombëtare.

Ndërsa, nxënësit Behar Hyseni dhe Drijon Hasani kanë fituar po ashtu medaljen e artë me projektin “Heqja e monoksid karbonit në hemoglobinë në cilësinë e biofilterit” në Olimpiadën e Shkencës Ndërkombëtare. /PrizrenPress.com/

Flamuri i Kosovës ngrihet sërish në Kanë

0

Flamuri i Kosovës në KanëPër herë të tretë kinematografia e Kosovës po prezantohet në këtë ngjarje të madhe kinematografike botërore e cila ka nisur mbrëmë dhe do të zgjasë deri më 24 maj.

Kosova ka hapur Pavijonin e saj në Festivalin Evropian të Filmit në Cannes i cili mbahet për herë të 67-të. Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku përmes rrjetit social facebook ka njoftuar se filmi kosovar do të prezantohet në kuadër të Pavijonit 225 të ”Village International Panterio”.

Shteti i Kosovës prezantohet në kuadër të kësaj ngjarje për herë të tretë. Ashtu sikurse edhe viteve të kaluara vendi ynë do të prezantohet sërish me katalogë me të dhëna për filmat e prodhuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës sivjet dhe gjatë vitit të kaluar.

Ndër prodhimet kosovare të prezantuara në këtë ngjarje kinematografike janë edhe filmat “Bota” e regjisorit Iris Elezi, “Martesa” e Blerta Zeqirit, “Ncuk, ncuk, ncuk” nën regji dhe skenar të Visar Arifajt, raporton KultPlus.

Zharku ka bërë të ditur se takimin e parë të javës në kuadër të promovimit të filmit kosovar e ka pasur me Diego Garcia Cruz of the Gijon International Film Festival.

Zharku ka bërë të ditur se dhjetëra takime janë aranzhuar deri më tani me fondacione dhe organizata të ndryshme botërore të interesuar për të bashkëprodhar me Kosovën, ndërsa të hënën QKK do të organizojë edhe një koktej për pjesëmarrës të ndryshëm të festivalit.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë evenimet prestigjioz është një mundësi e mirë për promovimin e kinematografisë kosovare, hapjen e bashkëpunimeve të reja dhe depërtimin e prodhimeve kinematografike shqiptare në botë. Veç kësaj, Kosova është ambasadore e vetme e filmit shqiptar në këtë festival pasi që Shqipëria nuk është ende pjesë e festivalit të Kanës.
Kryetari i ri i Qendrës Kinematografike të Shqipërisë ka thënë se prezantimi i filmit shqiptar në Kanë është prioriteti i tij për vitin 2015.

“Mjafton të përmendim faktin që Kosova prej dy vitesh përfaqësohet në Festivalin e Filmit në Kanë ndërkohë që Shqipëria akoma nuk e ka realizuar këtë. E ka realizuar një vit, pastaj është tërhequr për arsye të mungesës së fondeve. Kjo për mua është shqetësueses dhe sigurisht hyn tek prioritetet që unë kam”, kishte thënë për mediet shqiptare Butka.

Festivali Ndërkombëtar i Kanës ka nisur mbrëmë dhe do të zgjasë deri më 24 maj.

Kurti: Lista e deputetëve të VV-së me njerëz të ndershëm

0

Kurti-VV14Pas zgjedhjeve të 8 qershorit do t’i hapet ardhmëria e ndritshme popullit të Kosovës. Në Lëvizjen Vetëvendosje nuk do të ketë ministra të padijshëm dhe të korruptuar.

Kështu ka thënë Lideri i kësaj partie, Albin Kurti, i cili ka shtuar se në listën e kandidateve për deputet janë kandiduar njerëz të profesioneve të ndryshme, të dy gjinive dhe njerëz të ndershëm.

Sipas Kurtit, më shtimin e aktivistëve, Lëvizja Vetëvendosje është rritur më shumë.

Ndërsa, Visar Ymeri ish deputet i Vetëvendosjes, ka thënë se një numër i sindikatave do të bëhen pjesë e lëvizjes Vetëvendosje.

Ymeri ka pohuar se kanë arritur dy memorandume bashkëpunimi me sindikatat e bujqve dhe sindikatës se amortizatorëve.