18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Flamuri i Kosovës ngrihet sërish në Kanë

Flamuri i Kosovës në KanëPër herë të tretë kinematografia e Kosovës po prezantohet në këtë ngjarje të madhe kinematografike botërore e cila ka nisur mbrëmë dhe do të zgjasë deri më 24 maj.

Kosova ka hapur Pavijonin e saj në Festivalin Evropian të Filmit në Cannes i cili mbahet për herë të 67-të. Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku përmes rrjetit social facebook ka njoftuar se filmi kosovar do të prezantohet në kuadër të Pavijonit 225 të ”Village International Panterio”.

Shteti i Kosovës prezantohet në kuadër të kësaj ngjarje për herë të tretë. Ashtu sikurse edhe viteve të kaluara vendi ynë do të prezantohet sërish me katalogë me të dhëna për filmat e prodhuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës sivjet dhe gjatë vitit të kaluar.

Ndër prodhimet kosovare të prezantuara në këtë ngjarje kinematografike janë edhe filmat “Bota” e regjisorit Iris Elezi, “Martesa” e Blerta Zeqirit, “Ncuk, ncuk, ncuk” nën regji dhe skenar të Visar Arifajt, raporton KultPlus.

Zharku ka bërë të ditur se takimin e parë të javës në kuadër të promovimit të filmit kosovar e ka pasur me Diego Garcia Cruz of the Gijon International Film Festival.

Zharku ka bërë të ditur se dhjetëra takime janë aranzhuar deri më tani me fondacione dhe organizata të ndryshme botërore të interesuar për të bashkëprodhar me Kosovën, ndërsa të hënën QKK do të organizojë edhe një koktej për pjesëmarrës të ndryshëm të festivalit.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë evenimet prestigjioz është një mundësi e mirë për promovimin e kinematografisë kosovare, hapjen e bashkëpunimeve të reja dhe depërtimin e prodhimeve kinematografike shqiptare në botë. Veç kësaj, Kosova është ambasadore e vetme e filmit shqiptar në këtë festival pasi që Shqipëria nuk është ende pjesë e festivalit të Kanës.
Kryetari i ri i Qendrës Kinematografike të Shqipërisë ka thënë se prezantimi i filmit shqiptar në Kanë është prioriteti i tij për vitin 2015.

“Mjafton të përmendim faktin që Kosova prej dy vitesh përfaqësohet në Festivalin e Filmit në Kanë ndërkohë që Shqipëria akoma nuk e ka realizuar këtë. E ka realizuar një vit, pastaj është tërhequr për arsye të mungesës së fondeve. Kjo për mua është shqetësueses dhe sigurisht hyn tek prioritetet që unë kam”, kishte thënë për mediet shqiptare Butka.

Festivali Ndërkombëtar i Kanës ka nisur mbrëmë dhe do të zgjasë deri më 24 maj.

Më Shumë

Operacioni i Doganës dhe ATK-së në Prizren: Konfiskohen afër gjysmë milioni euro ari dhe argjend të kontrabanduar

Rreth gjysmë milioni euro ari dhe argjend pa dokumentacion janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës në qytetin e Prizrenin, pas një operacion të përbashkët...

Përfundon ndërtimi i fushës sportive në shkollën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Planejë

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren, Adem Morina, ka vizituar sot fshatin Planejë, me rastin e përfundimit të tërësishëm të ndërtimit të...

Lajmet e Fundit