17.8 C
Prizren
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Eshtrat në kurbet deri në bashkim kombëtar

ttAs për së vdekuri nuk dëshiron të jetë në Kosovë, përderisa Kosova me Shqipërinë të jenë një. Një ballist nga një fshat i Pejës ka lënë amanet që eshtrat e tij të mos varrosen në Kosovë përderisa të mos bashkohen të gjitha trojet shqiptare. Tribuna sjell rrëfimin për njeriun i cili që nga viti 1945 iku jashtë vendit si armik i popullit, për të ardhur në vendlindje vetëm pas luftës. Adem Sylë Sadria ka refuzuar të varroset në Kosovë, përderisa nuk ka bashkim kombëtar.

Javën e kaluar në Munih të Gjermanisë ka vdekur në moshën 94 vjeçe, Adem Ahmeti. Ai ishte njëri prej grupit të ballistëve të trajnuar nga CIA dhe Shërbimi gjerman për të luftuar komunizmin në trojet shqiptare gjatë luftës së Dytë Botërore dhe vitet e para pas luftës. Por ai ka vdekur me diçka që i ka mbetur pikë në zemër. Nuk e përjetoi bashkimin e trojeve shqiptare, për çka kishte luftuar dhe ishte angazhuar tërë jetën e tij.

Sekretari i Ballit Kombëtar në Kosovë, Afrim Shabi, tha për gazetën “Tribuna” se Adem Ahmeti para se të vdesë ka lënë amanet që të mos e varrosin në Kosovë. “Ai e ka lënë amanet që t’ia sjellim eshtrat në vendlindje kur të bëhet bashkimi i trojeve shqiptare”, tregon Shabi amanetin që e ka lënë Adem Ahmeti, i lindur në fshatin Katundi i Ri në Pejë. Ky amanet nuk i ka pëlqyer shumë djalit të vetëm të tij që jeton në Katundin e Ri/tribuna/

Më Shumë

Trepça – Ylli, rruga drejt finales

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në finalen e pestë të “play-off”-it, ku do të vendoset se kush do të shpallet kampion...

Martohet vajza e Eminemit – momenti special i vallëzimit babë e bijë

Hailie Jade, vajza e Eminem dhe ish-gruas së tij, Kim Scott është martuar këtë fundjavë. Ceremonia u mbajt në Greencrest Manor në Battle Creek,...

Lajmet e Fundit