Banorët e lagjes “Tusuz” dhe planifikimi urban në Prizren

prizreni5Organizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” nis ciklin e debateve “Planifikim urban me pjesëmarrje”.

Flaka Xërxa, koordinatore projekti tha se qëllimi i këtyre debateve është prezantimi i të gjeturave të fokus grupeve me shtatë grupe të komunitetit në Prizren për identifikimin e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve në raport me planifikimin urban.
“Debatet do të jenë forume të avokimit publik ndaj qeverisë lokale, ku pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të grupit përkatës të komunitetit, komunës, shoqërisë civile, medias, qeverisë qendrore dhe ekspertë të planifikimit urban”. Ky cikël i shtatë debateve realizohet në kuadër të projektit “Qyteti Gjithëpërfshirës…” që përkrahet nga Olof Palme International Center, e cila mbështetet nga Qeveria e Suedisë.

“Debati i radhës i ciklit “Planifikim urban me pjesëmarrje” mbahet më 08 tetor 2014 (e mërkurë), në Restaurant Marashi në Prizren duke filluar nga ora 11:00”, tregon ajo.

“Fokusi i debatit të pestë është gjendja e kësaj lagjeje të Prizrenit dhe sfidat me të cilat përballen banorët e saj në raport me planifikimin urban”.

Për të diskutuar mbi temën “Banorët e lagjes Tusuz dhe planifikimi urban në Prizren”, EC Ma Ndryshe ka ftuar banorë të kësaj lagjeje, aktivistë dhe përfaqësues të OJQ-ve, përfaqësues të komunës së Prizrenit dhe të organizatave të shoqërisë civile për pjesëmarrje në këtë debat.
Panelistë të debatit do të jenë: Hasan Hasani, Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike (në pritje të konfirmimit) dhe Naser Berisha, banor i lagjes, ndërsa debati do të moderohet nga Elmedina Baxhaku.

Çështjet për të cilat do të diskutohet në këtë debat janë: Infrastruktura rrugore (rrugët dhe trotuaret), Transporti urban, Ndërtesat dhe hapësirat publike, Shkollat, Sportet, Punësimi, Edukimi, Shëndetësia, Kultura dhe Mjedisi. Gjatë debatit do të prezentohen edhe të gjeturat e anketës së fundit me 400 respondentë në Prizren mbi perceptimet e qytetarëve për planifikimin urban./PrizrenPress.com/

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit