17.4 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 8063

Në garën për Kryeprokurorin edhe 8 kandidatë, fituesi dihet në qershor

0

KryeprokuroretPërzgjedhja e kryeprokurorit të Shtetit do të bëhet më së largu deri në fillim të qershorit. Ekspertë juridikë thonë se kryeprokurori i ri duhet të jetë me integritet të lartë, ndërsa do të përballet me sfida të shumta, ndër më kryesoret me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Zgjedhjet që kanë përshkuar Republikën e Kosovës, në vitin 2014 kanë përfshirë edhe organin më të lartë të akuzës. Në garën për Kryeprokuror të Shtetit, e cila po shkon drejtë fundit, kanë mbetur 8 kandidatë, prej të cilëve 3 do të futen në listën e ngushtë, e cila do të votohet nga anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës për të zgjedhur Kryeprokurorin e ri të Shtetit. Përzgjedhja e Kryeprokurorit mund të përfundojë gjatë këtij muaji, ose më së largu në javën e parë të muajit qershor, raporton RTK.

Problemet e mëdha në sistemin prokurorial, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jenë sfidat më të mëdha të Kryeprokurorit të ri të Shtetit. Në këtë fazë, kandidatët, të cilët po e vazhdojnë garën për Kryeprokuror të Shtetit janë: Sylë Hoxha, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Agron Galani, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Pejës, Jusuf Mejzini, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Apelit në Prishtinë, Shyqri Syla, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Jetish Maloku, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Ali Rexha, prokuror në Prokurorinë Speciale si dhe Laura Pula, prokurore në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Emisioni “Betimi për Drejtësi” ka intervistuar kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit për sfidat dhe vizionin e tyre për sistemin prokurorial në vend.

Në emisionin “Betimi për Drejtësi” avokati Dastid Pallaska thotë se Kryeprokurori i ri i Shtetit, duhet të jetë hero ishtetëndërtimit të Kosovës.

Pallaska thekson se kriteret bazë për përzgjedhjen e Kryeprokurorit duhet të bazohen në integritetin e tij.

“Kandidati që duhet të zgjidhet Kryeprokuror duhet të zgjidhet sikurse në vendet demokratike”, thotë Pallaska.

Institucionalizimi i rolit të Prokurorit të Shtetit do të jetë ndër sfidat e para të Kryeprokurorit.

Zoe Saldana: ‘Kam bërë seks mes vagonave të metrosë’

0

Zoe SaldanaNjë e kaluar e trazuar për artisten e ‘Avatar’ dhe ‘Star Trek’, Zoe Saldana, që e ftuar në programin radiofonik ‘Sway in the Morning’ ka rrëfyer se ka pasur aventura erotike shumë të veçanta.

‘Vendi më i çuditshëm ku kam bërë seks ka qenë në metronë që vinte nga Coney Island, në mes të dy vagoneve, ka pranuar artistja.

Jam pjesë e Mile High Club (një grup që mbështet ata që ju pëlqen të bëjnë seks në avion, ose në vende të çuditshme). Kjo që po ju tregoj ka ndodhur shumë kohë më parë, kur unë banoja në Queens dhe nuk më interesonte shumë ka deklaruar artistja në mikrofon, por tani jam një zonjë, një zonjë e vërtetë.

Zoe prej qershorit të 2013 është një grua e martuar. Ajo është martuar me artistin italian Marco Perego dhe pavarësisht se të dy janë figura publike dasma e tyre ka qenë shumë sekrete, saqë shtypi mësoi për martesën e tyre vetëm 3 muaj më vonë.

Eurovizion, Rusia kërkon organizimin e një festivali rival

0

eruovizioni fitusiDisa deputetë rusë propozuan që të krijojnë një version të tyrin të Eurovizionit pas fitores së austriakut transvestit mjekrosh, Conchita Wurst, që ka ngritur një lëvizje proteste në vend.

Deputeti komunist, Valeri Rachkine, i kërkoi Rusisë që të largohet nga konkursi i Eurovizionit për të organizuar një kompeticion paralel, që do të quhet “Zëri i Euroazisë”.

“Ne duhet të largohemi nga ky konkurs, nuk mund të mbështesim më këtë çmenduri”, shtoi deputeti, i cituar nga agjencia “Interfax”.

Kisha ortodokse ruse vlerësoi nga ana e saj se “fitorja e transvestitit në Eurovizion ishte një hap më shumë drejt refuzimit të identitetit kristian të kulturës evropiane”, sipas zëdhënësit të saj Vladimir Legoida.

Me qindra rusë protestuan kundrejt fitores së Conchita Wurst duke publikuar kryesisht në rrjetin social “Instagram” fotot e tyre, ku po rruajnë mjekrën!

LDK me pesë kandidatë për deputetë nga Prizreni

0

Mustafa-Kryeziu-prizrenLidhja Demokratike e Kosovës do t’i fus në listën e saj pesë kandidatë për deputetë nga Prizreni. Përpos kryetarit të Degës së LDK-së, Eqrem Kryeziut, në garë për deputetë nga rajoni i Prizrenit do të jenë edhe ish- kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hanefi Muharremi, deputeti aktual, Xhavit Ukaj, Mubera Mustafa si dhe asamblisti komunal, Haziz Hodaj.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Blic, Xhavit Ukaj.  Sipas tij, Dega e LDK-së në Prizren është përcaktuar për këta 5 kandidatë.

Ndryshe, partitë politike kanë afat që deri më 16 maj t’i dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve që do t’i nënshtrohen më 8 qershor garës për deputetë.

Për pakicat, vende të garantuara, jo të rezervuara

0

Kuvendi-Uleset e rezervuaraLegjislatura që e lamë pas, ka qenë e fundit që pakicave ua ka ofruar privilegjin e vendeve të rezervuara, pavarësisht votave të cilat ata kanë arritur t’i fitojnë nga elektorati.

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami,në një prononcim për Telegrafin ka sqaruar se Kushtetuta e Kosovës, tash e tutje, nuk e njeh kategorinë “vende të rezervuara për pakicat”, por vetëm “vende të garantuara”.

Sipas tij, dallimi në mes këtyre dy kategorive kushtetuese është se “vendet e rezervuara” u kanë siguruar pakicave 20 ulëse në Kuvendin e Kosovës dhe mundësinë që numri i ulëseve të rritet nëse partitë e pakicave kanë siguruara përqindjen e nevojshme të votave për të qenë pjesë e Parlamentit.

“Ndërsa, kategoria e ‘vendeve të garantuara’ nënkupton që nëse serbët i fitojnë shtatëvende nga vota e drejtpërdrejtë, ata i marrin edhe tri vende, duke plotësuar kështu normën prej 10 ulëseve. Thënë më thjesht, nëse eventualisht komuniteti serb siguron përmes votës së drejtpërdrejtë më shumë se 10 ulëse në legjislativin e vendit, Kushtetuta në këtë rast nuk garanton shtimin e asnjë vendi më shumë për ta”, thotë ai.

Ndryshe, tema e vendeve të rezervuara ishte aktualizuar gjatë kohës që po diskutohej kalimi i ligjit për shndërrimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës. Pakicat e kishin kushtëzuar kalimin e ligjit për FAK-un me vazhdimin edhe për një mandat të vendeve të rezervuara.

Rosela Gjylbegu këngë me Stresin, “Tash s’po du” (Video)

0

Rosela Gjylbegu - StresiKëngëtarja Rosela Gjylbegu ka ardhur për publikun shqiptar me një këngë ndryshe. Kësaj herë ajo në bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar Stresi ka kënduar këngën “Tash s’po du”.

Një këngë që është pritur mirë nga fansat të cilët kanë komplimentuar këngëtarët duke shprehur bindjen se kjo këngë do jetë një hit veror.

Rosela ka publikuar këngën në rrjetin e saj social Facebook ku ka shkruar: “…sa po du zemren me ja lexu, fatin me ja besu, tan boten me ja dhuru, e kam dasht e prap e du …”

Policia dënon një këmbësor në Rahovec, me 105 euro

0

Policia-rrugore105 euro është dënuar një kalimtar që po truponte rrugën në Rahovec dhe që nuk përfilli urdhrat e personit zyrtarë.
Ai gjatë mesditës, një patrullë policore ia kishte tërhequr vërejtjen një kalimtari i cili po e truponte rrugën në kundërshtim me rregullat e trafikut, mirëpo i njëjti nuk ishte treguar tolerant dhe kishte vazhduar të mos i përfill urdhrat e personit zyrtar. Më pas këmbësori është shoqëruar për në ambientet e policisë dhe prej aty me procedurë të përshpejtuar është dërguar në gjykatë. Pasi gjykatësi e ka marrë në pyetje kundërvajtësin, të njëjtit ia ka shqiptuar një gjobë prej 105 euro e cila duhet të paguhet në afatin prej 15 ditësh, transmeton Express.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren i fton qytetarët që për shkak të sigurisë së tyre, t’i respektojnë rregullat e përgjithshme të komunikacionit dhe rruga të kalohet aty ku është e shënuar me shenjë për kalimin e këmbësorëve.

Ndërkaq, Policia e Prizrenit dhe Trafikut Rajonal, gjatë ditës së djeshme kanë shqiptuar 29 gjoba për këmbësorë.

Mujës i vonohet aktgjykimi

0

ramadan muja 333Kryetari i Prizrenit, Ramadan Mujës, nuk e ka marrë  aktgjykimin nga Gjykata Themelore në Prizren. Avokati i Mujës, Ruzhdi Berisha konfirmoi  se nuk i është dorëzuar as sot aktgjykimi i klientit të tij.

“Jo nuk e kam marrë sot aktgjykimin e Mujës”, konfirmoi Berisha për “PrizrenPress”.

EULEX-i javën e kaluar ka konfirmuar se aktgjykimi i shkruar për kryetarin Ramadan Muja dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij do të publikohet deri sot.

“Afati i fundit ligjor për publikimin e vendimit është 13 maji, pas zgjatjes së tij nga i autorizuari, udhëheqësi i gjykatës. Vendimi do t’u shpërndahet së pari palëve, para se të publikohet”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.

Avokati Ruzhdi Berisha, tha ndërkaq se nuk ka qenë i informuar se sot do të marrë në formë të shkruar aktgjykimin e Ramadan Mujës.

“Unë s’kam qenë i informuar se sot do të dorëzohet aktgjykimi, nuk e di ju mediat ka e keni marrë këtë informacion”, tha Berisha.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, në muajin mars të këtij viti është shpall fajtor dhe është dënuar me dy vjet burgim me kusht nga një trup gjyqësor i EULEX-it në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Bashkë me Mujën fajtor janë shpallur edhe pesë ish-drejtorë të tij, të mandatit të kaluar, por ata janë dënuar më pak se sa shefi i tyre.

Pala mbrojtëse e të akuzuarve ka paralajmëruar ankesë, ndërsa nëse vendimi i shkallës së parë konfirmohet nga Gjykata e Apelit, atëherë në Prizren duhet të zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës./PrizrenPress.com/

Kallashi i “vjedh” BMW-X5-shin një qytetari në Prizren

0

Kallashi hoxhajPolicia Rajonale e Prizrenit, ka njoftuar se një qytetar e ka denoncuar në polici Donjeta Kosumin e njohur me nofkën Kallashi. Ai thotë se ajo i ka marrë veturën BMW-X5 dhe nuk ja ka kthyer më.
Në njoftimin e policisë thuhet se qytetari Dibran Hoxhaj, ka deklaruar se veturën ja ka dhënë Kallashit në mirëbesim, por ajo nuk ja ka kthyer më.

“Sot, rreth mesdite, në Policinë e Prizrenit është paraqitur Dibran Hoxhaj në cilësi të viktimës për siç deklaron keqpërdorim të besimit nga e dyshuara Donjeta Kosumi, e njohur si “Kallashi”. Sipas viktimës, e dyshuara që punon në kafe-bar “Cobra City” në Landovicë ia ka marrë në shfrytëzim veturën e llojit BMW-X5 me targa sllovene dhe nga data 11 maj nuk ia ka kthyer veturën”.

Policia thotë se në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rasti “Keqpërdorim i besimit”, dhe është nisur hetimi i rastit.

Bashkim Shehu, “Autori i vitit”

0

Bashkim-shehu-320x212Shkrimtari Bashkim Shehu është vlerësuar me çmimin “Autori më i mirë i vitit”, nga juria e Panairit Kombëtar të Librit “Fieri 2014”. Shehu është vlerësuar me këtë çmim për librin “Loja, shembja e qiellit”, botuar në vitin 2013. I quajtur nga kritika si një libër autobiografik, në qendër të tij është drama psikologjike e një të riu në një raport problematik me autoritetin atëror, me autoritetin pushtetor dhe me autoritetin e Zotit. Rini e ndërprerë, dëshira dhe dashuri të gjymtuara: i përndjekur nën diktaturë me internim dhe me burg, i çorientuar në postdiktaturë, i rrethuar “nga një valle marramendëse fantazmash që e ka ndjekur gjithë jetën”, siç thuhet në roman, kërkon rrugëdalje nëpërmjet fesë dhe nuk arrin të besojë.

Është miqësuar ndërkaq me një prift françeskan, bashkëvuajtës i tij, tek i cili gjen mbështetje shpirtërore. Dhe dikur, mbas burgut, vendos të shpaguhet për mikun: një shpagim pa dhunë, e megjithatë i tmerrshëm, i pamëshirshëm. A mund t’i shkojë gjer në fund asaj që ka vendosur? Në fabulën e romanit ndërthuren skena të dy epokave, duke përfshirë edhe ngjarje reale të futjes së armëve në Kuvendin Françeskan të Shkodrës nga Sigurimi i Shtetit.

Për këtë libër Shehu është vlerësuar dhe me çmimin letrar “At Zef Pëllumbi” nga Komuna e Shëngjinit.