18.8 C
Prizren
E diel, 26 Maj, 2024

Në garën për Kryeprokurorin edhe 8 kandidatë, fituesi dihet në qershor

KryeprokuroretPërzgjedhja e kryeprokurorit të Shtetit do të bëhet më së largu deri në fillim të qershorit. Ekspertë juridikë thonë se kryeprokurori i ri duhet të jetë me integritet të lartë, ndërsa do të përballet me sfida të shumta, ndër më kryesoret me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Zgjedhjet që kanë përshkuar Republikën e Kosovës, në vitin 2014 kanë përfshirë edhe organin më të lartë të akuzës. Në garën për Kryeprokuror të Shtetit, e cila po shkon drejtë fundit, kanë mbetur 8 kandidatë, prej të cilëve 3 do të futen në listën e ngushtë, e cila do të votohet nga anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës për të zgjedhur Kryeprokurorin e ri të Shtetit. Përzgjedhja e Kryeprokurorit mund të përfundojë gjatë këtij muaji, ose më së largu në javën e parë të muajit qershor, raporton RTK.

Problemet e mëdha në sistemin prokurorial, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jenë sfidat më të mëdha të Kryeprokurorit të ri të Shtetit. Në këtë fazë, kandidatët, të cilët po e vazhdojnë garën për Kryeprokuror të Shtetit janë: Sylë Hoxha, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Agron Galani, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Pejës, Jusuf Mejzini, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Apelit në Prishtinë, Shyqri Syla, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Jetish Maloku, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Ali Rexha, prokuror në Prokurorinë Speciale si dhe Laura Pula, prokurore në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Emisioni “Betimi për Drejtësi” ka intervistuar kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit për sfidat dhe vizionin e tyre për sistemin prokurorial në vend.

Në emisionin “Betimi për Drejtësi” avokati Dastid Pallaska thotë se Kryeprokurori i ri i Shtetit, duhet të jetë hero ishtetëndërtimit të Kosovës.

Pallaska thekson se kriteret bazë për përzgjedhjen e Kryeprokurorit duhet të bazohen në integritetin e tij.

“Kandidati që duhet të zgjidhet Kryeprokuror duhet të zgjidhet sikurse në vendet demokratike”, thotë Pallaska.

Institucionalizimi i rolit të Prokurorit të Shtetit do të jetë ndër sfidat e para të Kryeprokurorit.

Më Shumë

‘Shuhen’ shpresat për Shqipërinë, Brajan Gruda thirret nga Gjermania

Dy lojtarët gjermanë U-21 Brajan Gruda dhe Rocco Reitz do të kenë mundësinë të stërviten me skuadrën e të moshuarve përpara Euro 2024. Kur...

Kroacia nis nesër në Kosovë kontingjentin e 41-të të ushtarëve

Kroacia nesër do ta dërgojë kontingjentin e saj të 41-të në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, misionit paqeruajtës të NATO-s. Ministria kroate e Mbrojtjes bëri të...

Lajmet e Fundit