Mujës i vonohet aktgjykimi

ramadan muja 333Kryetari i Prizrenit, Ramadan Mujës, nuk e ka marrë  aktgjykimin nga Gjykata Themelore në Prizren. Avokati i Mujës, Ruzhdi Berisha konfirmoi  se nuk i është dorëzuar as sot aktgjykimi i klientit të tij.

“Jo nuk e kam marrë sot aktgjykimin e Mujës”, konfirmoi Berisha për “PrizrenPress”.

EULEX-i javën e kaluar ka konfirmuar se aktgjykimi i shkruar për kryetarin Ramadan Muja dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij do të publikohet deri sot.

“Afati i fundit ligjor për publikimin e vendimit është 13 maji, pas zgjatjes së tij nga i autorizuari, udhëheqësi i gjykatës. Vendimi do t’u shpërndahet së pari palëve, para se të publikohet”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.

Avokati Ruzhdi Berisha, tha ndërkaq se nuk ka qenë i informuar se sot do të marrë në formë të shkruar aktgjykimin e Ramadan Mujës.

“Unë s’kam qenë i informuar se sot do të dorëzohet aktgjykimi, nuk e di ju mediat ka e keni marrë këtë informacion”, tha Berisha.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, në muajin mars të këtij viti është shpall fajtor dhe është dënuar me dy vjet burgim me kusht nga një trup gjyqësor i EULEX-it në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Bashkë me Mujën fajtor janë shpallur edhe pesë ish-drejtorë të tij, të mandatit të kaluar, por ata janë dënuar më pak se sa shefi i tyre.

Pala mbrojtëse e të akuzuarve ka paralajmëruar ankesë, ndërsa nëse vendimi i shkallës së parë konfirmohet nga Gjykata e Apelit, atëherë në Prizren duhet të zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Lajmet e Fundit