17.5 C
Prizren
E mërkurë, 11 Qershor, 2025
Home Blog Page 8066

Naser Malisheva, zgjedhet nënkryetar i Komitetit për Komunitete në Malishevë

0

MalishevaNaser Malisheva nga komuniteti RAE është zgjedhur nënkryetar i Komitetit për Komunitete në Komunën e Malishevës.

Ky komitet ka shtatë anëtarë, ku katër prej tyre janë Kuvendi i Komunës dhe tre të tjera nga komuniteti RAE dhe shoqëria civile.

Zyrtarja për Komunitete dhe Kthim, Edona Krasniqi, në mbledhjen e fundit ka raportuar për punën njëvjeçare të zyrës së saj.

Anëtarët e këtij komiteti, ndërkaq kanë marrë vendim për organizimin e dy debateve për rolin e komiteti për komunitete, në raport me institucionet, si dhe për organizimin e një debati për çështjen e largimit të mbeturinave, i cili parashihet të mbahet më 24 maj, në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”./PrizrenPress.com/

 

Nisma themelon nëndegën në lagjen “Bajram Curri” në Prizren

0

nisma ne bajram currNisma për Kosovën në Prizren, ka themeluar nëndegën në lagjen “Bajram Curri” në këtë qytet. Anëtarët e kësaj nëndege kanë përuruar edhe zyrën e punës.

Kryetare e nëndegës është emëruar Kaltrina Daka. Ajo ka premtuar se do të angazhohet maksimalisht që të prezantojë tek cdo qytetar i lagjes programin e Nismës.

Koordinatori i Nismës në Prizren, Sejdullah Hoxha, falënderoi aktivistët për themelimin e nëndegës në lagjen “Bajram Curri”.

“I falënderoj aktivistët e lagjes Bajram Curri, që kanë shprehur vullnetin dhe dëshirën për t’iu bashkangjitur Nismës”,tha Hoxha.

Ai tha se Nisma për Kosovë qëllim kryesor dhe të vetëm ka ndryshimin e situatës aktuale në vend.

“Nisma do të ndryshojë situatën e keqe që është krijuar në Prizren dhe Kosovë”, tha Hoxha.
Ai është shprehur i sigurt se Nisma në zgjedhjet e 8 qershorit do të dalë fitues në Prizren dhe Kosovë. /PrizrenPress.com/

 

Motra e Beyonce, Solange, sulmon Jay Z

0

jay-zJay Z është sulmuar fizikisht nga motra e Beyonce, Solange Knowles. Kjo gjë ka ndodhur në “after party” e eventit të përvitshëm “Met Gala”. Gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së ashensorit në Standard Hotel në New York.

Nuk dihet përse ka nisur konflikti mes Solange dhe Jay Z, por në video duket qartë vajza që nis ta sulmojë këngëtarin me grushte, me shkelma dhe duke e goditur me çantë. Ajo shfaqet shumë e revoltuar dhe truprojat e çifitit tentojnë ta ndalojnë. Ndërsa Beyonce nw video duket e qetë dhe përpiqet të qetësojë motrën e saj.

Skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit. Në disa sekuenca del truproja teksa përpiqet të mbyllë ashensorin, që kjo skenë të mos kapej nga fotografët që po prisnin poshtë hotelit. Pasi kanë dalë nga ashensori, Beyonce dhe Solange janë larguar me të njëjtën makinë ndërsa Jay Z është larguar i vetëm.

Nuk dihet përse ka nisur ky sherr, por dyshohet se Solange kishte konsumuar pak më tepër alkool gjatë mbrëmjes. Sipas “Radar Online”, Solange i ka bërë publike dhe problemet e saj me drogën dhe për këtë arsye vitin e shkuar ajo anuloi edhe turin e saj evropian.

Agjencia Telegrafike Turke “Anadoll” nga 1 korriku edhe në shqipe

0

agjencia telegrafikeAgjencia Telegrafike Turke “Anadoll” (AA), e cila i vijon punimet e saj me synimin për të qenë njëra prej pesë agjensive telegrafike më me ndikim në botë, do të fillojë transmetimin e lajmeve në gjuhën Shqipe.

Në një njoftim për shtyp të kësaj agjencie theksohet se Agjencia Telegrafike Turke “Anadoll”, e cila në 100 vjetorin e themelimit të saj synon të prodhojë e publikojë lajme në 11 gjuhë dhe që momentalisht krahas gjuhës Turke publikon lajme në Anglisht, Arabisht, Boshnjakisht, Kroatisht, Serbisht, Rusisht, Kurdisht dhe Frengjisht, bashkë me projektin e publikimit të lajmeve në gjuhën shqipe, do iu ofrojë insitucioneve që tashmë janë abonuar në këtë agjenci lajme në 8 gjuhë.

AA, në përfshirje të publikimit të lajmeve në gjuhën shqipe, kryesisht në Shqipëri dhe krahas saj në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovinë, do të realizojë publikim edhe kundrejt mediave shqiptare, të cilët jetojnë e operojnë në Turqi, Bashkimin Europian dhe SHBA.
AA, e cila vijon përgatitjet për projektin e përfshirjes së gjuhës Shqipe në gjuhët e publikimit, në 1 korrik do të fillojë publikimin në provë ndërsa në 1 tetor do të fillojë publikimin në formë zyrtare.

Ambasadorët e Kuintit të interesuar për zgjedhjet në Kosovë

0

20140513131810347646Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot ambasadorët dhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Britanisë së Madhe të akredituar në Kosovë për të diskutuar për procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Presidentja Jahjaga i njoftoi ambasadorët për vendimin e saj për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 8 qershor, pas konsultimeve gjithëpërfshirëse me partitë dhe subjektet politike të Kosovës, për të gjetur një datë brenda suazave të përcaktuara ligjore dhe që lejon hapësirën e nevojshme për përgatitjen e zgjedhjeve në vend.

Pacolli: AKR-ja do ta kalojë pragun

0

pacolli me bajram kosouminKryetari i Aleancës për Kosovë të Re, Behgjet Pacolli ka apeluar të gjithë që të rrinë të qetë, pasi që sipas tij, AKR-ja do ta kalojë pragun. Paolli gjatë një konferencë për media ka thënë se partia e tij është e pastër dhe se anëtaret e saj nuk janë të hetuar si të disa partive të tjera.

“Unë ju kum thënë, mos e keni dert, këqyrni punët e tuaja dhe leni AKR-në të udhëtojë lirshëm pasi që ne e dimë ma mirë për fatin tonë. E dini vet se para zgjedhjeve lokale krejt kanë fol që AKR-ja do të zhduket por që ne i fituam dy komuna me rëndësi të madhe”, ka thënë Pacolli.

Këto deklarata, Pacolli i ka dhënë gjatë aderimit zyrtar të ish-kryeministrit, Bajram Kosumi në AKR.

KQZ dhe PK në përgatitje për zgjedhje

0

ValdeteDaka-Shpend MaxhuniNë kuadër të përgatitjeve të Zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare 2014 dhe të bashkërendimit të aktiviteteve me institucionet tjera, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka dhe Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi, pritën në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, i cili shoqërohej nga Drejtori i Departamentit të Operacioneve në kuadër të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj

Fillimisht kryetarja Daka në emër të KQZ-së shprehu falënderime për angazhimin e Policisë së Kosovës në kryerjen me sukses të detyrave në aspektin e sigurisë gjatë procesit zgjedhor edhe në të kaluarën. Në këtë aspekt, Daka shprehu gatishmërinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të bashkëpunuar në vazhdimësi.

Në anën tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni tha me këtë rast se Policia e Kosovës ka filluar me përgatitjet e nevojshme në kuadër të përgjegjësive institucionale dhe ligjore që ka dhe do të bashkërendojë aktivitetet me KQZ-në dhe institucionet tjera në funksion të realizimit të suksesshëm të procesit zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Policia e Kosovës janë në fazën e fundit të hartimit të Planit Operacional të Sigurisë për Zgjedhjet e Parakohshme. /PrizrenPress.com/

MASHT dhe GIZ, në përkrahje të rritjes së nivelit në arsimin profesional në Malishevë

0

RagipBegaj-MASHT dhe GIZKryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, ka pritur dje, në një takim përfaqësuesit e organizatës GIZ, të shoqëruar nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës. Temë e takimit ishte përkrahja e GIZ-it për komunën e Malishevës, veçanërisht mbështetja në ngritjen profesionale të stafit arsimor dhe nxënësve të shkollave të mesme profesionale, përkatësisht të Qendrës së Kompetencës.

Begaj i ka falënderuar përfaqësuesit e GIZ-it gjerman dhe Drejtorin e Përgjithshëm të MASHT-së, Ragip Gjoshi, për gatishmërinë e tyre për përkrahjen e avancimit të mësimit profesional.

”Për neve projekti më madhor në Malishevë ka qenë investimi në Qendrën e Kompetencës, dhe i jemi mirënjohës ambasadorit Norvegjez, Sverre Johan Kvale, për këtë projekt, dhe ne kemi kërkuar nga Ministria e Arsimit që në bashkëpunim të vendosim për këtë shkollë, për profilet në të cilat do ta orientojmë këtë shkollë, dhe me ju kërkoj bashkëpunim të sinqertë rreth arsimimit profesional”, tha Begaj.

Ndërsa përfaqësuesit GIZ-it përkatësisht Christoph Heil, shpalosi planin e ngritjes së mësimit profesionale para tij, në fokus në ngritjen e sistemit të mësimdhënies dhe përafrimit të këtij sistemi me atë të sistemit të shkollave profesionale evropiane, projekt ky që zgjatë dy vite dhe menaxhohet nga organizata GIZ-it, për ngritjen e cilësisë së arsimimit në Qendrën e Kompetencës

Përfaqësuesit e GIZ-it gjerman, thanë se kanë hulumtuar nivelin e deritanishëm dhe kanë gjetur se ka nevojë, që të rritet niveli dhe përshtatja me tregun e ekonomisë, për çka edhe kanë marrë model shkollimin e tillë, nga qyteti i Hamburgut.

Ndërsa Ragip Gjoshi, nga MASHT, tha se “për të rritur këtë nivel të mësimit profesional, ministria ka formuar agjencionin për aftësimin në arsimin profesional”. /PrizrenPress.com/

Edona James, nuk e kishte emrin Kujtim, por Xhavit!

0

Edona James-transvestitiKohë më parë bëri bujë tregimi i transvestitit nga Kosova, që shokoi mbarë Evropën me pohimet se ka fjetur me disa prej personaliteteve më të rëndësishme në Gjermani pas kryerjes së dhjetëra operacioneve.

Kjo tërhoqi vëmendjen e mediave vendore, ku emisioni Prive në Klan Kosova madje realizoi edhe një kronikë me Edonën, e cila ka hezituar që të shfaqet me emrin Xhavit, por Kujtim, transmeton Telegrafi.

Duket se Edonës nuk i ka pëlqyer emri i saj i vërtetë dhe ka preferuar një emër relativisht më të pëlqyesëm siç është Kujtim.

Edona James është shndërruar në sensacion kombëtar, duke parë se është transvestiti i parë shqiptar e ndoshta i vetmi, me të cilin edhe janë bërë shaka nëpër rrjete sociale, e kronika të shumta nëpër media të shkruara dhe elektronike.

Tahiri: Garoj me AAK-në për një drejtim të ri për vendin

0

BesnikTahiri-aakIsh kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka mohuar zërat se ai do ta braktisë partinë e Ramush Haradinajt, duke kaluar në një parti tjetër.

Në një bisedë për Indeksonline, Tahiri ka treguar se AAK-në nuk do ta ndërrojë për asnjë rast, duke bërë të ditur se do të jetë kandidat për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

“Unë jam kadidat për deputetë në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe në asnjë formë dhe për asnjë rast nuk do ta ndërrojë partinë. Është një dezinformim i ultë. Garoj me AAK-bë për një drejtim të ri për vendin”, tha Tahiri për Indeksonline.

Tahiri, konsideron se AAK ka programin më të mirin dhe se janë mëse të përgatitur për zgjedhjet.

“AAK asnjëherë nuk ka qenë me e përgatitur se sa këto zgjedhje, garon me kryetarin e vet, ka programin më të mirin, dhe ka predispozita të mira. AAK do të jetë partia më e mirë në Kosovë”, theksoi ai.