29.4 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025
Home Blog Page 8080

Aderimet s’pritet të sjellin ndryshimin e madh

0

partite-politikeAderimet e pjesëtarëve të shoqërisë civile në partitë politike analistët politikë i shohin si përpjekje të pasuksesshme për reformimin e partive, që nuk do të mund të sjellin ndryshimin e madh.
Aderuesit e rinj, sipas tyre, nuk do të mund të ndikojnë drejtpërdrejt në formulimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave publike, sepse, siç thonë ata, subjektet politike nuk do t’u lejojnë hapësirë për të manifestuar njohuritë e tyre, shkruan Koha Ditore.

Sipas analistëve, nëse pjesëtarët e shoqërisë civile kanë kritikuar partinë në qeverisje për keqqeverisje, atëherë çdo ndryshim i këtyre mendimeve nuk është gjë tjetër pos tentim për legjitimim të hapët të keqqeverisjes në vend.

Por, ata nuk përjashtojnë mundësinë se aderuesit mund t’u sjellin kualitete të reja partive.

Qeveria e re kah fundi i korrikut

0

QeveriaKosoves-objekti Kosova pritet të bëhet me qeverinë e re diku nga fundi i muajit korrik apo fillimi i gushtit. Agjenda e procesit zgjedhor të 8 qershorit nuk premton që qeveria e re do të mund të formohet më herët. Kësisoj, vera e sivjetme tashmë parashihet të jetë e ngrohtë për kah temperaturat, ajo mund të jetë e gjatë dhe e nxehtë edhe për kah zhvillimet politike, ngaqë nuk do të ketë pushim fare.

Bazuar nga përvojat e mëhershme, procesi zgjedhor do të mund të përmbyllet nga 8 qershori deri në javën e parë të korrikut, me certifikimin e rezultatit. Për shkak se Kosova është një zonë zgjedhore, certifikimi nuk mund të bëhet pa u shqyrtuar të gjitha ankesat e subjekteve politike. Nëse do të ketë parregullsi, mund të ndodhë të organizohen edhe rivotime në qendra apo vendvotime të caktuara,shkruan Tribuna.

Burime të gazetës kanë deklaruar se gjatë konsultimeve të partive politike dhe presidentes Atifete Jahjaga kryesisht është lakuar një muaj kohë si i domosdoshëm për ta përmbyllur gjithë procesin. Kjo, sipas të njëjtave burime, ka qenë arsyeja pse nuk është pranuar data 15 qershor për organizimin e votimeve, ngase procesi do të shtyhej në verën e vonë.

Njohja e mbi një mijë diplomave mbetet në dorë të huaj

0

DiplomaMë shumë se një mijë ish-studentë kosovarë kanë marrë diploma nga institucionet e arsimit të lartë privat në Shqipëri, kryesisht në universitetin “Kristal”, por ato prej vitesh nuk janë nostrifikuar në Kosovë.

MASHT-i dhe Agjencia e Akreditimit kanë kontestuar marrjen e tyre. E tani ato krejt këtë proces ia kanë lënë në dorë një mekanizmi të huaj vlerësues, të angazhuar nga Shqipëria, shkruan Koha Ditore.

MASHT-i pritet që kah fundi i qershorit të marrë vendim përfundimtar për njohjen, ose jo, të tyre dhe këtë do ta bëjë varësisht nga rezultatet që do të dalin nga një vlerësim që po u bëhet këtyre institucioneve nga një mekanizëm ndërkombëtar i akreditimit

Kryeziu në Has: Platforma e LDK-së do të fitojë me 8 qershor

0

Eqa ne romaj te hasitKryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Eqrem Kryeziu është takuar me elektoratin e LDK-së në fshatin Romajë të Hasit.

Ai në këtë takim ka shpalosur platformën politike të LDK-së.

“Kjo platformë e e LDK-së do te fitojë në zgjedhjet nacionale që do mbahen më 8 qershor te këtij viti”, tha Kryeziu.

Sipas tij, Kosovës i nevojitet një qeverisje pa korrupsion.

“LDK-ja në Prizren ka dhënë prova që mundet të qeveriset mirë në zbatim të ligjit, dhe pa korrupsion”.

“Rrotacioni i pushtetit është një element demokracie, të cilën duhet ta bëjmë si shoqëri ne mënyrë që të tregojmë se sa jemi pjekur dhe jemi demokratizua si shoqëri”./PrizrenPress.com/

 

Listat, përçajnë PDK-në!

0

PDK-logo8-07Partia Demokratike e Kosovës si duket do të ketë edhe përçarje të reja me fillimin e hartimit të listave për deputetë. Lideri i partisë, Hashim Thaçi është duke menduar që në listën e PDK-së për deputet të mos futën kandidatë të cilët kanë humbur komunat në zgjedhjet e fundit lokale, si dhe ata që janë nën hetime dhe kanë probleme me ligjin.

Kështu i ka thënë Gazetës Blic një përfaqësues i lart i PDK-së, duke mos dashur të prononcohet me emër.

Sipas tij, edhe Thaçi mendon se nëse listën e PDK-së nuk duhet të përfshihen emrat e atyre që kanë humbur pushtetin në komuna, sepse kjo mund të dëmtoj me vota partinë.

“Ish – kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, ish – kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ai i Ferizajt Agim Aliu dhe ai i Mitrovicës Avni Kastrati, kanë shprehur ambicie për të qenë kandidat për deputet. Por shumica në parti mendojnë së të gjithë këta qe i kanë humbur komunat e mëdha në të cilat ka qeverisur PDK-ja, nuk do të duhej të ishin në listën e kandidatëve për deputet. Po të kishin voto dhe të kishin punuar mirë PDK-ja do i kishte ato komuna”, ka thënë ky zyrtar i PDK-së.

Sipas tij, kjo edhe mund të shkaktoj pakënaqësi, por më mirë është te kemi pakënaqësi të individëve sesa të elektoratit.

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, në një mbledhje të këshillit Drejtues të PDK-së, kreu i partisë Hashim Thaçi dhe zëvendësi i tij, Kadri Veseli kishin kërkuar nga humbësit e komunave që të reflektojnë. Në të kundërtën ata kanë paralajmëruar se do të marrin masa ndaj tyre.
Ndërkohë një burim tjetër ka bërë të ditur se njëri prej ministrave aktual të PDK-së, i cili është edhe ndër njerëzit kryesor të partisë e ka paralajmëruar liderin e partisë se në rast se në listë përfshihen emrat e atyre që janë nën hetime dhe që kanë probleme me ligjin, ai nuk do të futet në listë për deputet.
Sipas këtij zyrtari, përpilimi i listës së PDK-së do të ketë si pasojë paraqitjen e shumë pakënaqësive.
Ndërkaq, deri më tani janë disa prej njerëzve kyc të partisë si Hajredin Kuci, Ramë Buja e disa të tjerë që kanë paralajmëruar se më nuk do të jenë pjesë e listës së PDK-së për deputetë. /Gazeta Blic/

Të rinjtë e Nismës, të gatshëm për zgjedhje

0

te rinjet e NismesNisma e Rinisë për Kosovën sot ka mbajtur një takim pune me të gjitha kryesitë e NISMËS së Rinisë për Kosovën të të gjitha komunave. Ky ishte një takim pune, që në përmbajtje të tij kishte informimin rreth ecurisë së NISMËS për Kosovën në gjithë vendin, dhe mobilizimin e mëtutjeshëm dhe aktivizimin sa më të madh të të rinjve të NISMËS për zgjedhjet e qershorit.

Kryetari i NISMËS për Kosovën, Fatmir Limaj, ka falënderuar të rinjtë e NISMËS që sipas tij, me vullnet dhe sinqeritet të plotë po angazhohen çdo ditë e më shumë për ta ndalur këtë gjendje të keqe në Kosovë.

“Me shpresë që shumë shpejt me anë të vizionit të NISMËS për Kosovën të fillojmë që së bashku të punohet ndershëm për Kosovën. Ju rinia jeni intelektualët, jeni ju ata qytetarët, që e keni përgjegjësinë kryesore për ndërtimin e shtetit të Kosovës”, është shprehur Limaj.

Ndërkaq, kryetari i NISMËS së Rinisë për Kosovën, Kreshnik Cukaj, ka thënë se, si të rinj po kalojnë ditët më të vështira të vendit tonë. “Andaj prezenca juaj këtu tregon se me tepër se çdo kush, jemi ne të rinjtë e NISMËS për Kosovën, që mundemi dhe sigurisht do t’i themi jo kësaj qeverisje aktuale, e cila që një kohë të gjatë është duke e shkatërruar rininë me anë të politikave përjashtuese”, ka thënë Cukaj.

Bajram Kosumi në AKR?

0

Bajram KosumiZyrtarë brenda AKR’së kanë konfirmuar se brenda javës së ardhshme do të zyrtarizohet kalimi i ish-Kryeministrit Bajram Kosumi në Partinë e Behgjet Pacollit.

Ai pritet të jetë në listën për deputetë të kësaj partie.

Aktualisht, Bajram Kosumi është profesor në Universitetin e Prishtinës.

Kosumi më herët ka qenë udhëheqës i Partisë Parlamentare të Kosovës, e cila më vonë iu bashkua AAK’së,shkruan Express.

Për një vit, Kosumi ishte Kryeministër i Kosovës në koalicionin LDK-AAK.

Daci:Nëse nuk do shpërbëhej Kuvendi, Kosova rrezikonte të bëhej një Bosnjë e dytë

0

Daci-lddIsh kryeparlamentari Nexhat Daci thotë se gjëja më e mirë që i ka ndodhur vendit, ka qenë shpërndarja e Parlamentit.

Ai i ka thënë KTV’së se nëse nuk do të shpërndahej Parlamenti, atëherë vendi rrezikonte të shndërrohej në një Bosnjë të dytë.

Daci ka thënë se fakturën më të keqe po e paguajnë qytetarët.

“Nëse do të vazhdohej me këtë garniturë, Kosova po rrëshqiste të bëhej një Bosnjë”, ka deklaruar Daci.

Siç raporton KTV, Daci ka kritikuar edhe punën e kreut të deritashëm të legjislativit, Jakup Krasniqin që sipas tij nuk e ka pasur parësore punën e Kuvendit por shpesh luftën personale me politikanë të caktuar.

Dragash, begenisja për Shëngjergj

0

shengjergjSerife N. nga Komuna e Dragashit prej se di për vete orientimin në kohë e bën me dy festa: Shëngjergjin dhe Shmitrin, siç i referohet ajo Shën Mitrit. “Kam lindur 4-5 ditë para Shëngjergjit”, thotë 73-vjeçja e cila mban veshjen tradicionale, me fustanellë të zezë dhe këmishë të bardhë me qëndisje, gati e njëjtë me atë që ka mbajtur si nuse e re që dallon veç në këmishë me ngjyra. Mban në mend të jetë martuar “3 javë pasi ka hyrë Shmitri”.

Më 6 maj bashkë me nuset e djemtë kanë ardhur nga Vrenishta në Vllashkë, shkruan sot “Koha Ditore”. Fshati prej nga vijnë është nja 7 kilometra prej Dragashit, jo fort larg edhe prej fshatit nuk ndihen fort jabanxhi. Në mesin e qindra njerëzve tjerë ata festojnë Shëngjergjin.

“Po festojmë se është bërë nxehtë. Ka ardhur vera”, thotë kjo grua pjesëtare e komuniteti goran. Megjithëse në Kosovë festohet nga një numër i madh njerëzish, pak nga ta e dinë historikun e festës.

Më të vjetrit e shpjegojnë si “festë e verës”, ndërsa të rinjtë thonë së është pjesë e traditës, por nuk e dinë kuptimin. Disa e lidhin edhe me ilir përderisa për jo pak fetarë është festë pagane. Për ata më ekstremë është “haram” të shënohet

Eurovisioni me pamje të re

0

DitarShkruan: Ditar Kabashi 

Kam pasur rastin të përcjell video të edicioneve të Eurovisionit të viteve të 70’ta e 80’ta. Përgjithësisht dominim i bendeve muzikore dhe shfaqje e kulturave të popujve evropianë dhe euro-aziatikë me zhanre të ndryshme. Kisha fituar përshtypjen se secili shtet dërgonte dikë që mund ta përfaqësonte denjësisht atë. Protagonisti duhej të ishte një lloj pasqyre e shoqërisë ku jetonte ose të paktën të shpërfaqte tendencën e një shoqërie për të arritur një nivel tjetër civilizimi.

Përzierja e kulturave (etnive, kombeve, feve etj.) në kontinentin e vjetër, që erdhi si rezultat i globalizimit, solli deri në transformime qytetërimore. Bashkë me këtë lindën dilema rreth asaj se çka konsiderohet vlerë e çka e kundërta e saj, cilët janë parametrat vlerësues të së mirës e të së keqes, çka është e drejtë e çka jo, si të vijëzohet raporti liri-shfrenim, e kështu me radhë, plot çështje, të cilat si nocione janë abstrakte por ama zënë vend në marrëdhëniet ndër sociale.

Nuk është për tu habitur se një jo francez (etnikisht) të përfaqësojë Francën. Apo një zezak të këndojë në emër të popullit anglez. Fundja, këtë e shoh si bukuri dhe si goditje ndaj ideologjive çnjerëzore sikur që janë: shovinizmi, racizmi, fashizmi e të ngjashme.

Sidomos Eurovisioni si organizim është arenë e përshtatshme për të luftuar paqësisht ndaj bindjeve të tilla.

Mirëpo, se viteve të fundit në Eurosong nuk vlerësohet cilësia dhe nuk reflektohen vlera të mirëfillta të asnjë populli, tashmë dihet botërisht. Përkrahja me poenë mbi baza fqinjësie dhe politike zaten i ka dhënë hije të keqe kësaj gare dhe ka bërë që një numër shtetesh të bojkotojnë pjesëmarrjen si revoltë ndaj sistemit të votimit.

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto anomali, fituesi (mbase: fituesja, nuk ia di gjininë) i edicionit 2014, që përfaqësoi Austrinë, është majë kulmore e devalvimit kulturor dhe njëherësh model se si abuzohet me artin në emër të artit dhe lirisë së orientimit seksual. Populli austriak nuk mund të jetë i këtillë. Nuk duhet jetuar me të kaluarën, por nuk duhet harruar atë. Një austriak i ri, a duhet të krenohet me perandorinë e fuqishme që e kishin të parët e tij apo me këtë sharlatan asnjanës?

Krenaria e Austrisë është Franz Schuberti apo Conchita Wurst? Me të dyjat nuk shkon. Pikërisht këtu qëndron rreziku i devijimit nga identiteti. Ajo që është edhe më perfide, ky përfaqësues mëton të bëhet një lloj simboli në emër të të drejtave dhe integrimit të komunitetit të tij në familjen e madhe evropiane sikur të ishte diçka krejt normale dhe e zakonshme. Ai duhet shëruar dhe deri sa të kurohet, të mos promovohet në media për t’u bërë shembull i keq për rininë dhe për relacionin e natyrshëm mashkull-femër.
Ky fakt, duhet të jetë precedent i mjaftueshëm që shtetet të mos dërgojnë më përfaqësues në këtë maskaradë dhe t’i japin mesazh organizatorëve të Eurovisionit se ky festival mund të jetë çdo gjë, por jo eveniment artistik dhe reprezentativ.

Meqë Kosova nuk po mundet të jetë pjesëmarrëse, uroj që të paktën këtë qëndrim ta ketë Republika Shqipërisë, e cila përherë pohon se ka një popull të lashtë e me tradita autoktone.

E nëse mund të nxirret një porosi nga pamja e fituesit të këtij edicioni, ajo është se mjekra, jo çdoherë duhet konsideruar si element burrërie.