Goditet Homsi në Siri, bastioni i ISIS-it

Homsi në SiriKoalicioni ndërkombëtar nën drejtimin amerikan sulmoi sot, për herë të parë, objektivat e grupit të Shtetit Islamik në provincën siriane të Homsit, sipas një OJQ-je.

”Sulmet kanë shënjestruar gjithashtu pozicionet e Shtetit Islamik në Minbej, qytet nën kontrollin e xhihadistëve në provincën Alepo, si dhe në Raqa, bastioni i tyre në lindje”, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), një OJQ me qendër në Britaninë e Madhe që mbështetet në një rrjet të gjerë militantësh dhe burimesh mjekësore në terren. Drejtori i saj, Rami Abdel Rahman theksoi se objektivat e prekura në provincën e Homsit ndodhen larg linjës së frontit me forcat besnike të presidentit, Bachar al-Assad që kontrollon qytetin e Homsit, vendi i tretë në vend.

“Koalicioni ka sulmuar për herë të parë bazat e Shtetit Islamik në pjesën e pabanuar të provincës, që shtrihet deri në kufirin irakian”, shtoi Abdel Rahman duke nënvizuar se këto pozicione ndodhen në zonën Al-Hammad, në lindjen e qytetit antik të Palmyres.

Uashingtoni, që mbështet opozitën siriane që prej fillimit të revoltës në Siri në muajin mars 2011 dhe që degjeneroi në luftë civile, nuk ka dashur të bashkëpunojë me Damaskun në luftën kundër Shtetit Islamik, armiku i tyre i përbashkët.

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit