11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Partia Demokratike mban sot Kuvendin zgjedhor

Basha-pd-shqiperiPartia Demokratike mbledh sot Kuvendin. Burime pranë selisë blu thanë për gazetën shqiptare, se janë rreth 250 kandidatë që do të konkurrojnë sot për 150 vende në Këshillin Kombëtar. Sot në Kuvend do të flasin 30 vetë nga shoqëria civile dhe video-mesazhin kryesor do ta mbajë Jozef Daul.

Ndërkohë, në dy ditët e Kuvendit do të miratohet edhe statuti i ri i PD-së. Statuti i ndryshuar i Partisë Demokratike zgjeron forumet drejtuese të kësaj partie, shton departamentet dhe sanksionon parimin ‘një anëtar-një votë’. Projekt-statuti i demokratëve, i cili pritet të miratohet në Kuvendin e së shtunës, ndryshon nga statuti aktual në tri pika kryesore. Ndryshimi i parë thelbësor ka të bëjë me nenin 36 për Këshillin Kombëtar, ndryshimi i dytë me nenin 39, që ka të bëjë me Valentina Madani kryesinë, dhe ndryshimi i tretë ka të bëjë me një shtesë në nenin 43, i cili bën të detyrueshme shtimin e departamenteve.

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet në datat 27 dhe 28 shtator, në Tiranë. Kuvendi Kombëtar i PD-së mblidhet pas procesit intensiv të zgjedhjeve të reja në parti në nivel seksionesh, grupseksionesh dhe degësh, në të gjitha rrethet e vendit

Kreu demokrat, Lulzim Basha iu uroi dje mirëseardhjen delegatëve nga mbarë Shqipëria në Kuvendin e sotëm të PD-së. “Nesër (sot) mblidhet në Tiranë, Kuvendi Kombëtar i PD-së, më i madhi në historinë tonë. Mbi 7500 delegatë që përfaqësojnë vullnetin e 101 mijë anëtarëve të PD-së do të marrin pjesë në Kuvendin e Bashkimit, Ripërtëritjes dhe Nisjes sonë të re. Në emër të PD-së iu uroj delegatëve dhe të ftuarve mirëseardhjen, dhe Kuvendit tonë Kombëtar punime të mbara”, shkruan Basha në Facebook.

Më Shumë

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat do të...

Libri “Ringjallja e baladave” i shkrimtarit nga Shqipëria, Besim R. Cengu, promovohet në Prizren

Libri “Ringjallja e baladave” i shkrimtarit nga Kukësi i Shqipëria, Besim R. Cengu, u promovua në Prizren. Studiuesit i kanë vlerësuar lartë baladat e publikuar...

Lajmet e Fundit