20.8 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
Home Blog Page 8087

Hoxha: Nisma do t’i fitojë zgjedhjet në Prizren

0

Sejdullah Hoxha, Nisma ne PrizrenKoordinatori i Nismës për Kosovën në Prizren, Sejdullah Hoxha nuk dyshon në fitoren e Nismës në këtë qytet. Ai, madje me padurim po e pret ditën e zgjedhjeve.

Thotë se me 8 qeshor, Nisma për Kosovën në Prizren, do t’i befasojë të gjithë me një fitore të thellë.

” Nisma në Prizren edhe pse është një subjket i ri, është e gatshme dhe e përgatitur që t’i fitojë zgjedhjet e 8 qershorit”, tha Hoxha për TVO.

Ai tregon se Nisma në Prizren është duke punuar intensivisht që t’i fitojë zgjedhjet nacionale.

“Ne do t’i fitojmë këto zgjedhje, sepse ky qytet deri më tash vetëm është keqqeverisur”.

“Qytetarët e Prizrenit, por edhe të qyteteve të tjera të Kosovës, janë të intersuar për ndryshime dhe këtë ndryshim po e shohin tek Nisma”.

Hoxha tregon se Nisma në Prizren është zgjeruar më shumë se sa sa ka parashikuar.

“Jemi zgjeruar më shumë se sa kemi menduar. Intersimi i qytetarëve për t’iu bashkuar Nismës është i madh”.

Nisma për Kosovë n në Prizren në zgjedhjet nacionale do të garojë bashkë me Bashkimin Demokratik të Zafir Berishës.

Hoxha thotë se ky bashkim,do të sjellë një fitore të thellë në Prizren.

“Nisma dhe Bashkimi Demokratik me 8 qershor do të fesojnë bashkarisht fitoren në Prizren”, thotë Hoxha./PrizrenPress.com/

80 mijë € pa e çelë gojën

0

Kuvendi_i_Kosoves_7Morën paga të majme më shumë se nga 2 mijë euro brenda muajit, por asnjëherë askush nuk mundi t’iu dëgjojë zërin.

Janë më shumë se 10 deputetë të Kuvendit të Kosovës të legjislaturës së fundit që përgjatë tri viteve të mandatit të tyre morën nga buxheti i Kosovës deri në 80 mijë euro, por, që asnjëherë në asnjë rrethanë nuk morën mundin që të flasin në seanca plenare.

Në këtë mes hyjnë deputetët e të gjitha subjekteve politike pa përjashtim, të cilët morën besimin e qytetarëve që të ulën në Kuvend, por që patën fatin vetëm të marrin paga të majme dhe të gëzojnë shumë privilegje, por jo edhe të flasin për hallet dhe problemet e qytetarëve/Zeri/

Hoxhaj: Më 8 qershor PDK-ja do të dalë fituese

0

Enver Hoxha PDKNënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, është i bindur se më 8 qershor fitorja do t’i takojë Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka thënë se të gjithë indikatorët sot flasin për fitoren e radhës të PDK-së.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Hoxhaj ka thënë se besimin në fitoren e 8 qershorit e bazon në punën e mirë që e ka bërë Qeveria e Kosovës, e cila nëpërmjet vendimeve historike ka ndryshuar në mënyrë pozitive Kosovën. Sipas tij, PDK-ja dhe Hashim Thaçi në mandatin e tretë do ta përmbyllin ciklin më të madh të ndryshimit që i ka ndodhur Kosovës në histori të saj.

“Mendoj se i kemi edhe katër javë deri kur do të bëhet publik rezultati i zgjedhjeve, por të gjithë indikatorët flasin për fitoren e PDK-së. Po ashtu, ka një frymë e cila flet se fitorja do të jetë në anën e PDK-së. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me atë se si PDK-ja do të fitojë, por ka të bëjë me atë se si PDK-ja gjatë mandatit të tretë, nën udhëheqje të kryeministrit Thaçi, do ta përmbyllë ciklin më të madh të ndryshimit që i ka ndodhur Kosovës në histori të saj”, ka thënë Hoxhaj.

Në mandatin e tretë, ka thënë Hoxhaj, fokus kryesor do ta kenë zhvillimin ekonomik të vendit. Sipas tij, fitorja e PDK-së është e sigurt, por vetëm duhet t’u prezantohet në mënyrë të saktë platforma e saj qytetarëve të Kosovës. “Jam i sigurt se fitorja më 8 qershor do t’i takojë PDK-së. Duhet vetëm të punohet më shumë që t’u shpjegohet qytetarëve të Kosovës platforma për mandatin e tretë dhe cilat do të jenë prioritetet tona për këtë mandat”, ka thënë Hoxhaj. Sa i përket listës për deputet, ai ka bërë me dije se brenda kësaj liste do të jenë të përfshirë vetëm individë të cilët nuk kanë probleme me ligjin. Hoxhaj ka thënë se kjo listë në mënyrë dinjitoze do t’i përfaqësojë të gjithë qytetarët e Kosovës. “Kryetari i partisë, z. Hashim Thaçi, ka deklaruar disa herë që ai do ta sjellë në listën e PDK-së një grup të kandidatëve për deputetë, të cilët nuk kanë probleme me ligjin”, është shprehur Hoxhaj.

Ai u është përgjigjur edhe akuzave të opozitës se kryeministri Thaçi me spotin e tij të fundit nga zyrat e qeverisë t’i ketë keqpërdorur për fushatë zgjedhore fondet publike të shtetit. “Kryeministri Thaçi në adresimin e tij e ka ndarë vizionin e tij sa i takon asaj se si e sheh Kosovën gjatë katër vjetëve të ardhshëm, në mënyrën e njëjtë dhe në formën e njëjtë siç do ta bënte çdo kryeministër i çdo qeverie të një vendi perëndimor, i cili sillet konform frymës demokratike”, ka thënë Hoxhaj. /Epoka e re/

Nuk ndalet Miki

0

MikiEmri i saj tash e sa vjet radhitet ndër emrat më të denjë të skenës sonë. Është kjo këngëtarja Mihrije Braha, e cila me këngët e saj dhe punën e palodhshme vazhdon të jetë aktive dhe të sjellë çdo herë risi në skenë.

Edhe për këtë sezon Mihrija tregon se po punon. Ajo për gazetën Tribuna ka thënë që brenda dy muajsh në skenë do të vijë me dy këngë të reja. “I kam disa këngë por po mendoj që brenda dy muajve të lansojë dy këngë prej tyre. Jam në punë e sipër të këtyre projekteve tani të shohim se cilat prej tyre do t’i bëj edhe me videoklipe”, ka thënë Miki në fillim të bisedës, ndërsa ka shpalosur edhe bashkëpunëtorët në këto projekte “Për njërën këngë kam bashkëpunuar me Armend Rexhepagiqin. Aida Barkaun, Granit Gashin dhe Driton Sopën,shkruan Tribuna. Ndërsa një këngë tjetër ma ka punuar Naimi dhe jam gati në përfundim të kësaj kënge”.

Edukimi edhe tetë drejtime të reja të masterit

0

Fakulteti edukimitFakulteti i Edukimit në vitin e ri akademik 2014-15, do të ketë edhe tetë drejtime të reja të nivelit master. Drejtimet e reja të masterit janë programet e nivelit bachelor, të cilat janë shuar gjatë periudhës së reformimit të këtij Fakulteti.

E këto janë: Programi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe; Programi Histori – Edukatë Qytetare; Programi Fizikë – Kimi; Programi Biologji – Kimi; Programi Matematikë – Informatikë; Programi Teknologji – Informatikë; Programi Gjeografi – Edukatë Qytetare dhe Program Gjuhë dhe Letërsi Angleze.
Zeqir Veselaj, prodekan për çështje mësimore, ka thënë se këto programe do ta kenë një komponentë të mësimdhënies së lëndëve akademike.

“Dhe në këtë komponentë do të duhej edhe një numër i vogël i stafit me të kaluar, me përgatitje akademike. Por, kryesisht në Fakultetin e Edukimit do të jetë barra pedagogjike e përgatitjes së mësimdhënësve, të cilët ne i kemi tashme në resurset që i kemi pasur. Edhe ato që kanë ardhur nga Departamenti i Pedagogjisë nga Fakulteti Filozofik”, ka thënë Veselaj..

Kosova me MSA pa integrim

0

flamuri i kosovesNë bazë të disa drafteve të tekstit të MSA-së, cilat i ka parë “Koha Ditore”, dallimet më të mëdha të kësaj Marrëveshjeje me ato të vendeve të tjera të rajonit janë në pjesën e dialogut politik, shkruan sot Koha Ditore.

Përderisa shteteve të rajonit si qëllim u përmendet „integrimi i plotë në bashkësinë e kombeve demokratike dhe përafrimin gradual me Bashkimin Evropian“ në rastin e Kosovës pritet të shkruhet fjalia:

„Pjesëmarrjen e Kosovës në bashkësinë demokratike ndërkombëtare, nëse një gjë të tillë e lejojnë rrethanat objektive“. Në vend të „përafrimit me Bashkimin Evropian“ në rastin e Kosovës pritet të thuhet: „avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës…“. Nuk është pranuar as fjalia „rruga e integrimeve Evropiane“.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe BE-së do të jetë dokumenti bazë, sipas të cilit së paku në dhjetë vitet e ardhshme do të zhvillohet bashkëpunimi në mes të BE-së dhe Kosovës.

Kur të nënshkruhet dhe pasi të hyjë në fuqi ai do të ketë një fazë kalimtare prej 10 vitesh për të përmbushur të gjitha pjesët e saj dhe ato janë vërtet gjithëpërfshirëse.

PDK-ja pagoi për fjalimin e kryeministrit Thaçi

0

Thaci-qeveriaFjalimi më shumë se 8-minutash i kryeministrit Hashim Thaçi është transmetuar në televizionet më kryesore të Kosovës, pikërisht ditën kur është dekretuar data 8 qershor për organizim të zgjedhjeve të parakohshme nacionale, shkruan sot Koha Ditore.

Së paku në disa televizione transmetimi është lejuar me pagesë. E, kompensimi monetar për kohën e transmetimit është sponsorizuar nga PDK-ja.

Kryeministri Hashim Thaçi është denoncuar të premten në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) për promovimin që i ka bërë nga zyrat e Qeverisë projektit më kapital me të cilin synon mandatin e tretë, “Misioni i ri”

Zgjedhjet e shpejta, handikap për mërgatë

0

zgjedhjet5Shumë shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, mund të mbesin pa votuar në zgjedhjet e përgjithshme më 8 qershor. Jo pse ata mund të kenë probleme me dokumente apo çështje tjera, por që caktimi i afateve për regjistrim dhe votim jashtë vendit është shumë i shkurtër. Duke pasur parasysh se janë vetëm 30 ditë në dispozicion deri te dita e zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është detyruar që t’i shkurtojë të gjitha afatet e parapara në planin operativ.

Mërgata kosovare do të ketë në dispozicion gjashtë ditë për t’u regjistruar për votim, ndërsa pas kësaj do të jenë edhe nëntë ditë tjera kur ata duhet të gjejnë kohë për të nisur votën në Kosovës nëpërmjet postës. Në këtë rast periudha e regjistrimit për votim jashtë Kosovës është caktuar nga data 13 deri më 19 maj, ndërsa periudha e votimit jashtë Kosovës është vendosur nga data 27 maj deri më 6 qershor,shkruan Tribuna.

Në KQZ e pranojnë se koha e shkurtër mund të sjellë telashe njëkohësisht edhe numër të vogël të votuesve që janë shtetas të Kosovës dhe jetojnë jashtë vendit

Teuta Rugova dhe Valon Murtezaj aderojnë në LDK

0

teuta rugova dhe valon murtezajEdhe sot do të vazhdojë “trendi” I aderiemve të reja në Lidhjen Demorkatike të Kosovës. Siç merr vesh Botapress sot në orën 13 në selinë e LDK-së do të aderojnë edhe Teuta Ibrahim Rugova, vajza e presidentit Ibrahim Rugova dhe profesor Valon Murtezaj.

Mbrëmë janë takuar lideri I LDK-së Isa Mustafa dhe Teuta Rugova dhe sot do të bëhet edhe ceremonia e pranimit zyrtar.

Edhe profesor Valon Murtezaj është emër I njohur për opinionin kosovar. Mendohet se që të dy do të jenë kandidat të listës së LDK-së për deputetë.
Kush do të aderojë sot në LDK?

Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media ka treguar se, do të mbajë një konferencë për media ku me ç’rast do të prezantojë aderimet e reja në këtë parti.
Ndryshe LDK-së dje i është bashkuar edhe analisti i njohur Bardhyl Meta.

“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të mbajë konferencë për medie, me çrast do të prezantojë aderime të reja në LDK. ,Zyrat e LDK-së, kompleksi “Qafa”, ora 13:00” , thuhet në njoftimin e kësaj partie

Xhavit Haliti e Azem Syla, dëshmitarë në një rast për trafik të armëve

0

xhavit  haliti dhe azem sylaNënkryetari i Kuvendit të saposhpërndarë të Kosovës, Xhavit Haliti, dhe deputeti i PDK-së, Azem Syla, pritet të dëshmojnë për rolin që ka pasur Avdi Lleshi dhe shtëpia e tij gjatë luftës së UÇK-së , shkruan sot Koha Ditore.

Avdi dhe Riza Lleshi janë arrestuar në fillim të muajit maj me dyshimin se janë të përfshirë në trafik të armëve.

Dosja e ish-ushtarit të UÇK-së, Avdi Lleshi, baba i 14 fëmijëve nga fshati Kishaj i rrethit të Hasit, i arrestuar ditën e 1 majit me dyshimin për trafik armësh i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. Por arrestimi dhe më pas kalimi i dosjes në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka hasur në indinjatën e veteranëve të UÇK-së, shkruan Koha Ditore.

Ndërkohë që ka regjistruar emrin si dëshmitar në favor të të arrestuarit anëtari i Kryesisë së OVL të UÇK-së, Sokol Poga, gatishmërinë të dëshmojnë e kanë konfirmuar edhe nënkryetari i Kuvendit të saposhpërndarë të Kosovës, Xhavit Haliti, dhe deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Koha Ditore