Grabovci paralajmëron: Shpejt arrihet zgjidhja

Adem Grabovci-pdk14Deputeti i PDK-së, Adem Grabovci i ka thënë Indeksonline se shumë shpejtë do të arrihet zgjidhja e krizës politike në të cilën gjendet Kosova mbi 3 muaj.

Ndonëse nuk ka pranuar të zbulojë ndonjë detaj, ai ka preferuar të thotë se “ka marrëdhënie të mira me deputetët e të gjitha partive politike dhe se me ta është duke u takuar çdo ditë për të gjetur daljen nga kriza politike”.

“Unë besoj që shpejt do të arrihet zgjidhja dhe se qytetarët do të kenë institucionet e tyre të krijuara”, ka thënë Grabovci.

I pyetur se çfarë do të bënte PDK në rast se koalicioni i partive opozitare vendos ta thërras vet vazhdimin e seancës konstituive, Grabovci ka thënë se “hapi i jonë atëherë do të jetë në përputhje me vullnetin e qytetarëve, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet dhe Institucionet shtetërore të Kosovës”.

Sidoqoftë, shefi i grupit parlamentar të PDK-së në mandatin e fundit të parlamentit të Kosovës ka preferuar më shumë të flas rreth mundësisë së bashkëpunimit në mes të dy blloqeve politike.

“Asnjëherë ne nuk jemi udhëhequr nga politika përjashtuese. PDK respekton kriterin bazë të demokracisë e ky është dialogu. Aty ku nuk ka dialog, aty nuk ka demokraci”, ka thënë Grabovci.

Adem Grabovci gjithashtu e ka përshëndetur angazhimin e Presidentes e cila sipas tij po luan rol unifikues, ashtu edhe siç kërkohet prej saj.

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit