22.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Arifi: Marrëveshja e bllokut, e pandryshueshme

Avni Arifi-aakMarrëveshja politike e arritur mes bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk do të vihet në shqyrtim në asnjë rast.

Kështu thotë për lajmi.net, Avni Arifi, anëtar i kryesisë së Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i cili ka shtuar se pikëpamjet politike në mes të tri partive të bllokut dhe VV-së, kanë disa dallime, por të cilat mund të harmonizohen me kalimin e kohës.

Mirëpo, përkundër arritjes së të ashtuquajturës “Marrëveshjes mbi Parimet”, Blloku LAN këto ditë është duke u përballur me presionin e Listës Serbe (LS), që deri pak kohë më parë, e llogariste si partner të mundshëm në një koalicion qeverisës.

Ka qenë kjo marrëveshje që ka bërë këtë listë të distancohet nga blloku, pasi që janë shprehur kundër pikës pesë të kësaj marrëveshje e cila parasheh që udhëheqës i palës kosovare në dialog me Serbinë të jetë një përfaqësues nga radhët Vetëvendosjes.

Të gjetur në dilemë, përfaqësues të bllokut ende nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim për mënyrën e përfshirjes së LS-së në këtë bllok partish.

Anëtari i kryesisë së partisë së Ramush Haradinajt i cili synon ta merr pozitën e kryeministrit, thotë se tashmë ekziston një marrëveshje për koalicion me VV-në, përmes të cilës synojnë ta qeverisin vendin. Sipas Arifit, dëshira e bllokut është ta ketë edhe LS-në në koalicion.

“Ne jemi në koalicion me Vetëvendosjen dhe në këtë konstalacion synojmë të qeverisim në katër vjetët e ardhshme. Por, nuk shohim asnjë arsye që të mos jetë pjesë e qeverisë edhe Lista Serbe, e sidomos duke marr parasysh të drejtën kushtetuese që kanë”.

Arifi tha se marrëveshja tashmë e arritur me VV-në, nuk do të ndryshojë në asnjë rast, edhe pse pranon se ka dallime programore në mes të këtij subjekti politik dhe bllokut.

“Ne për shume tema programore dallojmë me VV-në, por kemi koalicion për 4 vjet dhe do të përpiqemi që çdo dallim në rrugëtim ta harmonizojmë”, ka thënë Arifi.

Më Shumë

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas IHMK-së,...

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit acarohet me vendimin e MPJ-së ku iu ndalua hyrja në Kosovë, patriarkut serb

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, ka reaguar ndaj vendimit të autoriteteve kosovare, të cilat i ndaluan hyrjen në territorin e Kosovës, patriarkut serb, Porfirije. Nga...

Lajmet e Fundit