13.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Pritet edhe një seancë e dështuar

Thaci-Grabovci ne kuvend18 shtatorit, për vazhdimin e konstituimit të Kuvendit, përfundoj si ajo e para dy muajsh. Aty nuk u gjet zgjidhje, e vendi nuk doli nga kriza.

Kuvendi i Kosovës nuk u konstituua, e kjo nuk pritet me u arrit as në seancën e radhës, që pritet me u mbajt javën e ardhshme. Këtë ia kanë thanë Televizionit Rrokum burime te besueshme, nga të dyja taborët.

Po ashtu këto burime bëjnë me dije, se ndërkombëtarët, në veçanti ambasadorët e akredituar në Kosovë, do presin edhe disa dështime të radhës, për konstituimin e Kuvendit, e ma pas ata kanë të ndërrojnë qëndrimin.

Analistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ndajnë mendimin e njëjtë se edhe disa në seanca të Kuvendit nuk ka me gjet zgjidhja. Analisti Arben Ahmeti thotë se partitë politike munden me vazhdu me lojën e tyre, të cilën ai e vlerëson si banale.
Sipas tij, ftesa e presidentes Jahjaga dh takimet me ta asht dashtë të shfrytëzohen dhe vendi me u nxjerr prej krize.

“Mbi këto rrethana, mbi këto të ditura, partitë tash duhet të shfrytëzojnë ndërhyrjen e Presidentes Jahjaga për t’i dhanë zgjidhje ngërçit”, tha ai.

Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik, mendon se PDK po prolongon me krijimin e institucioneve, mbasi tashmë e ka të qartë se nuk i ka numrat e nevojshëm në Kuvend.

“Të shkosh në seancë plenare duke e ditur që nuk ke më shumë se 40-44 vota, atëherë i bije që paraprakisht e ke ditë se çfarë përfundimi do të vij. De çfarë po bënë? Po prolongon deri në pafundësi krijimin e institucioneve duke fyer durimin e njerëzve që jetojnë në Kosovë”, tha Selmanaj.

Madje Selmanaj thotë se as zgjedhjet nuk kishin me qenë zgjidhja ma e mirë, mbasi sipas tij, Kosova nuk ka kohë me mbet pa institucione deri ne fillim të vitit që vjen.

Në anën tjetër, Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, mendon po ashtu se kanë me u mbajt edhe disa seanca, ku blloku VLAN ka me ia dhanë edhe disa herë mundësinë PDK-së me provu me zgjedh kryeparlamentarin.

Korenica vlerëson se në këtë situatë, VLAN duhet me leshu pe, e ma pas me gjet zgjidhje për daljen nga kriza.

“Blloku VLAN të ia zgjedh PDK-së një herë për një herë kreun e Kuvendit, nga radhët e saj. Tek pas konstituimit të Qeverisë, eventualisht t’i kthehet çështjes së shkarkimit të tij dhe zgjedhjes së kreut të kuvendit nga radhët e saj”, tha Korenica.

E sipas Korenicës, edhe pak kohë, nuk asht e domosdoshme ndërhyrja e ndërkombëtarëve, mbasi nuk kishte me dhanë mesazh të mirë për vendin.

Më Shumë

Lajmet e Fundit