15.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Po përgatitet arrestimi i Berishës

Berisha ne mediat grekeSipas medias greke “VORIA.gr” e cila citon burime nga Tirana zyrtare, qeveria e Edi Ramës po përgatit arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas saj, qeveria ka hartuar një plan që do të çojë në prerjen e një fletë-arresti ndaj Sali Berishës, duke u përqendruar tek akuzat për korrupsion e tradhti ndaj atdheut, lidhur me ngjarjen e 21 janarit, marrëveshjen e kufirit detar Shqipëri-Greqi, ngjarjen e 14 shtatorit 1998, korrupsionin me rrugën Durrës-Kukës dhe ngjarjen e Gërdecit.

Media greke citon se me arrestimin e Sali Berishës, qeveria e kryeministrit Rama dëshiron të provojë se është e gatshme për t’u marrë me fenomenin e korrupsionit, duke shtuar se “lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë arsyeja kryesore për dështimin e Shqipërisë për të marrë një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”.

Akuzat sipas “VORIA.gr” përqendrohen në këto pika:

1. Ngjarja e 21 janarit 2011, ku u vranë katër demonstrues

2. Rasti i Gërdecit

Shpërthimi i municionit në fshatin Gërdec ku 26 persona u vranë dhe të paktën 300 mbetën të plagosur dhe 4,000 shtëpi u shkatërruan, përfshin Berishën dhe djalin e tij.

3. Ndarja e detit, marrëveshja me Greqinë për të përcaktuar kufijtë detarë

“Kjo konsiderohet tradhtia më e madhe e atdheut pas shitjes së Shën Naumit dhe kapitullimit të Ahmet Zogut. Në këtë akuzë shihen si përgjegjës Sali Berisha kur ishte kryeministër, dhe Lulzim Basha në rolin e ministrit të Jashtëm.

4. Korrupsioni

Berisha konsiderohet si i përfshirë në aferë korruptive në ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës.

5. Grushti i shtetit në 14 shtator 1998

Ish-kryeministri Berisha identifikohet si arkitekt i grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, ngjarje e ndodhur pas vrasjes së liderit demokrat, Azem Hajdari, shkruan “VORIA.gr”.

Më Shumë

Moti sot: Shi dhe vranësira

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me...

Panairi Tradicional i Prizrenit shënon kulturën dhe trashëgiminë vendase

Sot, në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të Prizrenit u hap Panairi dy ditësh Tradicional i Prizrenit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe...

Lajmet e Fundit