13.3 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Muja kërkon që Kinemaja të shpallet interes i përgjithshëm publik

Kino LumbardhiKryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ia ka dërguar Kuvendit Komunal propozimin që objekti i kinemasë “Lumëbardhi” të shpallet interes i përgjithshëm publik.

Këshilltarët e KK-së pritet që këtë propozim ta shqyrtojnë më 18 shtator, kur do të mbahet mbledhja e organit më të lartë komunal të Prizrenit, shkruan Koha Ditore.

Në propozimin e nënshkruar nga Muja, arsyetimi është se kjo paluajtshmëri duhet të shpallet e interesit të përgjithshëm për arritjen e qëllimit të ligjshëm publik si aktivizimin e kinemasë, ofrimin e aktiviteteve kulturore për qytetarët e Komunës, restaurimin dhe revitalizimin e objekteve në atë zonë, si dhe zgjerimin e rrugës në pajtim me dispozitat ligjore. Për më tepër sqarohet se nëse ky vendim miratohet nga KK-ja atëherë kryetari do të angazhohet për ndalimin e privatizimit nga AKP-ja.

“Në bazë të këtij vendimi kryetari do të iniciojë procedurat e mëtutjeshme për ndaljen e privatizimit të këtij objekti me patundshmëritë nga ana e AKP-së sipas Ligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës”, thuhet në propozimin e nënshkruar nga Muja.

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Lulzim Kabashi, ka konfirmuar dërgimin e këtij propozimi te Komiteti për Politikë e Financa në KK dhe ka shfaqur bindjen se ai do të mbështetet edhe nga anëtarët e KK-së së Prizrenit.

Më Shumë

PDK-ja refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike

Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Vetëvendosjes për propozimin e tre kandidatëve për pozitën e presidentit të shtetit bashkë me Lidhjen Demokratike...

Aktivitet edukativ për sigurinë, nxënësit e Malishevës mësojnë për reagimin ndaj emergjencave

Në kuadër të manifestimit “Ditët e AME-së”, në Malishevë është zhvilluar aktiviteti edukativ “Edukimi për siguri në fokus”, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për...

Lajmet e Fundit