14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

A do të ketë ndryshime në Qeverinë “Muja 3” ?

Ramadan Muja 2Qeveria “Muja 3” në Prizren po shoqërohet me performancë të dobët. Drejtorët e Ekzekutivit përshkruhen jo aktiv në punë për shkak krijimit të skandaleve të ndryshme.

Duke parë rrjedhën e punës së deritashme të Qeverisë “Muja 3”, Dega e PDK-së në Prizren, por edhe ajo qendrore në Prishtinë, duket të jetë e pakënaqur me atë që është realizuar deri më tash.

Burime brenda këtyre  degeve i kanë thënë “PrizrenPres”-it se komplet qeverisja në Prizren nuk ka arritur të realizojë as për së afërmi ato që është dashur ta bëjë.

“Situata është jashtëzakonisht keq. Drejtoritë nuk po punojnë aq sa duhet. Ritmi i punës është jo i duhur dhe për pasojë janë rritur edhe ankesat e qytetarëve”, tregon zyrtari i PDK-së në Prizren, i cili preferon të mbetët anonim.

Sipas tij, kjo gjendje është krijuar për shkak të procesit gjyqësor të kryetarit Ramadan Muja, për të cilin ende nuk është dhënë epilogu përfundimtar. Disa anëtarë të Kryesisë së Degës, sipas tij, po konsiderojnë se duhet të bëhen ndryshime, duke shkarkuar drejtorët që nuk kanë treguar rezultate, por kjo nuk po mund të bëhet tash, sepse siç tha ai, nuk po dihet për fatin e Mujës dhe për këtë shkak edhe Kryesia Qendrore, nuk po lejon të bëhen ndryshimet e duhura.

“Duke e parë këtë situate të krijuar drejtorët nuk po punojnë me përgjegjshmëri të duhur dhe partnerët e koalicionit po kushtëzojnë me punësime kryetarin Muja”, thekson burimi.

Por, këto zhvillime i ka mohuar Sekretar i Degës së PDK-së në Prizren, Kujtim Gashi. ” Sa kam unë informacion nuk është e vërtet. Zyrtarisht Dega e PDK-së në Prizren nuk ka kërkuar dhe nuk ka diskutuar për këtë çështje”, ka theksuar Gashi për “PrizrenPress”.

Me këtë gjendje të krijuar, ku përflitet për afera korruptive në komunë që janë përcjell me kallëzime të shumta penale dhe procese gjyqësore nuk është e kënaqur as Kryesia Qendrore e PDK-së në Prishtinë.

Një anëtarë i Kryesisë së PDK-së në Prishtinë, ka thënë ndërkaq për “PrizrenPres”, se janë të zhgënjyer me atë që po ndodhë me qeverisjen ‘Muja 3’, por pengesë për veprime mbetet procesi gjyqësor ndaj kryetarit Muja.

“Jemi bërë si me qenë referent të personave që qeverisin në Prizren. Shumë shpesh po përballemi me ankesa të qytetarëve, të cilët nuk mirëpriten nga autoritetet në Prizren dhe vijnë në Prishtinë për të shprehur brengën e tyre. Kjo është e patolerueshme”, thekson zyrtari i lartë i PDK-së./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fitojnë Ballkani e Llapi po jo edhe Drita

Ballkani dhe Llapi kanë arritur të fitojnë në Javën e tridhjetë e katërt të Superligës, por jo edhe Drita. Ballkani ka mposhtur bindshëm Fushë Kosovën,...

27-vjeçari nga Kosova përplas për vdekje këmbësorin në Rrugën e Kombit

Një shofer nga Kosova ra në prangat e policisë në Kukës pasi përplasi për vdekje një person. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur...

Lajmet e Fundit