14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

“Gladiatori i Artë” për filmin “Tri dritare dhe një varje”

Filmi-Tri dritare dhe një varjeFilmi “Tri dritare dhe një varje” ka fituar çmimin kryesor në edicionin e shtatë të festivalit ndërkombëtar të Durrësit “Gladiatori i Artë”.

Regjisori Isa Qosja gjatë pranimit të çmimit ka theksuar se vetëm filmi tubon kaq shumë njerëz të artit dhe bën të tilla manifestimesh. “Rroftë filmi”, ka theksuar regjisori i filmit fitues.

Në kuadër të programit ballkanik ku kanë qenë në konkurrencë pesë filma është shpërblyer filmi turk “The Butterfly’s Dream” nga regjisori turk Yılmaz ErdoÄŸan i cili flet për poezinë shoqërinë dhe dashurinë.

Çmimi i publikut i takoi regjisorit Namik Ajazi për filmin “Amaneti”

Çmimin special të jurisë e fitoi regjisori polak Lech Majeëski për filmin “Fusha e qenve”.

Çmimi aktori më i mirë i festivalit iu nda artistit çek Jiri Cerni ndërsa çmimi i aktores më të mirë i takoi aktores Mirea Baros.

Çmimi i karrierës iu nda artistes veterane të teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Marta Burda me rastin e 20 vjetorit të ndarjes nga jeta. Me këtë çmim u nderua edhe regjisori i mirënjohur Viktor Gjika i cili u nda nga jeta disa vite më parë dhe që la gjurmë të pashlyera në kinematografinë shqiptare përmes filmave “Nëntori i Dytë”, “Gjeneral gramafon”,”Yjet e netëve të gjata”, “Njeriu me top” etj, transmeton kultplus.

Çmimi “Pjata e Durrësit“ iu nda aktorit dhe regjisorit amerikan, Leon Vitali i cili në fjalën e tij tha se ndonëse është vetëm për pesë ditë në Shqipëri është dashuruar në vendin dhe njerëzit të cilët sipas tij janë shume të mirë, të sjellshëm dhe para së gjithash mikpritës.

Në kategorinë e filmit të shkurtër të studentëve shqiptarë u shpërblye për performancë të shkëlqyer filmi “Amel” i Morea Raçës. Regjisorja Raça me këtë rast theksoi se ky çmim e bën të ndihet shumë e nderuar dhe e motivon të punojë edhe më shumë në fushën e kinematografisë.

Trofeu i bukuroshes së Durrësit i takoi filmit “Agonia”i cili është xhiruar për dy ditë dhe është përgatitur me aktorë për shtatë ditë prova.

Me mirënjohje u nderua edhe aktori serb Miki Manojloviq i cili në fjalën e tij tha se është me fat që është pjesë e edicionit të shtatë. Ai tha se kjo ngjarje është një shenjë e hapave miqësor që kemi bërë ndaj njëri- tjetrit.

Juria e këtij festivali përbëhej nga drejtori Harvoje Hribar dhe dy anëtarët e tjerë të jurisë Teuta Krasniqi dhe Gerti Kame.

Më Shumë

Jashanica shpallet “Ylli i javës” në Superligë

Paraqitja e mirë e Bajram Jashanicës kundër Malishevës i është shpërblyer: mbrojtësi i Ballkanit është shpallur “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës për...

Hodaj: 1697 ankesa nga qytetarët në Inspektoratin Policor të Kosovës

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka nisur raportimin në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Kosovës...

Lajmet e Fundit