14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Zgjedhjet në Suedi, 6 kandidatë shqiptarë garojnë për deputet

Zgjedhjet në Suedi-6 kandidatë shqiptarëNë zgjedhjet parlamentare në Suedi që zhvillohen të dielën, më 14 shtator, konkurrojnë edhe 6 kandidatë shqiptarë nga parti të ndryshme politike.

Në Suedi janë të hapura qendrat e votimit për zgjedhjen e 349 deputetëve të përbërjes së rë të Parlamentit të Suedisë. Këtë herë edhe komuniteti shqiptar mund të votojë për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin suedez.

Janë 6 kandidatë shqiptarë, të cilët garojnë në këto zgjedhje parlamentare.

Bëhet fjalë për Adnan Dibranin, Arba Kokallarin, Adrian Kaba, Naim Murseli, Aurora Pirraku Eriksson dhe Shkurte Xhemajli.

Adnan Dibrani nga Varbergu i Suedisë, një i ri me prejardhje nga Mitrovica, në vitin 2010 për herë të parë është zgjedhur deputet në Parlamentin e Suedisë, duke u bërë suedezo-shqiptari i parë që hyn në këtë parlament.

Sot ai është kandidat për partinë më të madhe në vend, Partinë Socialdemokrate. Synon mandatin e dytë për Parlamentin suedez në regjionin e Hallandit.

E drejta e shqiptarëve të Suedisë për të votuar përcaktohet nga të dhënat në regjistrin e popullatës së organeve tatimore (Skatteverket) 30 ditë para ditës së zgjedhjeve.

Shqiptarët në Suedi kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet parlamentare nëse kanë nënshtetësi suedeze dhe janë apo kanë qenë të evidentuar në regjistrin e popullsisë në Suedi.

Opozita, e udhëhequr nga Stefan Lofven i Partisë Social Demokrate, prej kohësh ka qenë e favorizuar prej sondazheve, por hapësira është ngushtuar javën e fundit, pasi disa prej votuesve duket se kanë vendosur të mbështesin sërish qeverinë e qendrës së djathtë të udhëhequr nga kryeministri Fredrik Rainfeld.

Në fokus te debateve parazgjedhore kanë qenë sistemi arsimor, sidomos ai i nivelit të ulët. Çështje të tjera të ndjeshme janë edhe financat dhe politika e jashtme.

Në zgjedhjet e së dielës votohet edhe për delegatët e 20 parlamenteve rajonale dhe të 290 kuvendeve komunale./albinfo.ch/

Më Shumë

Specialja ia ndërpret paraburgimin Isni Kilajt, obligohet t’i japë 30 mijë euro dorëzani

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim që t’i ndërpritet paraburgimi Isni Kilajt, ndonëse sipas tyre ende ekziston dyshimi...

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale të...

Lajmet e Fundit