11 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Donetsk, ushtria dëbon rebelët nga aeroporti

ushtari ukrainaTrupat qeveritare ukrainase deklarojnë se kanë zmbrapsur një sulm të rebelëve pro-rusë në aeroportin e Donetskut.

Mëngjesin e së shtunës të shtëna armësh u dëgjuan nga zona në fjalë, që kontrollohet nga trupat qeveritare, pavarësisht fitoreve të rebelëve në pjesën tjetër të qytetit.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare raportojnë se dhuna përbën një sfidë serioze për armëpushimin e brishtë për të cilin u ra dakord më 5 shtator.

Po këtë të shtunë, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i cilësoi si të pabaza lajmet se Rusia ka ndërmend të krijojë një zonë lufte në lindje të Ukrainës. “Rusia donte që Ukraina të bëhej një vend i begatë, neutral dhe miqësor”, deklaroi Lavrov, transmeton Alsat-M.

Ai akuzoi Shtetet e Bashkuara se po e përdorin krizën në Ukrainë për të ndërprerë lidhjet ekonomike mes Rusisë dhe BE-së, duke e detyruar këtë të fundit të blejë gazin amerikan me një cmim shumë më të lartë.

Gjatë ditës së sotme autoritetet e doganës ruse njoftuan se një autokolonë ruse ndihmash kishte kaluar kufirin për në lindje të Ukrainës.

Ndërsa një zëdhënës i OSBE-së tha për BBC se 220 kamionë rusë kishin kaluar kufirin gjatë natës dhe mëngjesit, shumica e të cilëve nuk u kontrolluan as nga ukrainasit e as nga vëzhguesit e huaj.

Kievi dhe Perëndimi druhen se në këta kamionë mund të ndodhen pajisje ushtarake për të ndihmuar rebelët, por Rusia vazhdon me qëndrimin e saj se përmbajnë vetëm ndihma humanitare si gjeneratorë, ushqime dhe ujë të pijshëm.

Më Shumë

Kohë lufte

Enver Sulaj Sa të bukura janë fjalët Sa të trishtueshme dhembjet Kur sytë ke mbyllur E mbi kokë të rrinë engjëjt. Nuk është kjo jeta e ëndrrave As pikëshikimi i...

Punimet në rrugën Korishë-Kabash, Basha: Do të nxisë zhvillimin lokal dhe turizmin

Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Korishë–Kabash, një projekt infrastrukturor me vlerë 4.1 milionë euro dhe gjatësi prej 6.7 kilometrash. Lajmin e ka bërë...

Lajmet e Fundit