16.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Hatim Baxhaku shpallë kandidaturën për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren

Hatim BaxhakuDeputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e LDK-së dr. Hatim Baxhaku, ka shpallur kandidaturën për postin e kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren. Ai thotë se kandidaturën e tij po e kërkojnë simpatizantët dhe anëtarët e LDK-së.

“Këtë vendim e kam marrë pas një analize të gjatë dhe të thellë të situatës në të cilën ndodhet Dega e LDK-së në Prizren, dhe kërkesës nga shumë miq, shokë, votues të mi, simpatizues dhe anëtarë të LDK-së dhe qytetarëve të shumtë të Prizrenit”,tregon Baxhaku.

“Është bindja e thellë e të gjithë atyre që kërkojnë kandidaturën time dhe që më inkurajojnë për këtë veprim, por edhe e imja, se në këtë moment vendimtar LDK-së i duhen njerëz të devotshëm partiak, të sinqertë, të dinjitetshëm, profesionistë, të përkushtuar, të guximshëm dhe të gatshëm, besnikë dhe të dëshmuar për t’u ballafaquar me sfidat dhe problemet e shumta me të cilat po përballet Dega e LDK-së në Prizren dhe rrjedhimisht edhe qytetarët e Prizrenit”.

“Një LDK e fortë në Prizren në një të ardhme shumë të afërt në zgjedhjet lokale do t’i sillte një fitore të sigurt LDK-së dhe do t’i jepte fund qeverisjes arrogante, korruptive, të papërgjegjshme, me elemente kriminale dhe të pa dinjitetshme për qytetarët e Prizrenit. Qytetit të Prizrenit duhet patjetër t’i kthehen atributet që ai i mban ndër shekuj si qytet i historisë, kulturës, artit, arsimit, tolerancës, zejtarisë, por edhe i rebelimit, luftës dhe heroizmave në situata vendimtare për kombin”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haradinaj: Rahoveci e dëshmoi kontributin ndaj Atdheut përmes shumë luftëtarëve të zotë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit. Haradinaj ka...

Ballkani shkruan historinë, e fiton tri herë rresht titullin

Ballkani është shpallur kampion për herë të tretë rresht në Superligën e Kosovës në futboll. Ekipi i Ilir Dajës e ka mposhtur Llapin në “Zahir...

Lajmet e Fundit