Përveç Arsim Bajramit, PDK ka emra të tjerë për kryeparlamentar

arsim bajramiPartia Demokratike e Kosovës dje ka zyrtarizuar kandidimin e Arsim Bajramit për kryetar të Kuvendit të Kosovës, në vazhdimin e seancës konstituive të 12 shtatorit.

Mirëpo edhe në rast se Bajrami nuk arrin të sigurojë vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur kryekuvendar, PDK nuk ka në plan të dorëzohet. Ata tashmë kanë përzgjedhur edhe emrat e tjerë të mundshëm për tu kandiduar për kryetar Kuvendi.

Burime të GazetaPlus, brenda PDK-së, tregojnë se në rast se Arsim Bajrami nuk arrin të marrë vota të mjaftueshme apo nuk arrihet ti krijohet kuorum në seancën e 12 Shtatorit, PDK si partia e parë e dalë në zgjedhjet e 8 Qershorit dhe grupi parlamentar më i madh do të paraqesë kandidatura tjera para parlamentit.

Ky burim ka treguar se duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që i jep të drejtën ekskluzive PDK-së për të kandiduar dhe zgjedhur kryeparlamentarin, PDK ka edhe emra të tjerë të cilët do ti paraqesë për votim para parlamentit, dy prej tyre janë figura dhe anëtarë të kryesisë në PDK, Adem Grabovci dhe Xhavit Haliti, dhe po ashtu PDK mund ta rikandidojë Agim Aliun, ish kryetarin e Ferizajt.

Më Shumë

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit