Home Blog Page 814

Prizreni feston: Liria merr fitoren e radhës

0

Liria ka shënuar fitoren e katërt me radhë në Ligën e Parë – Grupi A, duke e kapur kështu formën më të mirë nën drejtimin e Bledar Devollit, derisa sot “viktimë” e prizrenasve ka qenë Drenica (deri sot) e pamposhtur e Bylbyl Sokolit, që në fund pësoi 3-2 [Uetuuru Kambato 14’, 45’+5, Silvio Zogaj 64’ – Genc Hamiti 69’, Leutrim Islami 90’+9].

Starti i mirë i ndeshjes i Lirisë ka lënë të befasuar mysafirët që deri sot ishin pa humbje në Ligë të Parë (në të dyja grupet) ndërsa pas faulit të rrezikshëm të Mohamed Fofana (42’) mysafirët mbetën me 10 lojtarë në fushë. Liria më pas mbylli pjesën e parë me 2-0, falë Uetuuru Kambatos në disponim, kurse në fillim të pjesës së dytë Silvio Zogaj rehatoi vendasit kur shënoi për 3-0.

Por, nuk përfundoi asgjë këtu. Mysafirët morën zemër me një gol të bukur të shënuar nga Genc Hamiti dhe bënë presion për të ndryshuar edhe më tej rezultatin pas 3-1, por goli i dytë i tyre erdhi shumë vonë për të mos u mposhtur, pasi që Leutrim Islami shënoi në minutën e fundit shtesë për përfundimtaren, 3-2.

Fitorja nuk e lëvizi Lirinë nga pozita e pestë e tabelës, ashtu si edhe Drenicën nga pozita e lideres. Xhiroja e fundit e vitit 2024 në Ligë të Parë – Grupi A, Lirinë e mbanë në pozitë të pestë me 23 pikë, ndërkaq Drenicën pas 14 ndeshjesh me humbjen e parë sot, e lë lidere vjeshtore me 31 pikë në tabelë.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Komuna e Malishevës me aktivitete të shumta shënon festat e Nëntorit

0

Komuna e Malishevës, nën përkujdesjen e kryetarit Ekrem Kastrati, me rastin e festave të nëntorit, ka zhvilluar disa aktivitete.

Me këtë rast, sot është mbajtur një mbledhje solemne e Kuvendit të Komunës, si dhe janë bërë nderime dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë .

Kuvendi i Komunës së Malishevës, njofton se po ashtu ka mbajtur mbledhje solemne, ku është folur për rëndësinë e festave të nëntorit, përkatësisht datës 28 Nëntor, datë në të cilën lidhen shumë ngjarje të rëndësishme për kombin shqiptar, duke filluar nga viti 1443, kur Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ngriti flamurin Kuq e Zi në Krujë, për të vazhduar më 28 Nëntor të vitit 1912, me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjen e flamurit në Vlorë nga Ismail Qemali. Por nëntorët nuk u ndalën në këto dy ngjarje, pasi më 28 nëntor 1955, lindi Adem Jashari, komandanti i Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës, ushtri e cila paraqitjen e saj të parë publike e bëri më 28 nëntor të vitit 1997.

Për rëndësinë e kësaj date të shenjtë për popullin shqiptar, fjalë rasti ka mbajtur edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalën e tij, në mbledhjen solemne të Kuvendit të Komunës së Malishevës mes tjerash tha.

“Shënimi i kësaj date, është gjëja më e vogël që mund të bëjmë ne, në këtë rrugëtim të gjatë e plotë sakrifica të kombit shqiptar, rrugëtim në të cilin, kontribut të madh ka dhënë edhe territori i Llapushës, përkatësisht i Malishevës, në të gjitha përpjekjet dhe lëvizjet e popullit shqiptar, në të gjitha kohërat. Kështu nëntorët e lavdisë dhe krenarisë kombëtare, si dhe historisë më të re politike shqiptare, padyshim është edhe nëntori i viti 1997, kur nga  Llapusha e Drenica, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, publikisht foli për qëndrimin dhe veprimtarinë  e saj në teren dhe luftën frontale kundrejt  forcave pushtuese serbe”, tha mes tjerash kryetari Kastrati, në fjalën e tij, dhe i ka uruar të gjithë qytetarët, “Gëzuar festat e Nëntorit”, e në mënyrë të veçantë i ka uruar bashkëluftëtarët që tashmë janë në Hagë, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala e Haxhi Shala.

Edhe kryesuesi i KK të Malishevës, Argjend Thaçi, në fjalën e tij, në mënyrë kronologjike i ka paraqitur përpjekjet e popullit shqiptar, duke u ndalur në datën më të rëndësishme, që lidhen ngjarjet më të mëdha historike, datën e 28 Nëntorit.

“Ne kemi datat tona që i festojnë dhe i shënojmë me krenari, e natyrisht që data ë e rëndësishme për ne, është 28 Nëntori, ku lidhen të gjitha ngjarjet më të rëndësishme për kombin tonë”, ka thënë kryesuesi Thaçi.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta, një fjalë rasti e ka mbajtur edhe kryetari Shoqatës  së OVL- së UÇK-së dega  në Malishevë, Metush Kryeziu i cili gjithashtu ka folur për rëndësinë e 28 Nëntorit dhe historisë së popullit shqiptar, në përpjekjet e tyre shekullore për liri, përpjekje e cila kulmoi me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Aktakuzë ndaj dy personave për rrëmbim, Prokuroria e Prizrenit jep detaje

0
Është ngritur aktakuzë ndaj dy personave.

 

Prokuroria Themelore e Prizrenit, njofton se T.D dhe A.N në bashkëkryerje, kanë kryer vepren penale të “Rrëmbimit”.

Në aktakuzë thuhet se me datë 09.10.2024, rreth orës 21:15 në fshatin Gjonaj – Komuna e Prizrenit, të pandehurit T.D., dhe A.N., marrin dhe e mbajnë personin L.M., me qëllim të fitojnë dobi pasurore apo dobi tjera, ose me qëllim që ta detyrojnë atë apo personin tjetër që të kryejë ose të mos kryejë një veprim ose të durojë diçka, në atë mënyrë që shkojnë me automjetin e tyre në afërsi të shtëpisë së viktimës, të cilin e presin të dalë nga shtëpia, dhe në momentin kur i njëjti i afrohet automjetit të tyre, fillojnë paraprakisht ta godasin me shqelma dhe përmes forcës e fusin në veturë dhe largohen në drejtim të Shqipërisë, përmes rrugëve alternative – malore, duke iu shmangur kalimit të rregullt kufitar dhe në rrugë e sipër, pas një bashkëpunimi në mes së Policisë së Kosovës dhe asaj të Republikës së Shqipërisë, të njëjtit ndalohen nga e Policisë së Shqipërisë, të cilët shoqërohen në pikën kufitare të Qafë Prushit ku edhe i dorëzohen autoriteteve të Policisë së Kosovës, me ç’rast viktima ka pranuar tretman mjekësor fillimisht pranë një Qendre të Mjekësisë Familjare në Gjakovë e më pas edhe pranë Spitalit të Përgjithshëm të Prizreni.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit. Po ashtu, prokurori i çështjes ka propozuar që të konfiskohet vetura si mjet i cili u ka shërbyer dhe mundësuar të pandehurve kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftim.

 

Katër të arrestuar në Rahovec, s’e larguan traktorin nga trafiku, i kanosën edhe policët

0

Katër persona janë arrestuar në Rahovec pasi që të njëjtit kanë kanosur verbalist policët të cilët kishin kërkuar nga ta të largonin traktorin nga trafiku.

Të njëjtit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Mjeku lejoi një gjinekologe private të kryejë një lindje në Spitalin e Prizrenit, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj tij dhe gjinekologes

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve F.S., dhe T.D., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Përdorimi i paautorizuar i pasurisë” nga neni 420, dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 256 par.1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.S., me datë 15.12.2023 në Prizren, rreth orës 22.30 min, pa autorizim përdorë pasurinë tjetër të luajtshme e cila i është besuar atij në detyrë apo në të cilat ka qasje për shkak të shërbimit apo punës së tij apo i jep pasurinë e tillë në shfrytëzim personit tjetër për shfrytëzim të paautorizuar, ashtu që duke punuar në cilësinë e mjekut Gjinekolog në repartin e Gjinekologjisë-Obstetrike në Spitalin e Prizrenit, ka pranuar për lindje pacienten-shtatzënë A.R., nga fshati Mushnikovë, e cila ka qenë në përcjellje të gjinekologes private T.D., edhe pse ishte mjek kujdestar në detyrë së bashku me mjekun tjetër M.B., nuk ndërmerr veprime zyrtare të cilat ka pasur për detyrë t’i ndërmarrë në parandalimin e mjekes T.D., që të hyjë në sallën e lindjes dhe ta kryejë lindjen. Me këto veprime, ka kryer veprën penale “Përdorimi i paautorizuar i pasurisë”sipas KPRK.

Ndërsa, e pandehura T.D., me datë 15.12.2023 në Prizren rreth orës 22:00 min, në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, Prim. ‘’Daut Mustafa’’ pa pasur autorizimet ligjore kryen trajtime mjekësore – gjinekologjike duke mos qenë nëpunëse/mjeke pranë Spitalit të Prizrenit, me ç’rast pas ekzaminimit të pacientes A.R., në ambulancën e saj private, ka konstatuar se rasti është për lindje, ashtu që e shoqëron pacienten në fjalë deri në repartin e Gjinekologjisë Obstetrike në spitalin e Prizrenit, dhe pa lejen e mjekëve kujdestar F.S., dhe M.B., pas pranimit në repart duke mos lejuar mjekun F.S., që të bëjë ekzaminimin e pacientes, si dhe përkundër reagimit të mjekut tjetër kujdestar M.B., ka shkuar drejt në sallën e lindjes dhe ka kryer lindjen e pacientes. Me këto veprime, e njëjta ka kryer veprën penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” sipas KPRK.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

Vetaksident në Rahovec, lëndohet një person

0
Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Ratkoc të Rahovec.

Lidhur me rastin për Klankosova.tv detaje ka dhënë Albin Sahatqija, drejtor i Trafikut Rajonal i policisë të Gjakovë.

“Ngasësi i automjetit e ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar. Dyshohet se deri tek ky vetaksident ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës”, tha ai.

“Pëveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar edhe vozitësi i automjetit, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, theksoi Sahatqija

 

FSK shënon sot `Ditën e Forcës`

0
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot do të mbajnë “Ditën e hapur”, që do të mbahet me rastin e DITËS SË FORCËS, nga ora 10:00 deri në ora 14:00.

Ministria e Mbrojtjes njofton se në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nga ora 12:00, do të jenë të pranishëm udhëheqësit më të lartë shtetërorë, të cilët do të kanë adresim për media duke filluar nga ora 13:00.

“Gjatë kësaj dite, do të ketë mundësi të vizitohen kazermat e FSK-së në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të prezantohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Komandanti i FSK-së, uron `Ditën e Forcës`: Faleminderit për shërbimin!

Me rastin e Ditës së Forcës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka uruar të gjithë personelin ushtarak dhe civil të FSK-së.

Në urimin e tij komandanti i FSK-së shpreh respekt dhe mirënjohje të sinqertë për të gjithë pjesëtarët e FSK-së për kontributin dhe angazhimin e pakursyer që janë duke e dhënë.

“Të nderuar ushtarë, nënoficerë, oficerë, kadetë dhe shërbyes civil të Forcës së Sigurisë së Kosovës, falë përkushtimit dhe punës suaj të  palodhshme, sot jemi më të përgatitur se kurrë, duke u radhitur krah për krah me partnerët tanë në mbrojtje të paqes dhe sigurisë kudo në botë.Angazhimi i juaj meriton falënderim të veçantë dhe mirënjohje të pafundme, pasi vetëm përmes përkushtimit dhe punës tuaj të palodhshme do të arrijmë realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta. Faleminderit të gjithëve për shërbimin ndaj atdheut dhe punën e palodhshme që jeni duke e bërë për ngritjen dhe avancimin e FSK-së”, thuhet në urim.

Moti sot: Me vranësira dhe diell, temperaturat deri në 10 gradë Celsius

0
Sot mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

 

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vranësirat më të fokusuara parashihen për gjatë relievit malor.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjese lehtë deri mesatare.

 

80 vjet trashëgimi kulturore: SHKA “Agimi” feston jubileun në Prizren

0

Shoqëria Kulturo-Artistike “Agimi” festoi sot 80-vjetorin e saj me një ceremoni solemne të mbajtur në Prizren, ku morën pjesë personalitete të shquara, përfaqësues të institucioneve dhe dashamirës të artit dhe kulturës.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ishte ndër të pranishmit dhe shprehu mirënjohjen për rolin historik të kësaj shoqërie në ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

“Ky jubile është moment i veçantë për historinë kulturore të qytetit, pasi kjo shoqëri, më e vjetra në Kosovë, ka dhënë kontribut të çmuar në ruajtjen dhe promovimin e kulturës dhe artit shqiptar gjatë këtyre tetë dekadave. 80 vjet pas themelimit të saj, SHKA “Agimi” vazhdon të jetë simbol i rëndësishëm i jetës kulturore të Prizrenit, që përmes muzikës, vallëzimit dhe aktiviteteve të tjera artistike, ka ruajtur trashëgiminë kulturore të qytetit tonë”, u shpreh Totaj gjatë fjalës së tij.

Ceremonia u pasurua me performanca artistike nga anëtarët e SHKA “Agimi”, të cilat sollën në skenë elemente të trashëgimisë muzikore dhe folklorike shqiptare. Këto interpretime, që pasqyruan pasurinë e kulturës sonë, u pritën me duartrokitje të shumta nga të pranishmit.

E themeluar në vitin 1944, SHKA “Agimi” është ndër institucionet më të rëndësishme kulturore në Kosovë. Përmes aktiviteteve të saj të shumta, ajo ka ndihmuar në ruajtjen dhe promovimin e artit shqiptar, duke u bërë një urë lidhëse ndërmjet brezave dhe një simbol i përhershëm i identitetit kulturor të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Zyrtarët e Shërbimit Korrektues në Prizren dhuruan gjak për nder të festave të nëntorit

0

Në kuadër të festave të nëntorit, një grup zyrtarësh nga Qendra e Shërbimit Korrektues në Prizren dhuruan gjak vullnetarisht për nevojat e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut në qytet.

Ky akt humanitar, tashmë i bërë traditë, erdhi pas thirrjes së Sindikatës së Shërbimit Korrektues, e cila ka organizuar këtë ngjarje për disa vite radhazi.

Aledin Muji dhe Bedri Zogaj, dy nga vullnetarët e rregullt të dhurimit të gjakut, shprehën kënaqësinë e veçantë që këtë herë po kontribuonin në këtë kauzë për nder të festave të lavdishme të kombit.

Bashkim Mallaku, mbikëqyrës dhe kryetar i Sindikatës së Shërbimit Korrektues në Prizren, theksoi rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe shprehu angazhimin e kolegëve të tij për të vazhduar këtë traditë.

“Pas organizimit të parë të dhurimit të gjakut në vitin 2019, në kuadër të Ditës së Mësuesit, e kemi parë të arsyeshme që, për nder të festave të nëntorit, të vazhdojmë të japim këtë kontribut për ata që kanë nevojë”, u shpreh Mallaku.

Ky veprim u vlerësua si jashtëzakonisht human nga zyrtarët e repartit të Transfuziologjisë në Spitalin e Prizrenit, të cilët theksuan se ky është një shembull që duhet të ndiqet edhe nga punëtorët e institucioneve të tjera.

Ata bënë thirrje që më shumë qytetarë të angazhohen në dhurimin e gjakut, një akt që shpëton jetë dhe sjell shpresë për ata që luftojnë me sëmundje të ndryshme./TV Prizreni /

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve