Deputetët minoritarë duan të respektojnë Kushtetuesen

Deputetet minoritareDeputetët e komuniteteve pakicë me shumë gjasë do ta votojnë kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Kuvendit, në seancën e 12 shtatorit, pasi që, siç kanë deklaruar ata, e rëndësishme është të konstituohen institucionet e reja, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Si shkruan gazeta Zëri, kështu kanë bërë të ditur disa përfaqësues të partive minoritare në vend, të cilët kanë thënë se do ta votojnë kandidatin e PDK-së, sepse dëshirojnë të tregohen konstruktivë, me qëllim të mundësohet tejkalimi i krizës politike.

E kush do të jetë kandidati i PDK-së për kryetar të Kuvendit do të vendoset në ditët në vijim. Sipas burimeve të Zërit, në rast se PDK-ja arrin të sigurojë përkrahjen edhe të së paku katër deputetëve nga subjektet tjera politike, kandidat i kësaj partie për kryekuvendar do të jetë Arsim Bajrami. Por, gjithsesi kjo mbetet të shihet në ditët në vazhdim, pasi për këtë post lakohet edhe emri i Agim Aliut.

Më Shumë

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Lajmet e Fundit